Protestuesit te selia e PD/ Reagon Berisha: Janë mjerim i politikës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Dr. Irena Savo
Vera tashmë ka ardhur dhe secili prej nesh pret të shijojë avantazhet që ajo na sjell. Megjithatë, dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi mbartin efekte negative, sidomos në lëkurë? Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës.
Si ndikon rrezatimi diellor në lëkurë?
Rrezatimi UVA përfaqëson atë pjesë të rrezatimit që ka gjatësinë e valës më të gjatë dhe depërton më thellë në lëkurë (në pjesën e dermës). Aktivizon radikalet e lira dhe përshpejton plakjen e lëkurës. Rrezatimi UVB depërton në pjesën e sipërme të lëkurës (epiderma). Kjo pjesë e rrezatimit është përgjegjëse për djegien nga dielli, reaksionet alergjike dhe zhvillimin e kancerit të lëkurës. Rrezatimi UVC përfaqëson pjesën më të rrezikshme të rrezatimit diellor. Fatmirësisht, kjo pjesë filtrohet nga shtresa e ozonit pas reduktimit të kësaj shtrese vitet e fundit.
Çfarë duhet të ofrojë një produkt mbrojtës ndaj rrezatimit ultraviolet?
Produkti duhet të ketë spektër të gjerë mbrojtje; dmth të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme nga pjesë të rëndësishme të rrezatimit UVA dhe atë UVB të spektrit të dritës. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVB vlerësohet nëpërmjet treguesit SPF ose ?Sun Protection Factor?. Ky indeks tregon kohën gjatë të cilës mund të qëndroni në diell pa u djegur. Psh, nëse lëkura juaj skuqet normalisht pas 10 min qëndrimi në diell, aplikimi në lëkurë i një kremi me spf 15 bën që kjo kohë të shumëfishohet me treguesin SPF, pra të zgjatet në 150 min. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVA vlerësohet nëpërmjet treguesit UVA-PF. Ky tregues përcaktohet nëpërmjet një testi in-vivo, i quajtur Persistent Pigment Darkening (PPD) test. UVA-PF ka tre shkallë: PA+, PA++, PA+++. PA+ përfaqëson nivelin më të ulët mbrojtës, ndërsa PA +++ atë më të lartë. FDA (Food and Drug Adminstration) ka aprovuar 17 ingredientë mbrojtës ndaj rrezatimit UV. Disa prej tyre ofrojnë një barrierë fizike, minerale që reflektojnë dhe kthejnë rrezatimin përpara se ky i fundit të penetrojë në lëkurë, ndërsa të tjerë ofrojnë barrierë kimike që përthith rrezatimin ultraviolet dhe e konvertojnë atë në energji. Të dy tipet janë efikasë në mbrojtje dhe të sigurtë, nëse përdoren në mënyrën e duhur. Zgjedhja e produktit të përshtatshëm në varësi të kërkesave dhe karakteristikave të çdo lëkure është shumë e rëndësishme. Kështu, bebet dhe fëmijët kanë nevoja të ndryshme përsa i përket përkujdesjes ndaj diellit nga adultët, ndërkohë që produktet e përshtatura për lëkurë të thatë mund të mos përshtaten ose të krijojnë probleme në lëkurat e yndyrshme ose me akne, rozacea, etj.
SI DUHET KRYER APLIKIMI I PRODUKTIT MBROJTËS?
Përdorimi i produkteve me filtër mbrojtës janë pjesë e rëndësishme e regjimit përkujdesës të lëkurës gjatë verës, por jo e vetmja.
Masa të tjera përfshijnë:
Por si të zgjidhni produktin e duhur për nevojat e lëkurës tuaj?
Produkti duhet të zgjidhet në varësi të intensitetit të ekspozimit. Kështu për një ekspozim minimal, pra disa minuta herë pas here gjatë ditës, aplikimi i një mbrojtësi me SPF 15, që filtron rreth 93% të rrezatimit UV është i mjaftueshëm. Në rastet me ekspozim intensiv rekomandohet të përdoret solar me SPF më të lartë se 30. SPF 30 filtron deri në 97% të rrezatimit ultraviolet, ndërsa SPF 50 filtron deri në 98% të tij. Zgjidhni produktin e duhur në varësi të tipit të lëkurës. Kështu, për lëkurë të thatë rekomandohet produkt në formë kremi, ndërsa për lëkurë mikse e të yndyrshme përshtaten produktet në formë emulsioni, fluidi ose xheli. Për lëkurat me akne rekomandohet të zgjidhen produkte që shkruajnë ?Oil free? ose ?Non-comedogenic?. Për lëkurën e fëmijëve substancat kimike mund të jenë irrituese. PABA dhe oxybenzone shoqërohen me reaksione në lëkurë. Produktet me filtra fizikë; si oksid zinku dhe dioksid titanium tolerohen më mirë dhe janë shpesh ingredientë kryesorë në produktet e përshtatura për këtë grupmoshë. Në rast të lëkurave sensitive ose që krijojnë problem nga aplikimi i kremit mbrojtës me filtër kimik mund të përdoren kremëra me filtër fizik; si me përmbajtje oksid zinku, dioksid titanium, etj. Gjithashtu lëkurat me tendencë alergjike ose sëmundje si Rozacea duhet të evitojnë produktet që përmbajnë prezervativë, aroma, alkool; si dhe PABA ose oxybenzone. Personat me melazma (njolla kafe ose ?maska e shtatzënisë?), histori kanceri lëkure, apo lëkurë të bardhë, duhet të përdorin në mënyrë sistematike produkte me SPF minimum 30./Shkruar për citynews
Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një shtetase 78-vjeç...
Përgjegjësia Sociale (CSR-Corporate Social Responsibility) n...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndod...
Në seancën e djeshme parlamentare, mazhoranca është gjendur...
Policia e Milanos ka shkatërruar një rrjet të trafikut ndërk...
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet privat...
Ish-deputeti socialist, Marko Bello, shkruan se në Shqipëri ...
Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e ...
Këto ditë qeveria mori vendim që akreditimi i universiteteve...
Policia e Pogradecit ka arrestuar një shtetas 51-vjeçar pasi...
Policia e kyzeqytetit ka mundur te kape dhe vendose pas pran...
Pronari i pikës së karburantit në Kavajë, e cila kishte bll...
Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Agrare Ambientalist...
Hapet thirrja për bursa për studentët dhe stafin në kuadër t...
Politologu Ylli Dylgjeri ka ironizuar ndryshimin e emrit nga...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e homologu i tij ameri...
Caci Dhamo dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i koteci...
Gazetari dhe botuesi i gazetës Tema, Mero Baze është shprehu...
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lul...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...