Rreshje shiu gjithe javen
Rikthehen temperaturat e ulëta, reshjet e shiut dhe era e fo...
Ndërsa fermerët luftojnë në jetën e tyre të përditshme për më shumë prodhim, bujqësia është futur në një debat për rritjen e saj apo të eksporteve. Kundërshtitë e ministrit të Bujqësisë për recesionin e sektorit sipas INSTAT, rrezikojnë që problemet të mos ?shihen në sy?. Ish-drejtues në këtë sektor paralajmërojnë ulje të të mbjellave edhe këtë vit
Është rritur apo jo bujqësia vitin e kaluar?! Po flasim për sektorin, ku punon gjysma e popullsisë shqiptare dhe zë rreth 20% të ekonomisë në vlerë. Në fakt, rrallëherë mund të ketë ndodhur të diskutohen shifrat e Institutit të Statistikave nga ministri i Bujqësisë, e aq më tepër të kundërshtohen. INSTAT raporton ulje të sektorit për tre tremujorë rresht në 2015-n dhe pas kësaj, ministri ka kundërshtuar, duke sjellë shifrat e eksporteve e duke argumentuar mënyrat e përllogaritjes. Ra 0.5% apo u rrit po kaq, e vërteta është se bujqësia ka mbetur mbrapa e vazhdon të jetë fëmija jetim, që përdoret sa herë nevojitet për një shërbim dhe i jepen thërrmija sa për të mbajtur shpirtin gjallë.
Të dhënat e fundit të INSTAT-it raportojnë ulje me 1.9% të prodhimit bujqësor për tremujorin e katërt të 2015-s. Sipas të dhënave zyrtare, ritmet e rritjes së sektorit kanë nisur të ngadalësohen që në vitin 2013, por vitin e kaluar, bujqësia dha një kontribut negativ në ekonomi me 0.37%. Sektori vlerësohet të jetë përfshirë në një sërë vështirësish ciklike, pa mundur të orientohet drejt zinxhirit të vlerave. Gjithsesi eksportet agroushqimore rezultojnë me rritje. Vitin e kaluar, ato ishin 25% më të larta së një vit më parë. Por të gjithë e dimë, se edhe pse një tregues shumë i mirë e dëshiruar prej vitesh, eksportet bujqësore janë vetëm një pjesë e vogël e ekonomisë bujqësore. Llogaritet që rreth 7% e prodhimit bujqësor të eksportohet? Çfarë ndodh me pjesën tjetër?! Meqë vitin e kaluar, eksportet janë rritur, e ndërkohë dhe subvencionet kanë shkuar më së shumti te tregtarët, a mos vallë u fuqizuan më shumë tregtarët, ndërsa fermerët janë në vështirësi?! Këto pyetje do të donin përgjigje të matur. Por, përgjigjja e ministrit të Bujqësisë, e ?pret? shpresën për këtë, meqë ai ka kundërshtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të dhënat e INSTAT-it. Vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të INSTAT, bujqësia ra 0.93%.
Në një aktivitet për bujqësinë në Mirditë, ministri Edmond Panariti është shprehur se, duke iu referuar treguesve, bujqësia ka pasur rritje të eksporteve me 25% nuk mund të përkthehet në -0.5%. Sipas Panaritit, INSTAT duhet të ndryshojë metodologjinë me të cilën nxjerr statistikat e saj, pasi bujqësia ka rritje. ?Së pari, më duket se këtu matematika nuk punon mirë, ose të themi, më mirë nuk u punon aritmetika. Për arsye sepse një sektor, i cili në mënyrë të provuar është rritur 25% vitin e kaluar në eksporte, nuk mund të konsiderohet një sektor që nuk zhvillohet, aq më tepër në rritje. Edhe një nxënës i fillores e di që +25 nuk është baras me -0.5. Prandaj, ftoj miqësisht INSTAT-in që të shikojë metodologjinë e përllogaritjes së statistikave të bujqësisë?, u shpreh Panariti. Sipas ministrit, shifrat janë të pasakta, pasi INSTAT përfshin në llogari sektorin e pyjeve që janë nën moratorium, si dhe duhet të futen në përllogaritje të këtij sektori agropërpunimi që është lidhje e drejtpërdrejtë me bujqësinë dhe jo industrinë.
Pa dashur të kundërshtojmë ministrin, moratoriumi i pyjeve, ka hyrë në fuqi këtë vit dhe nuk ka pasur efekt negativ më parë, gjithsesi edhe shifrat janë çështje këndvështrimesh. I lexojmë si na intereson, edhe pse në thelb na intereson të kemi më shumë prodhim vendas, e me çmim të lirë. Por, në rastin e një uljeje të mundshme të prodhimit dhe pikëpyetjeve mbi ecurinë e saj, do të ishte mirë që bujqësia të merret me seriozitet nga qeveria e mbi të gjitha nga ministri i Bujqësisë. Kujtojmë se bujqësia është ?streha e punësimit zyrtar? sa herë politikës i intereson të thotë se u rrit punësimi në vend.
