Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Shqipëria ndodhet sot në nja kaos total ekonomik, politik, gjeopolitik, mediatik, madje dhe identitar. As në vitin 1997 shqiptarët nuk kanë qenë kaq të paqartë, të pasigurtë, të pashpresë, të pamotivuar. Nuk dinë kujt t?ja besojnë të ardhmen, nuk shohin më si shpresë as emigrimin i cili tashmë nuk është një rrezik i panjohur dhe i pa provuar për ta.
Po jetojmë depresionin ndoshta sepse pasi kemi provuar shumë, pothuajse çdo gjë, e prapë nuk jemi si të tjerët. Pavarësisht se si erdhi dhe sa i besoja Edi Ramës, ne vitin 2013, ish shefi i opozitës ngjalli shpresë atë vit. Po sot? Sot ka zhgënjyer pothuajse këdo. Më së shumti ka arritur të demotivojë biznesin, konkurencën, ambicjen, iniciativën. Me pak fjalë po mundohet të vërë në dyshim gjërat më të shtrenjta, frytet e Lirisë. Mjafton të shikoni se si i ka zhvleftësuar duke ju hedhur nga një kockë mediat e këtij vendi. Ose duke i lënë të rrëshqasin në paligjshmëri bosat e tyre për ti pasur lehtësisht të shantazhueshëm. Dhe për hir të së vërtetës ja ka arritur në masën më të madhe.
Aq shumë i ka nënshtruar sa kanë filluar ta bezdisin edhe me parëndësinë e tyre, prej faktit se është një politikan mirfilltazi prodhim i medias. Rama ndodhet mes dilemës se mos gazetat dhe ekranët që e prodhuan si politikan duan pak më shumë dinjitet sepse kështu i shtohet dinjiteti edhe vetë atij. E bën këtë nga frika se mos po ato media prodhojnë një tjetër si ai. Dhe brenda arësyes së tij të paarësyeshme nuk e ka keq. Shihni pjellën e ti virtuale, Erion Veliajn. Për cilindo që kupton sadopak nga imazhi, Erion Veliaj, duke qënë pjellë, është rrjedhimisht edhe një imituesi i Edi Ramës. Qytetarët nuk e dinë se Veliaj çdo kronikë lajmesh e ka me kosto milionëshe.
Çdo video e tij është me ?Korrektor ngjyrash? për ta sjellë para publikut sa më perfekt. Prandaj Edi Rama mund të ketë pas një farë dileme për pak më tepër respekt ndaj ?fabrikës? që prodhoi si politikan, por frika se një tjetër më i kuruar, më i artikuluar sado bosh mund t?i zërë vendin duke i hequr tinëz nga pas karriken, i ka zhbërë çdo dilemë. Ajo që Edi Rama nuk kishte menduar, është koha. Koha, edhepse me vonesë, gjithmonë e gjen një zgjidhje. Edi Rama duke i marrë frymën trsparencës dhe duke nxjerrë në rrugë këdo që nuk është dakord me të, në mënyrë të pavullnetëshme ka krijuar një armatë njerëzish të lirë të revoltuar në kërkim të mjeteve për të denoncuar dhe delegjitimuar metodat e tij kontrolluese-shantazhuese ndaj mendimit të lirë, invadimit të jetës së qytetarëve në të gjitha nivelet.
Përveç politikave të tij, Edi Rama po shfaq tendenca të qarta edhe të imponimit të shijeve të tij, që dikush cilëson ekstravagante, e shumëkush të çmendura. Por le të kthehemi tek ushtria e denoncuesve të qeverisjes që Edi Rama ka krijuar me gjithcka ka bërë këto tri vite. Falë rrjetit, të papunët, të pashpresët, dhe një pjesë e intelektualëve të lirë, i janë drejtuar ?medias popullore?, asaj që sot është trendy global dhe po transformon në formë dhe në kohë mënyrën se si qytetarët informohen e manipulohen. Një studim i ?BBC? kishte arritur në konkluzionin se pas dy vitesh 80 % e njerzve të planetit do të informohen nga rrjeti dhe mediat online. Rreth një milionë shqiptarë kanë sot një profil të tyrin në Facebook. Këta njerëz po aq sa informohen edhe dehen me të vërtetën e në shume raste me të pavërtetën, por gjithsesi informohen tashmë brenda rrjetit që ka krijuar për miliarda njerëz Mark Zuckerbergu.
