SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Qeverisja lokale e majtë, por edhe ajo qendrore duket se kanë sjellë një sërë përplasjesh mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste. Betonizimi i liqenit, shumëfishimi i taksave vendore në Tiranë, dhënia e koncesioneve pa kriter dhe sëfundmi arrestimi i biznesmenit Nikollaq Neranxi, kanë shkaktuar seri sulmesh nga LSI në drejtim të Kryebashkiakut të Tiranës dhe policisë së Shtetit.
Sulmet kanë ardhur në cilësinë e statuseve personale në rrjetin social Facebook nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, nga Zv.Ministri i LSI-së, Selim Belortaja dhe Drejtori i Inspekoriatit Kombëtar të Punës, Dritan Ylli, njëherazi anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përplasje ka patur edhe në rang ministrash apo deputetësh, ku mund të përmenden sulmet e ndërsjella mes Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe deputetit Erjon Braçe, si dhe përplasja mes Ministrave Ylli Manjani dhe Damian Gjiknuri.
Ndonëse kritikat nuk janë bërë në kuadër të pozicionit që ata kanë në partinë më të madhe aleate të PS-së, reagimet e tyre flasin dhe tregojnë shumë, jo vetëm për keqqeverisjen, por edhe për atmosferën në kampin e majtë.
Sekretari Ndërkombëtar në LSI, Ralf Gjoni e ka konsideruar qeverisje arrogante drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit nga Veliaj, ndërsa është shprehur se në Parkun e liqenit po kryhen punime ?hajdutçe?. Në reagimet e shumta të tij, Gjoni ka ftuar qytetarët që të protestojnë kundër betonizimit të liqenit, ndërsa e ka konsideruar projektin e Veliajt si atentat ndaj mjedisit.
Po kaq i ashpër në sulme ka qenë edhe Zv.Ministri i Jashtëm, Selim Belortaja. Ai e ka quajtur kryebashkiakun hipokrit, ndërsa e ka sulmuar lidhur me prerjen e pemëve tek zona e liqenit.
Ndërkohë ?lufta? për dhënien e koncesioneve ka qenë një përplasje e vazhdueshme në kampin e majtë. Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë deklaruar shpesh se Partneritetet Publike Private po jepen pa kriter, dhe sipas tyre ato duhet të kalojnë për votim në parlament.
Ndërkaq, një debat i fortë publik ndodhi edhe mes ministrit Edmond Panariti dhe deputetit Erjon Braçe, i cili në fakt degradoi deri në ambicie për karrigen e ministrit. Deputeti socialist ka hedhur akuza se Ministria e Bujqësisë ka punonjës të paaftë. Panariti iu përgjigj këtyre akuzave në një emision televiziv, ku tha se Braçe dëshiron ti zërë vendin e Ministrit.
Brenda koalicionit të majtë ka ndodhur një tjetër përplasje, këtë herë mes dy ministrave, Damian Gjikurit të PS-së dhe Ylli Manjanit të LSI-së. Debati lidhet me koncesionin e ndriçimit të rrugëve në Tiranë e Durrës, i cili është anuluar me arsyetimin se projekti i firmës daneze që e ka marrë këtë koncesion del mbi ligjin.
Sulme të vazhdueshme kanë ardhur edhe nga Këshilltari i Kreu të Kuvendit, Ilir Meta. Bëhet fjalë për Dritan Kabën, i cili vazhdimisht në shënjestër të sulmeve të tij ka Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin lidhur me korrupsionin dhe kriminalitetin në vend.
Sëfundmi Dritan Ylli, anëtar i Kryesisë së LSI-së sulmoi dje policinë për arrestimin e biznesmenit Nikollaq Neranxi. Në reagimin e tij, Ylli shprehej se blutë e Tiranës kanë arrestuar biznesmenin, por nga ana tjetër ende nuk janë gjetur autorët e vjedhjes së para një viti në biznesin e Neranxit.
Të gjitha këto përplasje, të theksuara edhe më tepër për shkak të ligjit për koncesionet, janë shenja të forta se LSI po largohet nga koalicioni me PS. Jo tani, por në prag të zgjedhjeve të ardhshme kjo forcë pritet të ketë koalicion më vete me disa parti të tjera të vogla. Sulmet e njerëzve të Metës ndaj qeverisë duan ti lënë Ramës dhe PS-së çdo kosto të keq qeverisjes për të dalë si një alternativë më vete në zgjdhjet e ardhshme ku Meta do luajë për Kryeministër i vendit. Përballë qëndron Lulzim Basha i cili ka heshtur për LSI-në muajt e fundit duke pritur që zgjedhjet e ardhshme të ketë një bashkëpunim të tij me Ilir Metën. “Lufta” në kampion e majtë ka filluar, zgjedhjet nuk janë larg./citynews
Disa nga deklaratat e Sekretarit Ndërkombëtar të LSI-së, Ralf Gjoni
“Mendoj se kur reagon biznesi, karrigia e cdo pushtetari duhet te dridhet? Dhe biznesi po gumezhin gjithandej me pakenaqesi, si per qeverisjen qendrore, ashtu edhe per ate vendore ne Tirane.