Por t?i rikthehemi debatit. Ministri Panariti ka shprehur rezerva për metodologjinë. ?INSTAT-i ka disa statistika që i bazon në atë që quhet pritshmëri. Praktikisht janë të dhëna të kalkuluara dhe jo të matura. Të dhënat duhet të jenë të matshme dhe jo të perceptueshme. Janë të dhëna që vijnë nga doganat që janë të dhënat më faktike dhe objektive. Bujqësia dhe agropërpunimi këtë vit kanë eksportuar 60 milionë dollarë më shumë se një vit më parë. Është një kërcim historik i eksporteve shqiptare?, theksoi ai. Por, të kontaktuar nga media informative në vend, Instituti i Statistikave u është përgjigjur deklaratave të ministrit. ?Besojmë se këtu ka një keqkuptim, pasi INSTAT prej shumë vitesh në lidhje me statistikat e bujqësisë prodhon indikatorë të rritjes ekonomike, të cilat furnizohen nga vetë Ministria e Bujqësisë dhe dërgohen në mënyrë zyrtare nga kjo ministri në INSTAT?, thuhet për ?Ora News?. ?Nuk ka sesi shifrat e kontributit të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të jenë të ndryshme nga ato që kjo ministri i vë në dispozicion INSTAT-it. Duhet të kuptojmë që metodologjia e llogaritjes së PBB-së në Shqipëri është ndërkombëtare dhe e asistuar si nga FMN ashtu dhe Eurostat?. Debati mbi përpunimin e statistikave është i hershëm. Dhe ministri duket se e ka një variant të tij për këtë. Brenda ministrisë ka vlerësuar ai, do të krijohet një zyrë statistikash, vërtetësia e të cilave do të monitorohet nga FAO. ?Ne e kemi rimarrë (zyrën e statistikave) por unë kam kërkuar që të jemi nën monitorimin dhe mbikëqyrjen e FAO-s. Përsëri, për të qenë të kujdesshëm që të mos thotë njeri që Ministria fabrikon, etj.?, është shprehur ministri.
Për më tepër, ai është optimist për këtë vit. Sipas Panaritit, ?ky sektor do të udhëheqë rritjen ekonomike edhe gjatë vitit 2016, pavarësisht problematikës së përmbytjeve?. Nuk e mendojnë aspak kështu ekspertë të sektorit, të cilët besojnë se mungesa e subvencioneve të drejtpërdrejta në bujqësi i ka dobësuar ato. Sipas tyre, vitin e kaluar fermerët kanë qenë nën presionin e tregtarëve për të shitur edhe nën kosto. Kjo rrezikon të ketë ?shuar? vullnetin e tyre për të mbjellë tokat po aq sa një vit më parë.
Bujqësia, e madhe, por e vogël
Mes shifrave të INSTAT-it nuk ka kontradikta. Krahas uljes së sektorit bujqësor, edhe punësimi është tkurrur. Në tremujorin e katërt, forca e punës në bujqësi ra me -3.1%, ndikuar nga emigracioni masiv i vitit të kaluar. Edhe pse disa qeverisje rresht nuk po arrijnë t?i japin bujqësisë vëmendjen e merituar, bujqësia vazhdon të mos e ?braktisë? qeverinë me kontributin e saj. Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit. Një arsye është se ne nuk kemi nga t?i ikim bujqësisë, e nuk kemi zhvilluar industri të tjera. Por, ka edhe disa faktorë që nuk e justifikojnë rëndësinë e saj. Vendi vijon të jetë një importues neto i prodhimeve bujqësore. Në Maqedoni, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Malin e Zi zë vetëm 10% të PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%; në Ukrainë 11.8% dhe në Rusi vetëm 4%. Në vendet e zhvilluara të BE-së, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së. Teksa sektori ka pozitë dominuese në ekonominë shqiptare, vendi vijon të importojë produkte ushqimore 4.7 herë më shumë se sa eksporton. Kjo ecuri tregon se vendi është në inercinë e trashëgimisë së para viteve ?90, pa mundur të modernizojë dhe të përshtasë sektorin me nevojat e reja të ekonomisë së tregut. Përkundrazi, masat e marra në vitet 1991 me ?masakrën? në copëzimin e tokës për frymë, financimet me pikatore dhe politikat fragmentare të zhvillimit e kanë çorientuar zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të sektorit. Bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarve (me 39.7% të totalit) dhe me kontributin në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sektori është përfshirë në një sërë vështirësish ciklike, pa mundur të orientohet drejt zinxhirit të vlerave. Pas shkëlqimit në dukje të rritjes së eksporteve me 25% në vitin 2015, totali i prodhimit bujqësor ka pësuar rënie me 0.93% më 2015-s, sipas të dhënave të INSTAT.
