Vula që i kaloi “Vollgën” Shullazit/ Hetim kancelares dhe kryesekretares
Pas hetimit të tre gjyqtarëve në Durrës, në lidhje me pronës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të zonave Fan, Kthellë dhe Rubik. Banorët e kanë njohur zotin Basha me varfërinë e madhe që ka pushtuar këto zona, papunësia e lartë, pamundësia për të paguar energjinë ka bërë që shumë familje të jetojnë në errësirë.
Banorët u ankuan për arrogancën e pushtetit. Sot, thanë ata s?ke ku të ankohesh për një shqetësim, për mbifaturime apo nevojat për investime e mbështetje në bujqësi.
Basha: Këta që bërtasin shtet-shtet-shtet, shtetin e paskan për Emilianon, shtetin e paskan për Koço Kokëdhimën, shtetin e paskan për bijtë e tyre që të marrin tenderat e shqiptarëve, të marrin tenderat e OSHË-së, të marrin hekurudhën shqiptarëve, të veshin syze 60-mijë euro, aq saç është ndihma ekonomike në muaj për Mirditën. Ku qenka shteti? Shteti ku OSHE-ja vetëm në një vit ka abuzuar me fondet, me taksat, me tarifat që iu merr shqiptarëve 21 milionë dollarë. Shteti ku vitin e kaluar vetëm për karburant dhe për makinat e shtetit janë abuzuar 34 milionë dollarë. Imagjinoni se çfarë shifrash bëhet fjalë, sa për të ngrit pensionet e gjithë Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike pa nga afër dhe qendrën ditore të ngritur nga motrat në Fan ku u shërbehej fëmijëve të zonës si dhe vizitoi familjet e Lekë Shtinja (Bajraktari). Familje nga e cila regjimi komunist ka pushkatuar rreth 20 burra dhe në familjen Benardin Bliu një i përndjekur, i larguar padrejtësisht nga puna. Ata i bënë të ditur zotit Basha se jo vetëm qeveria nuk po mban premtimin për të përndjekurit por po i përndjek e persekuton edhe sot duke i larguar nga puna e lënë në mes të rrugëve.
Në takimin me fermerët e zonës se Kthellës, zoti Basha ka shpalosur platformën për bujqësinë. 150 milionë euro në vit do të jetë buxheti tha zoti Basha, 100 prej të cilave do të përdoren për subvencione të drejtpërdrejta për fermerët.
Banorë: I mori krejt paret e dritave Edi Rama një kabinë s?mund e bleu, një kabinë elektrike me dy bombina.
Banorë: Jemi duke ble farna të pakontrollume. Absolutisht mbjell misër të dalin boca.
Basha: 50 milionë euro në vit do të shkojnë vetëm për infrastrukturën bujqësore, për vaditje, për kanalizim, për kullim. 100 milionë euro në vit, vitin e parë do të shkojnë drejtpërdrejtë për subvencionim e fermerëve.
Në Rubik zoti Basha u ndesh me shqetësimin e qytetarëve për ilaçet e skaduara dhe burgosjen për një kasolle të ndërtuar për bagëtinë.
Banore: Marr 90 mijë lekë ilaçe në muaj. Na japin ilaçet e shtrenjta, as s?pyet as për të sëmurin, as për të shëndoshin. Ilaçet kam frikë se mos ilaçet janë të skadume. Pijë gjithë ato ilaçe edhe tensioni nuk ik.
Banorë: Për një kasolle që më bëri djali të thiut, se largova thiun edhe lopën ma larg, ma futën në burg dy ditë e dy net.
Ndërsa ka shprehur shqetësimin për situatën e rendit ku biznesi kërcënohet me armë nga banditë të lidhur me ministrin e Brendshëm, zoti Basha tha se zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Basha: Si mund të hapen vende pune kur biznesi i cili kërkon kushte të favorshëm për të investuar i rritet me 50 përqind taksa apo kërcënohet nga banditët, nga shullazët me gjoba, me tritol?! Si mund të hapen vende pune kur krimi dhe njeriu që është ngarkuar me Kushtetutë të luftojë krimin janë bërë një e nuk dallohet ku mbaron krimi e ku fillon ministri i Brendshëm.
Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet. Ndaj së bashku me partnerët tanë do të marrim të gjitha masat që të mos i prekin zgjedhjet.
Pas hetimit të tre gjyqtarëve në Durrës, në lidhje me pronës...
Qeveria ka vendosur që në administratë të përfshihen edhe pu...
Ditën e djeshme Asamblea e Partisë Socialiste u mblodh për t...
Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën dhe dy persona ...
Ti Doktor i kujton shqiptarët si vetja; burrnorë, të besës, ...
Së fundmi, Aleanca kuqezi ka ndërmarrë një fushatë “Shtet me...
Dy njerëzit e fuqishëm të Rilindjes, që po marrin pushtet br...
Nga Alfred PezaMe kane bere per te qeshur e per te qare keto...
Përmes një statusi në facebook, biznesmeni Nikollaq Neranxi ...
Lulzim Berisha, i cilësuar nga prokuroria dhe policia si kre...
Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Korç...
Horoskopi ditor për diten e diel – 24. prill 2016DASHI 21. m...
Deputeti Eduard Ndocaj, vazhdon të jap një shembull në lidhj...
“Burgu është për burra” por jo për njerëzit e ndershëm të kë...
Sot ne dreke shkova te vizitoj nje panair shume te kendshem ...
Drejtori i Përgjithshëm i Inspekoriatit Kombëtar të Punës dh...
Zëri i Amerikës: Ambasador Ryerson, këtë javë u bënë 25 vjet...
Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar në lidhje me konçesion...
Faleminderit që më ftuat të marr pjesë dhe të flas në këtë F...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...