Ish-Drejtori i Arkivave në MB: Ja si jam përgjuar prej një viti
Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot ...
Ku fshihet thesari i Mbretëreshës Teutë? Cilat janë legjendat që e rrethojnë? Si jetojnë mes tyre banorët e Mokrës, e mbi të gjitha, si i pushtuan ethet e arit zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes disa vite më parë?
Mokra është një krahinë e madhe legjendash dhe historish, që nga kohët më të lashta. Një hap, një monument ofron kjo zonë e ndoshta kjo ka tërhequr edhe më shumë kërkuesit e thesareve. Ura të vjetra, si ajo e Golikut, apo varret mbretërore të Selcës së Poshtme, që mendohet se i përkasin Pelionit të lashtë, janë dëshmi të forta të trashëgimisë së pafundme të Mokrës. Të tilla ka kudo në krahinë, aq sa është e vështirë t?i numërosh.
?Është një vend i pambrojtur, duhet të ketë një rrethim siç ka qenë dikur më parë. Këtu s?ka asnjë rrethim?, thotë një banor i zonës.
?Këtu s?kemi ujë, as shkollë, sikurse edhe rrugë?, thotë një tjetër banor.
Por nëse për banorët e thjeshtë të Mokrës, pasuri është aksi që do t?i nxirrte në dritë, për zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes disa vite më pare ishte thesari i Mbretëreshës Teutë. Ata u dyndën në pjesë të ndryshme të kësaj zone, duke kërkuar me ngulm gjurmët, që sipas tyre do t?i çonin drejt këtij thesari. E banorët i mbajnë mend mirë dërgatat me zyrtarë që erdhën nga Tirana.
?Rreth 10 veta i kam parë unë dhe ishin të veshur civilë. Helikopteri qëndroi pak më tutje, ndërsa neve nuk na linin të afroheshim. Ka qenë edhe babai im dhe e kanë përzënë atëherë. Për të marrë, kanë marrë me siguri?, deklaroi gjithashtu një banor.
Në kërkime u përdor Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Merrnin pjesë oficerë, inxhinierë, por edhe kimistë, ndërkohë që u përdorën mjete të rënda ushtarake deri edhe helikopterë. Thuhet se ushtarakët kishin edhe mjete metalkërkuese. Gjithçka u vendos në zonën e Mokrës, e më së shumti në fshatin Llëngë.
Dikur ky fshat, që sot është thuajse i braktisur me vetëm 7 familje të mbetura, mendohet që ka qenë një qytezë antike. Por, si lidhet legjenda e thesarit të Teutës, me Llëngën mes maleve?
Në vitin 230 para Erës sonë, romakët i kërkojnë Mbretëreshës Teutë të ndërpresë sulmet e shpeshta ndaj anijeve të tyre. Shpërfillja e saj bën që të shpërthejë ajo, që në histori njihet si Lufta e I-rë iliro-romake. Kjo është pjesa e njohur zyrtarisht, por ekziston edhe vazhdimi, këtë herë në formën e një legjende.
Ballë sulmit, Teuta urdhëron sigurimin e menjëhershëm të thesarit mbretëror. Ai u transportua përmes rrugës ?Egnatia?, në pjesën e brendshme të Ilirisë, në territoret që banoheshin nga Dasaretët dhe Enkelejtë. Sipas gojëdhënës, një njësi speciale udhëhoqi 40 mushka me ar, gurë të çmuar dhe diamantë, në territorin e një qyteti antik që mendohet të jetë Lunga, ose Llënga e sotme. Fillimisht u krye – siç thotë legjenda – një devijim i vogël i lumit, e më pas 6.000 kg sa peshonte thesari u futën brenda një pjese në shkëmb, e cila më pas u izolua me mur guri. Lumi u lëshua sërish në rrjedhen e tij, duke e bërë në këtë mënyrë të padukshëm vendin e thesarit.
?Legjenda është se këtu, në shkëmbin e Llëngës ka qenë kalaja. Ndaj kërkojnë këtu, kërkohet thesari që ka pasur kalaja?, thotë një grua, banore e zonës.
Sipas njësisë speciale të Ministrisë së Mbrojtjes, legjenda ka lindur pikërisht në këtë vend. Lumi është, gjurmët e rrugës ?Egnatia? po ashtu, ky territor ka qenë pjesë e fiseve ilire të Desaretëve dhe Enkelejve, fshati quhet Llëngë… por thesari ku është?
?I besuam, s?kishim çfarë të bënim. Edhe mund të jetë thesari, ku i dihet?, thotë një burrë i moshuar.
Në fakt, dërgatat nga Tirana erdhën, kërkuan, por nuk e gjetën thesarin, të paktën zyrtarisht. Edhe pse banorët nuk mendojnë kështu. Për këtë çështje, edhe Prokuroria hapi një hetim pas kallëzimit që u bë nga ministrja aktuale, Mimi Kodheli. Një hetim që u pushua, pasi zyrtarisht u tha se nuk u gjetën dokumentet, të cilat vërtetonin shkeljet e kryera.
Por edhe në mungesë të tyre, çfarë kërkonin zyrtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak në Mokër? Përse u përdorën mjetet e rënda? Me çfarë shpenzimesh u mbuluan këto kërkime? A kishte leje për to? A asistuan arkeologë apo ekspertë të fushës? Këto përgjigje do të mbeten enigmë. E ndoshta ky është edhe ndryshimi. Politikanët kërkojnë pasuritë e mëdha, ndërsa banorët e thjeshtë elementët më minimale për të jetuar.
?Të gjithë kanë ikur, për shkak të mungesës së rrugës, varfërisë ekstreme?, shprehet më tej banorja e zonës.
Sigurisht për një vend të varfër, historitë me thesare janë gjithmonë interesante. Por të tilla, ku në kërkime përfshihen edhe strukturat e armatosura, janë tërësisht unike e mund t?i ofrojë vetëm realiteti shqiptar./TCH
VIDEO
Ish-Drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot ...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Të gjithë personat që duan të pajisen me librezë shëndetësor...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar sot se pa...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg...
Nga Reldar Dedaj Shumë njerëz që i takojnë për të parën herë...
Policia e Shtetit ka bërë të mundur asgjësimin e 28 030 bimë...
Kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe bizneset e tjera që jan...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në emër të Këshillit të...
Akuzat dhe lajmet e publikuara më herët se parcalat në Shqip...
Media italiane “ilsecoloxix” ka hedhur dyshime të forta për ...
Nga Mentor KikiaNë vitin 1988, në konvikt, në qytetin “Stude...
Ish-ministri i Brendshëm,njëherazi deputeti demokrat Flamur ...
Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin T...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, ka pro...
I konsideruar si “Escobari” i Ballkanti, Klemend Balili mund...
Thonë se një raft librash thotë shumë për personin që i zotë...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në televizionin News...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, duke folur për Klement B...
Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuven...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...