Ka nje tendence sot ne Bashkine e Tiranes, qe cdo shqetesim te shprehur t?a identifikojne me sulme politike. E shoh nga sjellja, mungesa e transparences, refuzimi per te dialoguar dhe menyra si po manipulohen mediat prane pushtetit, tek i cili une fatmiresisht apo fatkeqesisht bej pjese, qofte edhe indirekt per momentin?
Eshte perqasje e gabuar dhe e pasakte kjo e miqve te mi ne bashki. Dhe pikerisht ketu fillon arroganca qe t?a ha koken. Me vjen keq qe ende s?po e kuptojne. Zgjohu Erion dhe hap syte. Shume te pakenaqur po shtohen ne Tirane! LSI-ja nuk t?a dha mandatin qe te qeverisesh me arrogance.”
” Jo vetëm që shëmton hapësirën e vetme të gjelbër që i ka mbetur Tiranës, por mbi të gjithë betoni ka filluar të hidhet pa një proces të pastër e transparent konsultimi publik, pa diskutim në këshillin bashkiak dhe mbi të gjitha, shkel legjislacionin në fuqi.
Farsën dhe spektaklin hipokrit e kemi gjithandej rreth nesh. Ama s?ka fushë ku kjo hipokrizi të shfaqet më mirë e më lexueshëm se sa tek? parku i gjelbër i Tiranës.
Sloganit (gjithaq hipokrit) ?t?i kthejmë hapësirat qytetarëve? aty? i bie maska thuajse përditë. Mjafton që dikush t?i vijë rrotull vijës kufitare të Parkut.
Ja, ky gërmimi këtu po gëlltit sot një ish-sipërfaqe të Parkut. Mu përballë filologjikut. 2 vjet para aty ishin pemët. Pemët i thau? Parkingu! Ujin e morën lavazhet! U rrethua me një rrugë. E cila gjoja do dilte? te Stadiumi Qemal Stafa. Nuk doli.
Ngeli deri aty, dmth vetëm sa i bëri privatit infrastrukturën rrethuese. Pardje filluan fadromat. Dikush tha? lulishte!! Mua ma ndjeu pak zemra. Sot shoh që ka filluar ?gropa?!!!
Ky qenka kuptimi ?hapësirën e gjelbër qytetarëve?!!?
Statusi i plotë i Bracces
KESHTU U LUFTUA E SHKATERRUA NDERMARRJA ME E MIRE NE VEND!!
KJO ESHTE MINISTRIA E BUJQESISE SOT!!
A e mbani mend qe per tre dimra me rradhe Lushnja, e cila mbytej cdo vit,
i shpetoi njehere e mire permbytjeve?
A e mbani mend qe dy here rresht ne vere, Lushnja, e cila kishte mijera hektare te thara per uje u vadit me shume se kurre?
E gjithe merita i shkoi vetem nje grushti njerezish te Bordit te Kullimit te Lushnjes qe punuan pa pushim per tja dale, sherbyer.
Pyetni ne Lushnje, prej Dushkut e deri ne Divjake e ju thone.
TE TJERET RRETH E RROTULL NESH U MBYTEN E U THANE, NE JO.
Ndermarrja me e mire ne vend po shkaterrohet perfundimisht!!
Ka nje grusht njerezish ne Ministrine e Bujqesise,
sa te paditur, sa te paafte, sa abuzues, sa te ligj por shume te qarte ne qellime banale partie, qe jane te angazhuar cdo dite te shkaterrojne.
Ne dy vite nuk na dhane asnje fond per te kryer ivestime, zero;
rreth e rrotull nesh, aty ku u mbyten e u thane, madje dhe aty ku nuk prodhohet e as eksportohet, kane shperndare miliona;
Ne dy vite nuk na dhane asnje fond per te investuar ne tre hidrovore te rrenuar plotesisht; pavaresisht kesaj ne i mbajtem ne pune e shpetuam fushat;
Ne dy vite nuk na shtuan nje njeri te vetem ne pune; edhe pse qartesisht per cdo mjet ne pune duhet te kishte dy manovratore;
Ne dy vite nuk na shtuan nje mjet te vetem ne parkun e mjeteve te punes;
Ne dy vite;
i faleminderit kryeministrit qe ka nderhyre e me fonde minimale nga rezerva e qeverise kemi pastruar kanale qe per 20 vite me rradhe nuk ishin pastruar;
i faleminderit qeverise turke qe na shtoi nje mjet ne parkun e shkaterruar te mjeteve te punes;
i faleminderit nje grushti njerezish dashamires te cilet na kane vene ne dispozicion nafte per te punuar ne pastrimin e kanaleve me shume se cna ka dhene ministria e Bujqesise.
