Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ndërkohë që mijëra vetë pritën me brohoritje vizitën e Presidentit Obama në Hiroshimë, ndaj tij pati edhe kritika si për faktin që nuk kërkoi ndjesë për bombën bërthamore, apo edhe për vetë simbolikën e mesazhit të vizitës. Ndërkaq, të mbijetuarit e sulmit bërthamor të vitit 1945 shprehin optimizëm se gjesti i presidentit amerikan do të jetë një hap në drejtimin e duhur.
Mijëra vetë pritën Presidentin Obama ndërsa mbërriti tek memoriali në përkujtim të shpërthimit bërthamor të vitit 1945 që shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të Hiroshimës. Ai shpjegoi pse vendosi të vizitonte këtë memorial si presidenti i parë amerikan.
?Qëndrojmë tani këtu dhe përpiqemi të imagjinojmë momentin kur ra bomba. Shtrëngohemi të parafytyrojmë tmerrin e fëmijëve. Të dëgjojmë të qarën e heshtur. Kujtojmë të gjithë të pafajshmit e vrarë në të gjitha luftërat.?
Megjithëse Presidenti Obama nuk kërkoi ndjesë për sulmin bërthamor, kandidati republikan Donald Trump e kritikoi vizitën e tij në Hiroshimë.
?Është për të ardhur keq. Udhëheqja që kemi në këtë vend është krejtësisht e paaftë dhe nuk dinë çfarë bëjnë. Ai ka shkuar në Hiroshima. Për sa kohë që nuk kërkon ndjesë, le të bëjë çfarë të dojë.?
Në mediat sociale pati shumë kritika nga Irani, për faktin që Presidenti Obama nuk i kërkoi ndjesë popullit japonez. Ndërsa në një editorial të ish-amabasadorit italian Roberto Toscano, lavdërohet gjesti i guximshëm i Presidentit Obama që është një vazhdimësi e përpjekjeve të tjera të tij, si arritja e një marrëveshjeje me Iranin për reduktimin e programit bërthamor, apo riafrimi me Kubën, një vend i vjetër armiqësor ndaj SHBA-së.
Ndërkaq të mbijetuarit e bombës bërthamore dhe familjarët e tyre shprehin mirënjohje që Presidenti Obama po rikthen në vëmendjen e botës çështjen e rrezikut të armëve bërthamore.
Megjithëse japonezët e mbijetuar janë të ndërgjegjshëm që tashmë ka shumë më tepër armë bërthamore në botë, ata shpresojnë se gjesti i Presidentit Obama do të jetë një hap drejt çarmatimit bërthamor.
Vetë presidenti Obama duket se e shfrytëzoi vizitën e fundit në Azi për të theksuar një mesazh paqeje dhe pajtimi me vende me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë qenë më parë në konflikt, siç u bë e qartë edhe gjatë ndalesës së tij në Vjetnam./VOA
Ish-presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht anëtar i Akademisë...
Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes Demo...
Prindërit e tyre janë emigrantë në Shtetet e Bashkuara. Janë...
PërshkrimiEuropean Alternatives, ERSTE Foundation, European ...
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se mund të për...
Rrufetë e njëpasnjëshme kanë shkaktuar dhjetra të plagosur, ...
Në ditën e parë të zhvillimit të Asamblesë Parlamentare të N...
Leka Konini, dy motrat Denisa dhe Jonida Aliçka si dhe i das...
Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në kua...
Kriza që ka kapur industrinë e ndërtimit prej thuajse një de...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në zyrën e she...
Iniciativa Qytetare për Veprim ka organizuar të shtunën prot...
Një tjetër shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane...
Nga Dr. Aleksander RenaI dashur Doktor Berisha, përjashtimi...
I prezantuar fillimisht si risi nga Kryeministri ynë piktor,...
Sulmet ajrore amerikane dhe zjarri i artilerisë turke kanë v...
Një tragjedi është shmangur sot në zonën turistike në Dardhë...
Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, q...
Një shqiptar i dënuar për 3 vrasje dhe një tentativë vrasje ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...