Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në konferencën me temë ?25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri? të organizuar nga Fondacioni ?Konrad Adenauer? dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Integrim.
Në këtë aktivitet morën pjesë President i Bundestagut Gjerman, Prof. dr. Norbert Lammert, ish-Kryetarë të Kuvendit, diplomatë, deputetë, akademikë, etj.
Në fillim të fjalës së tij, z. Ilir Meta falënderoi Presidentin e Bundestagut, Prof. Lammert, i cili pavarësisht nga disa ngjarje të paparashikuara nuk e anuloi vizitën e tij në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit vlerësoi vizitën e z. Lammert si shumë e rëndësishme për të dhënë mesazhe mjaft të qarta mbështetjeje dhe tregon rëndësinë që Gjermania i kushton Shqipërisë dhe Rajonit tonë.
?Shqipëria sot është një vend, jo vetëm anëtar i NATO-s, jo vetëm kandidat në Bashkimin Europian, është gjithashtu një vend, qytetarët e të cilit lëvizin pa viza në hapësirën Shengen, por është një vend njëkohësisht që synon sa më parë të çelë negociatat për anëtarësimin në BE. Dhe jam i bindur dhe këtë bindje besoj e ndaj me shumë prej jush, që këto arritje do të kishin qenë shumë të vështira, për të mos thënë të pamundura pa mbështetjen e jashtëzakonshme të Gjermanisë për zhvillimin demokratik të vendit tonë, për forcimin e institucioneve, për të mbështetur parlamentarizmin dhe në këtë mënyrë unë. Këtë aktivitet e shikoj si një nxitje për të reflektuar dhe për të përmirësuar cilësinë e parlamentarizmit, demokracisë dhe funksionimit të institucioneve në vendin tonë për të ardhmen?, – tha z. Meta.
Kryetari i Kuvendit u shpreh se për më shumë se gjysmë shekulli Shqipëria patëm një ndërprerje të parlamentarizmit, pavarësisht se ishte një institucion që formalisht miratonte ligjet e partisë-shtet.
?Gjatë këtyre 25 viteve Shqipëria ka njohur zhvillime, transformime të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet, shoqërore, ekonomike, institucionale dhe politike. Megjithatë shumë prej nesh dhe sidomos qytetarët tanë nuk janë shumë të kënaqur me këto arritje, pasi gjithçka që arrihet, harrohet dhe kujtohet se ka qenë dhe më parë. Dhe gjithnjë pritshmëritë janë në rritje dhe mendoj që kjo është pozitive dhe lidhet edhe me ambiciet tona edhe si popull, edhe si komb, për të kapërcyer një prapambetje historike në një kohë sa më të shkurtër?, – theksoi z. Meta.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria sot është një vend i hapur dhe faktor mjaft i vlerësuar i paqes dhe i stabilitetit në rajonin tonë dhe kontribuon maksimalisht për të forcuar paqen dhe sigurinë në këtë rajon.
?Por si anëtare e NATO-s kontribuon kudo, ku asaj i kërkohet edhe për sigurinë globale, për luftën kundër terrorizmit dhe sfida të tjera madhore në përputhje dhe me kapacitetet dhe me mundësitë tona. Dhe faktor mjaft i vlerësuar i paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë dhe kontribuon maksimalisht për të forcuar paqen dhe sigurinë në këtë rajon, por si anëtare e NATO-s kontribuon kudo ku asaj i kërkohet edhe për sigurinë globale, për luftën kundër terrorizmit dhe sfida të tjera madhore në përputhje dhe me kapacitet dhe me mundësitë tona. Është kënaqësi për ne, që për herë të parë do të organizojmë muajin ardhshëm Asamblenë Parlamentare të NATO-s në vendin tonë. Është, do të thosha përsëri një arritje që ndoshta nuk na bën shumë përshtypje, por të mos harrojmë se 26 vjet më parë ishin i vetmi vend në botë që i kishte shpallur luftë edhe NATO-s dhe Traktatit të Varshavës, ishim mjaft unik në këtë drejtim. Jo vetëm kaq, por ndoshta kishte dhe njerëz për shkak të izolimit që edhe besonin se mund t?i mundin të dyja blloqet njëkohësisht?, – vijoi z. Ilir Meta.
Sakaq, Kryetari i Kuvendit u ndal edhe të reforma në drejtësi, proces që e cilësoi si shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe për të thelluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit, etj.
Në pjesën e dytë të konferencës gjatë diskutimeve Kryetari i Kuvendit, z. Meta mori fjalën për të folur në lidhje me çështjet e parlamentarizmit në Shqipëri dhe të bashkëpunimi mes forcave politike në Parlament.