Sot mesova se:
deges se Lushnjes se Bordit Rajonal te Jugut., i jane lene ne pune vetem 3 manovratore per 3 mjete, kur Fierit e Vlores per 3 mjete ju jane lene 8 manovratore!!!!!;
dy manovratore te Lushnjes, nder me te miret ne pune, Vladimir Basha me mbi 30 vjet pune dhe, Shyqyri Llusha me mbi 10 vjet pune, jane transferuar nga Lushnja ne Finiq te Delvines!!
Kuptoni?
As qe i shkoi kujt ndermend kur PS erdhi ne pushtet qe keta njerez ti levizte nga puna; as u interesua kush me cparti ishin e per ke kishin votuar.
Qendruan aty te benin punen e tyre!!
Urdheroni cndodh tani!!
Drejtorit te Bordit Rajonal te Jugut i duhen vendet dhe drejtori i emeruar dhunshem e pa asnje merite profesionale, i paditur teresisht nga puna qe ka marre persiper te drejtoje, domosdo, ka gjetur kete zgjidhje, nga Lushnja ne Finiq qe ata te thone nuk vemi-dhe nuk kane si te shkojne, dhe ky te kete dy vende pune te lira. Kaq banale jane.
Keta jane drejtoret e rinj, te papergjegjshem dhe ekstremisht te paditur!!
Keshtu u shkaterrua ndermarrja me e mire ne vend!!
Reagimi i plotë i Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti ndaj akuzave të deputetit Erjon Braçe
NJË SQARIM MIQËSOR PËR MIKUN TIM, DEPUTETIN BRACE!!
KJO ËSHTË MINISTRIA E BUJQËSISË SOT!!
Dyfishim i eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë.
Le të përpiqemi sëbashku Erjon që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë. Është e kotë? Nuk ka?!!
Sigurisht që ka vend për më shume dhe ti dhe unë e dimë këtë. Prandaj nuk do të lodhemi së enduri në fusha, sera, kanale, argjinatura, diga dhe hidrovore për të mbrojtur dhe zhvilluar bujqësine aty. Herën e fundit që u pamë, ishim te dy mes ujërave në majë të argjinaturës së çare të Shkumbinit.
Vlerësoj falënderimin tënd ndaj qeverisë turke për eskavatorin modern krahëgjatë, më të mirin e flotës tonë për bordin e kullimit të Lushnjës, por dëshiroj të kujtoj vetëm një detaje, ai eskavator erdhi në Lushnjë, falë insistimit tim deri në bezdi ndaj mikut tim ministrit turk të bujqësisë, në zyrën e tij .Natyrisht nuk priste puna për formulim kërkëse, marrëveshje, nënshkrime protokollare e mënyra ceremoniale që zakonisht mbetën sirtareve, sepse kanalet duheshin hapur që të kullonte uji dhe ky eskavator për fat mberriti në kohë rekord dhe e bëri punën.
Bie dakord me ty, që këtë vit Lushnja u mbrojt dhe u vadit më shumë se asnjëherë më parë. Por kjo nuk është vepër e një grushti njerëzish, por e sforcove të mundimshme dhe sakrificave për të bërë më të mirën, si dhe fondeve për mirëmbajtje që nuk munguan. Ky vit pritet të jetë viti i investimeve më të medha në ujitje falë fondeve të Bankës Botërore, ku pjesën më të madhe i kalon i kalon Lushnjes.
Nga shpenzimet e planifikuara per vitin 2015, prej 510 milion leke gjithesej per ujitjen dhe kullimin, Bordit te Kullimit Lushnje i jane dhene 59 milion leke ose rreth 12% te totlait te shpenzimeve.
Gjithashtu gjate vitit 2015, Bordit te Kullimit Lushnje i jane shtuar edhe 10 milion leke te tjera per shpenzime te energjise elektrike
Me Projektin e Bankes Boterore gjate vitit 2015 ka perfunduar rehabilitimi i rezervuarit te Thanes me vlere rreth 318 milion leke, ndersa gjate vitit 2016 do te filloi rehabilitimi i dy degeve kryesore me rezervuarin e Thanes (Dega Krutje dhe Terbuf) si dhe skema ujitese e Divjakes me vlere totale rreth 20 milion USD.
Ne lidhje me shpenzimet per mirembajtje, ne kuader te ristrukturimit te bordeve te kullimit aktiviteti mirembajtjes do te realizohet nga Bordi Rajonal i Kullimit Fier, per te cilin per vitin 2016 jane parashikuar 110 milion lek.
