web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ANALIZË/ Jeta në shifra e familjes Kryeministrore. Nga shtëpitë, kostumet ZEGNA, operacionet plastike post-partum e deri tek BMW-të e Gregut e Olsit

22 Prill 2016, 17:09, Aktualitet CNA

3 vjet pasi ka marrë pushtetin, familja kryeministrore shqiptare, është përfshirë në një dalldisje luksi të shfrenuar e cila në rastin më të mirë përfaqëson një qasje aspak morale në raportin mes një kryeministri dhe popullit të tij të zhhytur në skamje. Në rastin më të keq, vetëm ajo që duket, do të bënte që organet ligjzbatuese të nisnin sa më parë një hetim të hollësishëm se nga buron, rrëkeja e pashtershme monetare me të cilën nga më i madhi (kryeministri) e deri tek më i vogli (i biri i madh) tashmë e kanë shkëputur kontaktin me realitetin ku jetojmë e janë zhytur në botën e harramit e cila në fakt u duket parasjë e parë permes syzeve Maybah 60 mijë euroshe (si ato të Gregut).

Si mund sot që Rama kryeministër, të ngryset e të zgjohet i pashqetësuar nga asnjë në një banesë e cila në rastin më të keq përllogaritet të ketë kushtuar jo më pak se 1 milionë euro. Si mund sot ai që deklaronte deri para vitit 2013, vetëm 3 mijë dollarë kursime ku kaq para sot i kushton vetëm një metër pllaka fildishi nga ato ku ai vë këmbën sa herë lëviz nëpër shtëpinë më qesharake të Surrelit?

Ora 146 mije euro Philipe Phatek e Edi Rames

Si mundet sot Edi Rama të ketë paturpësinë që në prani të Sekretarit Amerikanë të Shtetit Xhon Kerri i cili mban një orë surf-i 40 dollarëshe, të vërvisë në publik Phatek Philipe-n e vet 146 mijë eurosh ndërsa kur e vuri re që dikush po ia shikonte më vëmendje atë, u mundua ta mbulonte me mëngët e kostumit të vet mijëra eurosh ZEGNA që po atë ditë mbante veshur?

Dhe lista e salltaneteve të përditshme të Ramës është akoma më e gjatë por pyetja është gjithmonë ajo e njëjta. Nga burojnë gjithë këto para? Nga burojnë paratë që bashkëshortja e tij përpos të tjerash mund ti lejojë vetës ndërhyrje plastike dhjetëra mijëra euro, post partum ndërsa akoma nuk ka një përgjigje për pyetjen publike sesi e ndërtoi pallatin që ia dërgoi ?në pajë? bashkëshortit të saj?

Syzet e markes Myabah te Greg Rames, djalit te Kryeministrit me vlere 60 mije euro

Po ashtu është e natyrshme të pyesësh se nga burojnë paratë që studenti i papunë Greg Rama, djali i madh i kryeministrit i lejon vetes të ketë jo 1 po dy BMW ku njëra prej tyre rezulton majde edhe blinduar? Si mund sot që studenti i papunë Greg Rama të mund të pozojë i qetë dhe i pashqetësuar me syzet e tij jashtë serie Maybah 60 mijë euro ndërsa kujtojmë që është i biri i një kryeministri që vetëm 3 vjet më parë përbetohej se nuk kishte pas shpirtit, veçse 3 mijë dollarë?

Udhetimi i shume kritikuar i Edi Rames dhe Linda Rame ne Majemi duke ndjekur nje ndeshje te NBA

Si mundet që çifti kryeministror të udhëtojë në fillim të vitit drejt Majemit krejt natyrshëm dhe pa asnjë problem kur një biletë deri atje kushton aq sa paga mujore e vetë Kryeministrit? E pra si mundet sot, që emigranti Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, që prej vitit 2013 vendosi të braktisë ëndrrën amerikane për veremin shqiptar? A bëri këtë sepse edhe ai si Briseida Shehaj besonte se ky vend bëhet dhe do të bëhet. Apo erdhi këtu për tu shëndërruar në atë që opozita thotë se ai është ai sot, sekseri Numër 1 në Shqipëri (që prej disa kohësh qarkullon nëpër Tiranë edhe i shoqëruar nga dy trupëroje)?

E pra e gjithë kjo frenezi e një jetesë përrallore e Kryeministrit dhe të tijve që neve na shitet si një osteritet, si një sakrifice sublime që ata po bëjnë duke ?qeverisur? këtë vend, e ka një përgjigjen bashkë edhe me faturën brenda. Dhe ajo përgjigje, zyrtare madje u është servirur shqiptarëve në mënyrën më të besueshme të mundshme, jo nga dokumentat e opozitës, as nga thashethemet e oborrit politik e as nga ?qentë? që i lehin ?karvanit? të Ramës.

Foto e nje nga aferave te perfoluar te Olsi Rames si sekser gjate nje takimi me nje kompani kineze si pjese e delegacionit shqiptar, (kujtojme qe vellai i kryeministrit nuk mban asnje post shteteror)

Ato janë publikuar në Shtator të vitit 2015 dhe gjenden në raportin kofidencial të OSBE , zyrtarët e të cilës sa herë takohen me kryeministrin e Shqipërisë duhet të kenë parasysh se: ?Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 ? 2011 dhe tani Kryeministër, është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 ? 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro sipas pretendimit të raportit kofidencial të OSBE-së, të investuara në kompani ?offshore? përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?.

Këtë duhet ta kenë parasysh gjithmonë edhe shqiptarët!?

Pjesa e raportit konfidencial te OSBE-se per Kryeministrin Edi Rama





Lajmet e fundit nga