Mbyllen negociatat për tre kapituj/ Rama në Bruksel: Gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Ditën e sotme në Këshillin Europian, Shqipëria ka mbyllur ...
Donald Tramp eshte zyrtarisht kandidat i Republikaneve per shtepine e Bardhe. Ne nisje pak kush e besonte kete. Tramp nuk eshte politikani tipik. Kur kreu i republikanëve i kërkoi që të ulë dozat e deklaratave të tij se do humbiste pikë ai i ngriti; kur i thanë që duhej të ishte i kujdesshëm me islamin, ai bëri të kundërtën. Po kaq lehtësisht u tall me Papën, Xhorxh Bushin, Aple apo edhe vetë protagonistët e politikës amerikane. madje edhe të partisë së tij. I quajti idiotë! Ai gjest që një politikan tipik e nxjerr nga karriera, atë e bën simpatik; ajo që duket normale për politikanët e zakonshme në gojën e tij duket komike. Eci përpara, sic shprehen komentatorët, sepse flet ashtu sic mendon; sepse nuk ka frikë nga shtampat dhe ka kapur me gjasë një cështje që po kthehet në makth për politikën botërore, faktin që profesioni i politikanit klasik është në krizë.
Që nga koha e luftës së ftohtë, kur politikanët vec administratorë të jetës ishin edhe garantë të mbrojtjes dhe simbole të përballjes së rrezikut, imazhi i tyre ka ndryshuar shumë. Duke fituar një popullaritet negativ. Figurat e dikurshme frymëzuese, ata që mbanin peshën e ballafaqimeve të mëdha, nuk janë më dhe administratoret që i kanë zëvendesuar po e humbin besimin përditë. Bashkë me një botë të re, pa një ekuilibër konflikti mes fuqive të mëdha, po përftohet edhe një botë ku duket se politikanët klasikë kanë një rol në bjerrje. Kjo krizë e politikës dhe e politikanit, është shpjegimi më i mirë për atë që po ndodh sot në Europë:
Bepe Grillo në Itali. Marin Lë Pen në Francë. Podemos në Spanjë. Cipras në Greqi, janë produkte tipike të një filozofie mosbesimi të tille. Gjermania dhe SHBA që mendoheshin më të mbrojtura po hyjnë edhe ato në një krizë të tillë. Zgjedhjet lokale në gjermani, prodhuan një fenomen të panjohur deri më sot, ndërsa në SHBA, fenomeni Tramp, u shfaq atëherë kur s?e besonte askush.
Po a është Shqipëria imune ndaj një fenomeni të tillë? Me gjasë jo. Në fushatën e 2013 Edi Rama skandalizoi shumë vetë duke deklaruar se nuk ishte politikan dhe se nuk i kerkonte zgjedhjet për hir të politikës. Fushata u mbush me batuta të tij kundër politikës dhe me gjasë, kjo vinte jo nga sensi i tij i humorit, por nga sondazhet e mirëorganizuara që kishin identifikuar faktin që për politikën dhe politikanët kishte perceptim negativ në vend.
Berisha nuk e kapi. Ai tentoi të mbështetej më shumë tek politikat konservatore dhe të theksonte ndrysimin mes tij dhe Ramës pikërisht tek eksperienca politike. Gjë që nuk dha rezultat.
Një vëzhgim i vëmendshëm i dy viteve të fundit ka shënuar faktin se në emisionet televizive grafiku i audiences së politikanëve ka rënë ndjeshëm. Një tjetër sondazh, tregon që besimi tek politikanet është më i ulët se sa tek gazetarët dhe pjesa tjetër e shoqërisë. Gjithnjë duke ju referuar shikuesve të televizonit. Në portale, lajmet për politikanë ose sherret politike po bëhen cdo ditë e më inferiore në raport me personazhet e tjerë të shoqërisë e madje edhe të shoubizit.
Po c?ka ndodhur me politikën? Me gjasë një histori e thjeshtë. Politikanet nuk janë më të vërtetë. Politika është e mbushur me demagogji, me retorikë, me fjalime të mërzitshme që në shumicën dërrmuese të rasteve nuk i besojnë as politikanët vetë. Politika e ka humbur lidhjen e saj me shoqerinë dhe as po tenton ta rikthejë këtë. Bindja se votat merren duke manipuluar publikun apo bindja se populli mund të besojë gjithcka po kthehen në një dramë për politikën vetë.
Ndaj Tramp po fiton edhe atje ku nuk besohej kurrë. Në vendin më të supervizuar të botës dhe në shoqërinë mbase më të pjekur që ekziston në botë. Sepse edhe SHBA, nuk arriti të ishte imune nga gabimi i politikës, ai i distancimit nga problemrt reale të shoqerisë.
Blendi Fevziu
Partia Demokratike ka denoncuar sot fakte të reja mbi mënyrë...
Njeriu i njohur si këndezi, personi i akuzuar për disa afera...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me bano...
Ende një gjendje kombëtare dhe shoqërore e paformuar raciona...
Nga veprimtaria si gjyqtare, zonja deklaron 1 426 425 lekë, ...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka çelur sot ditën e dy...
Një histori tjetër e frikshme është shënuar në fshatin Sukth...
Në fund të vitit 2015, Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku E...
Çmimet e banesave në qytetin e Tiranës kanë shënuar rritje n...
Zgjedhjet për krerët e degëve të Partisë Socialiste në 61 b...
Ish-presidenti i Shqipërisë, sot kreu i FRD, Bamir Topi shpr...
Koço Kokëdhima, i cili ka humbur pak ditë më parë mandatin e...
150 ekspertë të shëndetësisë kanë nënshkruar një letër të ha...
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se nuk ka zgj...
Kryeministri bullgar, Boiko Borisov i ka bërë thirrje Evropë...
Ndërkohë që mijëra vetë pritën me brohoritje vizitën e Presi...
Ish-presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht anëtar i Akademisë...
Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes Demo...
Prindërit e tyre janë emigrantë në Shtetet e Bashkuara. Janë...
PërshkrimiEuropean Alternatives, ERSTE Foundation, European ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...