Po keshtu, nga buxheti qendror Bashkise Lushnje dhe Divjake i eshte planifikuar blerja e disa ekskavatoreve dhe shpenzime operative per pastrimin e kanaleve ujites dhe kullues.
Reforma në sistemin e kullimit dhe vaditjes, tashme i kalon pushtetit vendor shumë përgjegjësi. Ky proces zhvendosjeje nuk është i lehtë për të gjithë ne dhe kërkon një farë kohë.
Unë po bëj të pamundurën për të zbutur stresin e këtij transformimi gjigand dhe sidomos po kujdesem personalisht që profesionistët të gjejnë vendine tyre brenda sistemit.
Sigursisht që janë edhë bashkitë ato që duhet të administrojnëme kritere profesionale mbi 200 punëtore e specialistë që kalojnë nën administrimin e tyre.
Së fundi , kërkohen me shume fonde dhe prandaj asnjëherë nuk kthehem nga vizitat e rralla jashtë vendit duar bosh, sepse nuk kemi para mjaftueshëm dhe këtë e dimë të dy. Prandaj o vij nga Kopenhageni me 13 milion euro , ndihmë dhe asistencë për zhvillimin e bujqësisë në zonat kodrinore dhe malore, o kthehem nga Brukseli me paketë financimi prej 71 milion euro për bujqësine, o vij nga Roma me 500 mijë euro për kultivimin e duhanit, o kthehem nga Stambolli me një eskavator 300 mijë euro në xhep e me radhë.
Përgjigjia e Ministrit Panariti
Ku e ka hallin Braçe, ku është shqetësimi i tij? Pse ndodehi një infeksion dhe u bë qameti i madhe?!. Infeksione ndodhin, bujqsia është sektor me risk.
Një nga statuset e Dritan Kabës
Nese me pare shkruajta, per te qare e per te qeshur, tani po them qe eshte vetem per te qare. Si ka mundesi qe qytetareve shqiptare i eshte mbajtur e fshehte per me shume se kater muaj pamje e nje grabitesi te armatosur dhe nuk jep njeri llogari per kete, kur dihet qe pamjet e tjera qe edhe mund te kene qene sekret hetimi deri ne shkelje te lirive dhe te drejtave te njeriut jane shfaqur si filma ne edicionet e lajmeve dhe portale. Ndersa fytyra e nje grabitesi me arme as eshte shperndare si foto neper komisariate, ne media jo e jo. Duhej sot te shpallej e te arrestoj pas daljes per tre miuta i kerkuari, pse nuk u be dy dite pas ngjarjes? Apo duhej sot qe te bente statusin ministri, TEATER dhe TURP, Per te justifikuar nje ligj qe nuk e ka asnje shtet ne GLOB
Sulmi i Dritan Yllit për arrestimin e Nikollaq Neranxit
?Dicka me shume se nje vit me pare, nje nder taksapaguesit me te rendesishem te vendit tone, kompania Neranxi u grabit ne mes te dites dhe autoret s?u gjenden kurre?Sot Nikollaq Neranxi u shoqerua ne polici?Nje incident qe gjithnje ka premisa te sqarohet pa pasur nevoje, te nxirret ne kerkim nje prej punedhenesve me te medhenj ne Shqiperi..?.
Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Uj...
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë biznesmenin e naftës Iliaz...
Në 6 prill 1919, në Bavari të Gjermanisë, socialistët e krah...
Dy rrjete ndërkombëtare të trafikimit të drogës janë shkatër...
Votimi i djeshëm nga anëtarët e Asamblesë së Partisë Sociali...
Partia Socialiste ka zgjedhur kryesinë e re, e cila ka manda...
Rritja e azilkërkuesve shqiptarë në Holandë ka sjellë shqetë...
Ndërsa fermerët luftojnë në jetën e tyre të përditshme për m...
Rikthehen temperaturat e ulëta, reshjet e shiut dhe era e fo...
Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të prokurorisë pas de...
Po bëhen gati 6 muaj nga dita kur Partia Demokratike dhe kre...
Kryeministri Edi Rama, prezantoi të enjten projektin për st...
Ndërsa ka përfunduar shtrimi i asfaltit, korsia e biçikletav...
Nga Edi RamaA ishte Wembley i vjeter nje monument kulture?Jo...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar për ndër...
Një shtetas 19-vjeçar ka mbetur i plagosur nga goditja me ar...
Katër familje me 29 anëtarë kanë mbetur në qiell të hapur ng...
Në Londër ka nisur fushata kundër deklaratës së Sekretarit b...
Zëvendës ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, ka sulmuar dre...
Citynews ka publikuar një material me përplasjet dhe akuzat ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...