Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Reldar Dedaj
Shumë njerëz që i takojnë për të parën herë, ashtu si edhe ne, kanë dëshirë të bëjnë pohimin klishe: ?Para se t?i takoja këta pesënjakët e vegjël, i njihja nga mediat?, kurse ata që i njohin mjaft mirë, e konsiderojnë këtë pohim një naivitet. Asnjë njeri nuk mund të njihet plotësisht nga mediat, e aq më shumë pesë vëllezër si ata.
Në vitin 2004, Shqipëria u bë pjesë e lajmeve të disa prej agjencive më të mëdha mediatike në botë. Kumti nuk ishte prag fushata elektorale apo ndonjë gjë e ngjashme me të. Jo. Ai vit shënoi një rast të rrallë, në maternitetin ?Mbretëresha Geraldinë? një nënë 33-vjeçare nga Kalaja e Dodës, Thëllëza Kupe, lindi pesë djem. Deri në atë kohë, bota vetë kishte njohur pesënjakë, por asnjëherë nuk kishte dëgjuar se lindën pesë djem, rasti i parë erdhi nga Tirana.
Ata janë krejt ndryshe nga shumica e moshatarëve të tyre. Të qetë. Me një buzëqeshje që u shtrihet në këndin e buzëve. Të sjellshëm. Me dëshirën e mirë për të folur dhe të pangjashëm me ata djemt e vegjël që nuk lënë gjë patrazuar. Të pashëm. Me sy që shkëlqejnë e flokët përpjetë, alla trendy boy. Të shoqërueshëm dhe të gatshëm për t?u përgjigjur çdo lloj pyetje. Mbi të gjitha, siç duket, të dalin në media u pëlqen shumë.
Në kohën kur lindën, përveç veçantësisë, ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte edhe një deklaratë e nënës së tyre në lidhje me pamundësinë ekonomike për t?i mbajtur ata. Ajo u shpreh se nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t?i përballuar ekonomikisht, kështu që jam e detyruar për t?i dërguar në jetimore. Menjëherë, pas një deklarate të tillë, u vunë në levizje shumë njerëz dhe shoqata për të kontribuar, deri-diku, në përmirësimin e jetesës së tyre. Por ajo që mori edhe vëmendjen më të madhe mediatike, ndoshta, në njëfarë mënyre i bëri akoma edhe më të veçantë seç ishin, ishte fakti se bashkëshortja e kryeministrit të asaj kohe, Xhoana Nano u bë kumbara e tyre.
Familja Kupa përbëhet nga nëntë persona, shtatë fëmijë, gjashtë djem dhe një vajzë. Më i madhi është Rrahmani 22 vjeç dhe më pas vjen Dallëndyshja 16 vjeçe; gëzimi i familjes, vajza e vetme e çiftit. Të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë, ndërsa dy më të mëdhenjtë, janë edhe kujdestarë të pesë vëllezërve më të vegjël. Pesënjakët që bënë të famshme familjen Kupa në të gjithë Shqipërinë janë si pesë pika uji. Këtë vit ata festuan 12 vjetorin e tyre.
U pëlqen jashtëmase shkolla. Çunat thanë se kanë shumë dëshirë të shkojnë aty dhe të mësojnë gjëra të reja, por edhe se kanë shokët e klasës. U pelqen shumë loja e futbollit që ata e realizojnë në kohën e pushimit të gjatë. Thonë ne jemi një skuadër e vetme dhe çereku i djemve të klasës. Pastaj nisin të qeshin me të madhe. Siç duket edhe për këtë fakt, ndjehen po aq të veçantë. Mirëpo, me mësimet janë shumë mirë, mes tyre dallon Resuli, ai shkëlqen dhe është një nxënës i dalluar në shkencat ekzakte.
Ata janë ndjekës të vazhdueshëm të basketbollit dhe Kick Boxing, ku e kanë me shumë dëshirë dhe pasion. Përveç pamjes, kanë edhe stilin e të veshurit. Vishen njëlloj, ndajnë pothuajse të njëjtat gjëra me njëri-tjetrin, madje asnjëherë nuk dëgjohen zënka mes tyre se kjo është e imja apo ajo tjetra e jotja. Çuditërisht, kanë gjetur paqen brenda vetes për ndarjen e aksesorëve të shkollësh, librave dhe rrobave.
Jetesa e tyre, shpenzimet për shkollën, kurset private, veshmbathja e gjithçka tjetër, pesënjakëve më të veçantë dhe më të famshëm në Shqipëri, u mbulohet nga familja. Babi i tyre prej disa vitesh ka emigruar jashtë vendit, kushtet e vështira ekonomike, pamundësia për t?u garantuar një jetë normale si i punësuar këtu e ka detyruar të marrë rrugën e emigracionit. Ndërsa, Thëllëza, nëna e pesënjakëve është shtëpiake dhe pa asnjëlloj të ardhurash financiare, përveç parave, që i dërgon i shoqi nga jashtë.