Fasllia: Bujqësia ka rënë dhe rrezikon të bjerë më shumë këtë vit
Ndoc Fasllia, ish-zëvendësministër i Bujqësisë
Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave rezulton se ritmet e rritjes ekonomike në sektorin bujqësor edhe për vitin 2015 kanë pësuar rënie. Janë disa arsyet që kanë çuar në këtë situatë. Është e vërtetë që rritja ekonomike në bujqësi ka ardhur në rënie, pavarësisht se Ministria e Bujqësisë nuk njeh të dhënat e INSTAT-it si institucioni i vetëm shtetëror kompetent dhe i ngarkuar me ligj të përllogarisë treguesit e rritjes ekonomike në vend. Kjo përplasje dhe mosnjohje e ndërsjellë e institucioneve qendrore shtetërore nuk ka ndodhur në këto 25 vite në Shqipëri. Në periudhën 2006-2012, rritja ekonomike mesatare në bujqësi ka qenë rreth 5%, në një kohë kur në dy vitet e fundit kjo rritje varion nga 1.5-2%. Në tre vitet e fundit, qeveria ka hequr dorë nga mbështetja e prodhimit, me pretekstin se do të mbështesin grumbulluesit dhe përpunuesit, të cilët kanë marrë pothuaj 80% të fondeve të destinuara për mbështetje në bujqësi. Këtë mbështetje e kanë përfituar jo më shumë se 50 subjekte që merren me grumbullim dhe tregtim produktesh. Shqipëria është në një fazë kur prodhimi vendas ka nevojë për mbështetje të fuqishme, pasi për shumë produkte bujqësore kemi një bilanc negativ, pra nuk arrijmë të plotësojmë kërkesat e tregut të brendshëm. Flitet për rritje eksportesh në një kohë kur ato përbëjnë vetëm 7% të vlerës së prodhimit bujqësor në PBB. Nga 2.5 miliardë dollarë që është kontributi i bujqësisë në PBB, eksportet kontribuojnë vetëm me 180 milionë dollarë, ose siç theksuam vetëm 7% të totalit. Nga ana tjetër, me eksporte merren vetëm 3700 ferma bujqësore të përqendruara kryesisht në rrethin e Lushnjës dhe Beratit, në një kohë kur janë mbi 300 mijë ferma të tjera që nuk prodhojnë për eksport. Po të shikoni të dhënat statistikore të dala nga doganat, rezulton se importet e prodhimeve bujqësore janë rritur ndjeshëm dhe deficiti tregtar sa vjen dhe thellohet. Faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e prodhimit vendas janë politikat aspak nxitëse, përkundrazi shpesh janë aplikuar politika frenuese deri dhe represive ndaj prodhuesve në bujqësi dhe blegtori. Me pretekstin gjoja të ?formalizimit të prodhimit? fermerët e vegjël nuk janë lejuar të shesin prodhimet e tyre. Kjo ka bërë që një pjesë e prodhimit të mos shitet ose të shitet nën kosto dhe për pasojë, sipërfaqja e tokës bujqësore të lënë djerr është shtuar dhe sidomos këtë vit pritet të shtohet ndjeshëm. Presioni që ju bëhet prodhuesve në fshatra për të mos tregtuar prodhimin e tyre, ju ka krijuar mundësinë spekulantëve dhe matrapazëve që me pretekstin e shitjes me faturë, NIPT, etj., t?i bëjnë fermerët të presin dhe t?ua marrin prodhimin me çmime qesharake, shpeshherë nën kosto. Kanë munguar pothuajse tërësisht investimet për ujitjen kullimin dhe infrastrukturën rrugore në zonat rurale. Në tre vjet nuk është shtruar asnjë kilometër rrugë në fshat, gjë e cila do të ndihmonte se tepërmi prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Në gjykimin tonë kjo është një situatë alarmante, e cila do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën në sektorin bujqësor, nëse nuk merren masat e nevojshme. Çmimet e ulëta, me të cilat kanë shitur vitin e kaluar, do të bëjnë që fermerët të lënë më shumë tokë djerrë këtë vit./Monitor
Rikthehen temperaturat e ulëta, reshjet e shiut dhe era e fo...
Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të prokurorisë pas de...
Po bëhen gati 6 muaj nga dita kur Partia Demokratike dhe kre...
Kryeministri Edi Rama, prezantoi të enjten projektin për st...
Ndërsa ka përfunduar shtrimi i asfaltit, korsia e biçikletav...
Nga Edi RamaA ishte Wembley i vjeter nje monument kulture?Jo...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar për ndër...
Një shtetas 19-vjeçar ka mbetur i plagosur nga goditja me ar...
Katër familje me 29 anëtarë kanë mbetur në qiell të hapur ng...
Në Londër ka nisur fushata kundër deklaratës së Sekretarit b...
Zëvendës ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, ka sulmuar dre...
Citynews ka publikuar një material me përplasjet dhe akuzat ...
Ai akuzohej për vënien e tritolit te farmacia e babait të Sa...
Në fshatrat e Korcës varfëria dhe papunësia është ulur këmbë...
Si shumë vende të tjera, edhe Çekia është përfshirë në skand...
Policia Rrugore Tiranë ka vijuar punën për rritjen e paramet...
Një pritje e lodhshme po bëhet ajo e sipërmarrësve në minier...
Lulzim Berisha thotë se emrin e Emiljano Shullazit ai e ka ...
Gjatë operacionit të koduar “Kasnec”, policia në Shkodër arr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me bano...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...