Saimir Tahiri: Deputetë të PD-së më vijnë në zyrë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se deputet...
Nga Jonida Hitoveizi
Pas pamjeve të skandalit të kryebashkiakut të Dibrës, sot kemi lexuar edhe intervistën e gruas së tij, pasi përjetimit të aferës seksuale të të shoqit.
Ajo që të bën përshtypje është devotshmëria e saj për tu dukur mirë para botës, me deklarata sesa zili ia kishin tani familjen, apo korrektesa e pashembullt e bashkëshortit (që u kap duke shitur punë për seks me brekë nëpër këmbë). Dhe kur gazetari e pyet sesi reagoi ai, ajo mërmërit një fjali të tipit ? kërkoi falje sipas mënyrës së tij: e di të kam vënë në siklet?. Jo lëndim, jo mërzitje, jo fyerje, por Siklet. Gjithë këto fjalë më krijuan një pështjellim dhe mendova për gjithë ato gra që shtiren gjithë kohës në martesa të dështuara. Mendova instiktivisht sikur ajo të qe nëna ime. Dhe nuk e vendosja dot kurrë një grua, një shoqe, një motër në rolin e saj. Një grua të sukseshme jo e jo. Nuk e vendosja dot, jo prej faktit se këto gratë e rrethit tim nuk tradhtohen nga burrat apo nuk janë tradhtuar kurrë. Më zinte frymën ideja se gratë shqiptare kur futen në martesë duhet të durojnë çdo poshtërsi në lëkurën e tyre, vetëm që ?hasmit? (botës dmth) mos t?ia bëjnë qejfin. Ato mund të dhunohen, mund të rrihen shtazërisht, mund tu shkojë dashnorja e burrit për drekë ose për darkë në shtëpi, veç familja të mos prishet, edhe pse ajo mund të jetë katandisur nga një strehë lumturie e respekti në një strehë dhimbjeje e poshtërimi apo më keq akoma interesi. Por lotët, brenda mureve të shtëpisë. Mendova për këtë grua dhe deri diku u ndjeva e fyer prej saj. U ndjeva e fyer si vajza e një nëne, pasi po më servirej publikisht pas asaj që panë dhe dëgjuan sytë e mi, nënshtrimi, ulja dyfish e kokës, e krenarisë, e respektit, e forcës sime si grua. U ndjeva e dobët më shumë se gjithë ato gra që nuk i njoh, por që janë viktima të burrave të tillë, jo veç tradhtar por maskarenj që abuzojnë me gjithçka u del para, të parat me ato që i kanë nëna të fëmijëve të tyre. Dhe këta burra nuk e ulin hundën. Ata nuk dinë as të kërkojnë falje. Jo. Gruaja i pranon ashtu siç janë deri në vdekje, siç tha zonja për të cilën thonë se është truri i suksesit të kryebashkiakut. Nuk dua të merrem me ndjenjat e saj, por me mesazhin publik dhënë në shoqërinë tonë maskiliste ku qindra gra vriten dhe tani që vjen vera, dhjetëra të tjera do qepen për tu bërë qejfin burrave, të cilët vet kanë të drejtë për çdo gjë, po këto të drejta nuk ka guxim as në ëndërr t?i ëndërroj gruaja e tij. Një grua e tillë e përulur shtatë pashë nën dhe, është imazhi më i keq i gruas shqiptare sot. Është një panoramë sfilitëse e mungesës së vlerave, e pranimit të anormalitetit si normalitet dhe nxjerr në dritë dramën e madhe të divorcit. Teksa në botën jashtë, shumë më konservator se ne sa i takon sidomos tradhtive, njerëzit kur shohin që s?ka mbetur më asgjë në një raport nisin jetë të re, këtu viktimizimi mbaron me vdekjen. Këtu gratë janë model nënshtrimi, pavarësisht sa të afta mund të jenë jashtë shtëpie. Gratë duket sikur janë qënie që kanë lindur veç për të qenë pronë e burrave të tyre. Ato duhet të durojnë fyerjet, dhunën verbale, dhunën fizike, tradhtitë, poshtërimin, përçmimin se s?janë asgjë veçse lopë që shërbejnë për shtim të rracës. Dhe të heshtin të mos bëjnë zë, se vlerë ka nderi i burrit jo lumturia e tyre. Janë këto gra që janë modeli më i keq për fëmijët e tyre. Gra pa zë, pa forcë. Gra që janë gati të vriten nga burrat, veç divorci të mos ndodh, sepse ai nuk duhet të ndodhë. Sepse ajo është prona e tij.
Unë besoj tek forca e gruas, tek dinjiteti i saj, tek aftësia e jashtëzakonshme për të mbetur e fortë, por kurrë duke qëndruar përballë burrit si viktimë. Kurrë si e shkretë, siç Shukriu i tha 20 vjeçares për gruan e tij dhe ?bëmat e tjera? të tij. Këtë askush nga ne nuk duhet ta pranojë as ta mbështesë. Gratë s?mund të jenë të shkretat e burrave të tyre. Ato janë dhe duhet të trajtohen si gjysma më e mirë, si motorri që i jep tjetër shije jetës, martesës dhe karrierës. Gratë duhet të jenë modeli më i mirë i një shoqërie; të forta, të ndershme, ballëlarta, të lumtura, të sigurta, të vlerësuara. Çdo grua ndoshta duhet të nisë t?ia thotë shpesh vetes fjalinë e famshme nga filmi ?American beauty?: I refuse to be a victim. Të paktën jo e një burri, jo e një mentaliteti, jo e frikës e të mbeturit grua pa burrë, e të mbeturit pa lekë. Duhet refuzuar përditë të jetuarit si viktima pamundësie./pasqyre.al
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se deputet...
Kryetari i Partisë LZHK, Dashamir Shehi, është shprehur kund...
Mediat greke njoftuan sot se autoritetet e këtij vendi prite...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një...
Nga Klodian TomorriKush eshte kompania italiane qe ka furniz...
Një 20-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në malin e ...
Rasti i shqiptares Besjana Kosturi e përdhunuar disa ditë më...
Deputeti Eduart Ndocaj ka vizituar ditën e sotme Muzeun dhe ...
Enkel Demi, i ftuar në emisionin “Zululand” të Mustafa Nanos...
Ish-Sekretari në Ministrinë e Brendshme gjatë qeverisë “Nano...
Ku fshihet thesari i Mbretëreshës Teutë? Cilat janë legjenda...
Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot ...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Të gjithë personat që duan të pajisen me librezë shëndetësor...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar sot se pa...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg...
Nga Reldar Dedaj Shumë njerëz që i takojnë për të parën herë...
Policia e Shtetit ka bërë të mundur asgjësimin e 28 030 bimë...
Kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe bizneset e tjera që jan...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në emër të Këshillit të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...