Falë lehtësirave që Facebook u jep 1 milionë përdorueve të tij shqiptarë, ka bërë që shumë gazetarë të rinj dhe të pa përlyer për shkak të moshës, të bashkohen dhe të krijojnë portalet e tyre, duke i krijuar bezdisje e dhëmbje koke pushtetit, duke xhelozuar në këtë mënyrë, madje edhe inatosur e defaktorizuar, botuesit e kohës së Ramiz Alisë, Gazidedës e Fatos Klosit, të cilët tashmë janë kthyer thjesht në gjobvënës. Këta janë bërë shumë agresivë ndaj këtij trendi të ri të mediave, të cilin trend, për shumë arësye nuk e ndjekin dot, dhe duan s?duan mbeten mbrapa, nuk bëhen dot bashkëkohor. Si mund ta konkurojë letra, lapsi, kalemi,, internetin,celularin, transparencën? Si mund ta konkurojë shkolla e partisë, shkollën e teknologjisë, Fatos Klosi, Wikiliksin, apo Sofo Lazri, Mark Zuckerbergun?
Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë. Prandaj kjo rracë e pistë është hedhur në sulm ndaj mediave online, se i risitë e kohës. Se atyre vetë u ka mbetur ora në kohën e shtypshkronjave me plumb. Shihni sa demode dhe jashtë kohe duken ca hajdutë dhe matrapazë që erdhën nga Italia në vitet ?90, zaptuan frekuencat në mungesë të legjislacionit dhe u pasuruan duke na paraqitur për teknologji të përparuar ca rraqe që i mori në koshat e plehrave. Më pas duke shfrytëzuar eksperincën e vendëve të lira na shiten manipulimin si informim e profesionalizem.
Sot në kohën e lirisë globale falë dhe rrjetit, shakaxhinjtë e mediatizimit mafioz ndjehen të pafuqishëm dhe të padobishem e duan të na shesin vuajtjen tonë si vlerë, bunkerin si art, të çmendurin si ekstravagant, mjafton që të vazhdojnë të xhvasin miliona. Sot qytetarët shqiptarë janë më të informuar, pse jo dhe të dizinformuar nga llava e informacioneve në rrjet, por janë në epokën e lajmit të jetuar dhe publikuar prej tyre vetë, prandaj, në analizë të fundit, janë më të lirë. Ndoshta shumë herë edhe të pasigurtë, por të hapur. Kjo është arsyeja që rraqet mediatike të Sofo Lazrit nuk mund të mos e urrejnë Mark Zuckenbergun të cilit i themi: Faleminderit./syri.net
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Delvinës, në ...
Keto kohe kane dale ne qarkullim nje lloj i ri banditesh. Ke...
Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptar...
Deputeti socialist Ben Blushi do të zhvillojë të dielën një ...
Ditën e sotme u zhvillua konferenca me temë “25 vjet demokra...
Skandalet me procedurat e tenderimit duket se nuk kanë të nd...
Zëvendëskryeministri, Z. Niko Peleshi mori pjesë dje në Deba...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, priti sot ambasador...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sulmuar Presidentin e...
Kur kanë mbetur rreth 5 javë nga mbledhja e përbashkët e qev...
Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bas...
Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ...
Shoqata “Menvgroup” e përfaqësuar nga avokati Altin Goxhaj k...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në konferencën ...
Projekti i Arenës Kombëtare, i shumëpritur nga shqiptarët, k...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka sqaruar sot se p...
RENEA ekzekutoi sot të shumë kërkuarin Petrit Dushi gjatë nj...
Renea ka neutralizuar sulmin me arme nga nje i shumekerkuar ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kryeministr...
Spitali Amerikan ka marrë përsipër të kryejë një operacion t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...