?Ajo që dua të theksoj është se Parlamenti ynë, ende nuk mund të themi që është ai modeli i arrirë i tempullit të demokracisë, që mund të kenë qytetarët në dëshirën e tyre apo në mendjen e tyre. Por edhe në shumë vende të tjera ne shohim që ka bojkote të Parlamentit, ka tensione, ka për fat të keq edhe konfrontime. Unë mendoj se në radhë të parë kjo vjen me trashëgiminë tonë të përbashkët në një masë të madhe si vende ish-komuniste, ku ende kemi të vështirë të shkëputemi nga ajo kultura përjashtuese e mendimit alternativ dhe nga dëshira për ta informuar pa argument dhe në mënyrë racionale, por nga pozitat e më të fortit, më i forti për shkak të pushtetit apo më i forti për shkak të dëmit që mund të shkaktojë?, – theksoi z. Meta, duke shtuar se në rast të opozitës, dëmi që mund të shkaktojë është bojkoti apo një presion që vë në vështirësi jo thjesht qeverinë, por vë në vështirësi dhe vendin.
Sipas z. Ilir Meta, qeveria ka gjithmonë dëshirë t?i imponojë Parlamentit një axhendë të sajën, ndërkohë që është Parlamenti që duhet të rrisë më shumë kontrollin ndaj qeverisë.
?Dhe kjo e ndihmon edhe vetë qeverinë që të jetë më pak e bllokueshme. Sepse çdo vendim i nxituar, i pastudiuar, që nuk merr kohën e duhur për t?u debatuar edhe në komisionet parlamentare, me grupet e interesit, nesër të çon në një rishikim apo në një rivlerësim të efekteve të një ligji apo të një reforme të caktuar . Pra unë e shoh këtë më shumë në këtë drejtim. Së dyti, ndoshta ky legjislacioni që kemi bërë për dekriminalizimin, është më i ashpri që ka ndonjë vend në Europë. Unë them që kemi bërë shumë mirë që e kemi bërë këtë. Nuk është një arsye kjo për t?u krenuar, sepse kemi qenë të imponuar nga disa ngjarje tërësisht të shëmtuara që kanë ndodhur. Por tregon një fuqi reflektimi. Tregon për të gjitha arsyet apo faktorët. Dhe jemi detyruar që të vendosim një standard i cili në të ardhmen jam i bindur, pra dhe legjislaturat e tjera, do të ndihmojë që opinioni ditën enjten apo ditët që kemi debatet e komisioneve, të dëgjojmë më shumë argumente, se sa të shohim ndonjëherë ndonjë sjellje arrogante apo sjellje të fortësh?, – deklaroi Kryetari i Kuvendit.
Më tej, z. Meta vuri në dukje faktin se disa elementë që nuk e kanë vendin për në Parlament, apo për institucione përfaqësuese publike, eklipsojnë me një ngjarje të shëmtuar apo qoftë edhe me një fjalor tërësisht jashtë etike. ?Eklipsojnë argumentin apo debatin e shumë kolegëve të tjerë të cilët janë njerëz të nderuar, të cilët janë intelektualë, të cilët janë profesorë, të cilët janë njerëz me eksperiencë politike. Dhe unë këto zhvillime shikoj patjetër si një reflektim të fortë për të ardhmen. Por padyshim që të forcojmë parlamentarizmin, ka rëndësi që partitë të jenë më demokratike. Por ndoshta, tek kjo çështja e partive kjo do të mbetet gjithmonë relative, sepse në fund fare ai që do të vlerësojë është qytetari. Dhe në këtë drejtim, unë mendoj se edhe sistemi ynë zgjedhor ka disa probleme?, – u shpreh ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.
Projekti i Arenës Kombëtare, i shumëpritur nga shqiptarët, k...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka sqaruar sot se p...
RENEA ekzekutoi sot të shumë kërkuarin Petrit Dushi gjatë nj...
Renea ka neutralizuar sulmin me arme nga nje i shumekerkuar ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kryeministr...
Spitali Amerikan ka marrë përsipër të kryejë një operacion t...
Numrat e kompanisë të telefonisë mobile Plus rezultojnë të j...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është përjashtuar 10...
Projekti i Arenës Kombëtare, i shumëpritur nga shqiptarët, k...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm krybashk...
Zyra e shtypit në Partinë Demokratike censuron fjalën në Kuv...
Kryeministri Rama bëri thirrje që ish/ kryeministri Berisha ...
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian ...
Një aksident i frikshëm sapo ka ndodhur në Tepelenë, kur mak...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe nga ministr...
Gjykata e Apelit përjashtoi sot Zeqine Sollakun nga trupi gj...
Prokuroria për Krime të Rënda ka vënë nën hetim tre gjyqtarë...
Dalan Luzaj rëfen një ngjarje, djali i Isuf Luzaj një prej i...
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga data 4 maj, që është afati...
Policia e Tiranës sqaroi sot rrethanat e ngjarjes që u publi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...