"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri bullgar, Boiko Borisov i ka bërë thirrje Evropës Lindore për më shumë solidaritet në krizën e refugjatëve. Çfarë fshihet pas kësaj strategjie të “djalit të rrugës”?
Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov kujdeset për imazhin e tij në mënyrë pak origjinale. “Shteti ka pësuar kolaps. Pra duhet të vijë sërish një djalë rruge nga Bankia, për të vënë rregull në shtëpi”. Me këto fjalë e përshkroi ai para fillimit të mandatit të tij të dytë gjendjen në vend dhe detyrën, para së cilës e pa veten.
I rritur në një periferi të Sofies, Borisovi përkëdhelet shpesh me të kaluarën e tij modeste, për shembull duke e quajtur veten “djalë rruge”. Boiko, shoku ynë një shtëpi më poshtë: ky është në thelb imazhi i vetes, mbi të cilin ai ka ndërtuar filozofinë e punës së tij. Kjo tingëllon simpatike dhe e tillë edhe është – megjithëse përmban në vetvete një mënyrë vështrimi të botës, e cila nuk është joproblematike. Sepse në rrugë ligjin e bëjnë më të fortët. Janë ata që u thonë më të dobëtve se çfarë duhet të bëjnë. Kurse të dobëtit duhet të ulin kokën dhe të binden. Edhe në nivelin ndërkombëtar, Borisovi e di se ku ndodhen më të fortët – pikërisht në Bruksel dhe në Berlin (Borisovi mban në tryezën e tij një fotografi të Merkelit), në Uashington dhe në Vatikan. Në një bisedë me kryeministrin britanik, David Cameron Borisovi tregoi plot krenari: “Tri Papa ma kanë përkëdhelur kokën!” Legjendare janë edhe puthjet, të cilat ia jep herë pas here në ballë kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Kuota të shpërndarjes së refugjatëve – por edhe gardhe të reja
“My golden boy”, e quan atë Junckeri. Dhe me të vërtetë, Borisovi është një nxënës shembullor i Brukselit, midis kryeministrave të Evropës Qendrore dhe Lindore. Financat janë në rregull. Dhe Bullgaria ka pranuar kuota të detyrueshme për shpërndarjen e refugjatëve në Evropë – ndryshe nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia. Borisovi madje u ka bërë thirrje për më shumë solidaritet në krizën e refugjatëve edhe shteteve të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Por njëkohësisht, Bullgaria po ndërton në mënyrë intensive gardhe në kufijtë e saj me Turqinë dhe Greqinë. Policia kufitare bullgare i trajton me ashpërsi të madhe migrantët ilegalë. Famëkëqij janë edhe “gjahtarët e refugjatëve”, që si roje qytetare ndjekin refugjatët e rinj – dhe që gëzojnë mbështetjen e popullit. Për ta, Borisovi dha brenda një kohë shumë të shkurtër dy deklarata krejt të kundërta. Fillimisht ai i falenderoi “patriotët”, që e “ndihmojnë shtetin”. Më vonë ai deklaroi se nuk do të tolerojë grupe paraushtarake, që shkelin ligjin. Deklarata e parë u pëlqen shumë bullgarëve, e dyta BE.
Borisovi mbështet edhe sanksionet kundër Moskës, megjithëse popullsia bullgare ka qëndrim të qartë miqësor ndaj Rusisë. Ai madje hoqi edhe dorë nga projekti shumë i leverdisshëm për Bullgarinë i gazsjellësit South Stream, sepse kështu dëshironte Brukseli. “Këto gjëra duhet t’i vendosin shefat e mëdhenj atje jashtë, jo ne”, tha Borisovi para pak kohe, këtë herë përballë valës së refugjatëve. Ky vlerësim është simptomatik – dhe në asnjë mënyrë jo logjik: Bullgaria e vogël bën pjesë në shtetet që marrin më shumë para neto nga BE, pra është e kuptueshme që përshëndetet Brukseli dhe Uashingtoni dhe që lejohen puthjet në ballë.
Paratë e BE si instrument pushteti
Por në shtëpinë e tij, Borisovi është një njeri krejt tjetër. Sulmuesi qendërfushor i futbollistëve amatorë “Tigrat e Bistricës” i shënon gjithmonë golat vendimtarë për ekipin e tij – që ta bllokojnë në fushë Borisovin, kundërlojtarëve as që u vete në mend. Qeverinë ai e drejton me dorë të hekurt: kundërshtimi vërtet lejohet, por në fund është shefi që vendos. Borisovi vetë shprehet kështu: “Po të doni të jepni dorëheqjen, ju lutem bëjeni të gjithë bashkë, sepse përndryshe krijohet cirk në Parlament.” Ministrat ai i ndryshon me kokën e tij. Veçanërisht atij i interesojnë ato dikastere, ku shkon shumica e parave të BE.
Me ndihmën e fondeve të BE ai mund të prezantohet jo vetëm si baba bujar i vendit, i cili i lumturon nënshtetasit e tij gati çdo ditë me autostrada ose me stacione të reja metroje, por ndikon edhe mediet, të cilat janë të varura nga projekte të financuara prej BE ose nga fushatat publicitare. Nuk është për t’u çuditur në këtë kuadër që bullgarëve Borisovi u serviret që për mëngjes në disa kanale – njëkohësisht dhe gjithmonë live nga studioja, bëjnë shaka bullgarët.
Në disa telegrame të Ambasadës së SHBA të publikuara nga Wikileaks thuhet se ish-bodigardi Borisov, i cili dikur mbrojti edhe diktatorin e fundit të Bullgarisë, Todor Zhivkov pas rrëzimit të tij më 1989, ka kontaktet më të mira me qarqe kriminele. Megjithatë këto telegrame janë shkruar para gjashtë vjetësh.
Dhe megjithë këto – ose pikërisht për këto arsye – shumë bullgarë e duan Boikon e tyre, djalin e rrugës, i cili sipas fjalëve të tij “me një bukë të lyer me sallo në dorë e gjuan në fushë topin së bashku me shokët e tij.”/DW
Ndërkohë që mijëra vetë pritën me brohoritje vizitën e Presi...
Ish-presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht anëtar i Akademisë...
Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes Demo...
Prindërit e tyre janë emigrantë në Shtetet e Bashkuara. Janë...
PërshkrimiEuropean Alternatives, ERSTE Foundation, European ...
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se mund të për...
Rrufetë e njëpasnjëshme kanë shkaktuar dhjetra të plagosur, ...
Në ditën e parë të zhvillimit të Asamblesë Parlamentare të N...
Leka Konini, dy motrat Denisa dhe Jonida Aliçka si dhe i das...
Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në kua...
Kriza që ka kapur industrinë e ndërtimit prej thuajse një de...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në zyrën e she...
Iniciativa Qytetare për Veprim ka organizuar të shtunën prot...
Një tjetër shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane...
Nga Dr. Aleksander RenaI dashur Doktor Berisha, përjashtimi...
I prezantuar fillimisht si risi nga Kryeministri ynë piktor,...
Sulmet ajrore amerikane dhe zjarri i artilerisë turke kanë v...
Një tragjedi është shmangur sot në zonën turistike në Dardhë...
Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, q...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...