Shteti shqiptar, pak e di se diku në një lagje periferike të Tiranës, Laprakë, jetojnë disa djem të veçantë, madje për nga rasti i tyre, unikal në botë. Rrahmani, vëllai i madh i pesënjakëve, thotë u kam dërguar disa letra ministrave dhe deputetëve që ta njohin këtë rast që shteti të marrë përsipër të paktën edukimin e tyre.
Me sa duket, në Shqipëri, si në të gjitha rastet e tjera, njerëzit kujtohen vetëm në kohën e fillimit, me shpresën, le të dalë ku të dalë, për ditët në vijim. Familja Kupa sot është e vetme, madje as miqtë e afërt të familjes prej kohësh nuk janë gjendur më. Si kujtese nuk kanë mbetur veçse disa shkrime të vjetra gazetash dhe ndonjë foto tek-tuk që ruajnë si shenjë krenarie picirrukët e vegjël. Asgjë tjetër. Asgjë!
Pesë vëllezërit, e dinë mjaft mirë se kush është kumbara e tyre. Ata tregojnë se Xhoana Nano ka ardhur në shtëpi, vetëm në vitin e parë të lindjes, pikërisht ditën kur fëmijët kanë mbushur 1 vjeç. Ata shprehen se janë shumë të lumtur dhe shumë të vlerësuar për këtë fakt, flasin gjithmonë në lidhje me Xhoana dhe Fatos Nanon. Çunat mbajnë në shtëpi dhe në profilet e tyre personale në facebook fotografi të çiftit Nano, ndoshta, për të treguar se u mungojnë shumë dhe kanë nevojë për ta.
?Nëse do t?i kishim përballë, do na realizohej ëndrra më e madhe e jetës, vetëm për t?u thënë: Faleminderit?, tregojnë ata. Pesënjakët e famshëm kanë edhe një dëshirë tjetër, jo më pak të rëndësishme, nesër duan të jenë dikushi, sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për t?i bërë prindërit krenar në jetë.
Nesër
Kishte ardhur koha që ne të largoheshim nga ata. I lamë tek mbjellnin një avokado në një rrip toke pranë pallatit ku banojnë. Pesënjakët edhe pse të vegjël, kishin një filozofi të tyre: ?Kush mbjell pemë, mbjellë jetë. E filluam me avokado. Sot, të denjë për lagjen, nesër për Vendin dhe më gjërë?.
Ndoshta, kjo thënie e tyre nuk mund të mos ngacmonte jo vetëm ndërgjegjen tonë, por edhe përfytyrimin mbi të ardhmen. Ashtu siç po iknim me një buzëqeshje që kishte zgjatur pak këndet e buzëve, për të treguar, në njëfarë mënyre, edhe pafuqinë tonë nuk mund të mos risjellnim në mendje disa pyetje. Çfarë do të ndodhte nëse këta pesënjakë do të kishin lindur në një shtet tjetër? A do të jetonin pa asnjë përkrahje? Si do të ishte rritja e tyre, jeta e tyre po të kishin një shtetësi tjetër? A do të kontribuonte ekonomikisht ai shtet për rritjen e këtyre pesënjakëve unik në botë? Përse kaq indiferent për këta fëmijë që janë edhe një lloj krenarie për kombin?
Megjithatë, ne ikëm. Lamë pas dhjetë sy që shkëlqenin me shpresën se nuk do jenë të ngjashëm me shkëlqimin e bukur të xixëllonjave, që në fillim na fanepsin aq shumë me pamjen e tyre dhe më pas i harrojmë, duke menduar se do kthehen përsëri herës tjetër. Por ndryshe nga ato, shkëlqimi i fëmijëve po iku, vështirë të kthehet më?/opinion
Policia e Shtetit ka bërë të mundur asgjësimin e 28 030 bimë...
Kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe bizneset e tjera që jan...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në emër të Këshillit të...
Akuzat dhe lajmet e publikuara më herët se parcalat në Shqip...
Media italiane “ilsecoloxix” ka hedhur dyshime të forta për ...
Nga Mentor KikiaNë vitin 1988, në konvikt, në qytetin “Stude...
Ish-ministri i Brendshëm,njëherazi deputeti demokrat Flamur ...
Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin T...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, ka pro...
I konsideruar si “Escobari” i Ballkanti, Klemend Balili mund...
Thonë se një raft librash thotë shumë për personin që i zotë...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha në televizionin News...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, duke folur për Klement B...
Gjatë takimeve të tij në Kongresin Amerikan, Kryetari Kuven...
Strukturat e specializuara kundër krimit financiar në Polici...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, shkruan se n...
Programi Ndërkombëtar i Praktikave nga Audi është një progra...
Ndonjëherë shumllojshmëritë e filmave, ju bëjnë të ndiheni s...
Autoritetet greke kanë lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar ...
Duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama për Reformën në Dr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...