web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Qeveria nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet në universitete

19 Prill 2016, 11:44, Aktualitet CNA

Gjatë ceremonisë së përurimit të pjesës së re të Korpusit Qëndror në Universitetin e Tiranës, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk ka ndërhyrë në procesin zgjedhor në universitete dhe as ka influencuar votën mbi një kandidat apo një tjetër.

?Ajo që qeveria ka për detyrë është bërë nga qeveria më së miri, dhe jam krenar të them që këto janë zgjedhjet e para në kuadrin e ri të reformës. Rregullorja e zgjedhjeve është hartuar si asnjëherë më parë duke u konsultuar me të gjithë ekspertët. Si asnjëherë me parë, ankimimet kanë qenë zero. Dhe procesi sipas të gjitha informacioneve ka ecur normalisht. Si asnjëherë më parë, partia nuk ka ndërhyrë në asnjë moment, për të orientuar votën mbi një kandidat apo një tjetër?, sqaroi kryeministri i vendit. Dua të konfirmoj këtu, në këtë ditë heshtje zgjedhore, se PS nuk ka një kandidat në asnjë nga garat që zhvillohen në gjithë rruzullin e botës shqiptare universitare?, deklaroi Rama.

 





Lajmet e fundit nga