web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kushëriri i Shullazit, biznesmenit: Do më qash në duar. Dëshmitë e plota

19 Prill 2016, 09:47, Aktualitet CNA

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Jani Zaka, ka denoncuar kërcënimin që ka marrë nga Shullazi, mbrëmjen e 3 shkurtit të këtij viti, kur rreth orës 20:00, u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Referuar procesverbalit të deklarimeve të 40?vjeçarit, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, ai kërkoi të kontaktonte me një nga drejtuesit e policisë dhe menjëherë i tha oficerit roje se kishte marrë një kërcënim me jetë, duke i përmendur emrin e Emiljano dhe Blerim Shullazit. Ky i fundit i kishte kërkuar që t?i kalonte në pronësi një parking nëntokësor me sipërfaqe 1200 metër katrorë, në rrugën ?Sali Butka?, në Tiranë, pranë Policisë Bashkiake. Nga ana tjetër, mësohet se Zaka ka njoftuar edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Dëshmia e Jani Zakajt

Jani Zaka në dëshminë e tij thotë se ?para disa vitesh, tek Nesheraku, i kam blerë shtetasit Fatmir Sinani një parking nëntokësor me sipërfaqe 1200 metër katrorë, për një vlerë prej 300 mijë euro. Parkingun e kam blerë me kontratë porosie, pasi pallati është i pahipotekuar. Fatmiri, pasi më bëri shitjen më ka thënë se parkingu kushtonte më shumë sesa ia kisha blerë unë. I jam përgjigjur se, në qoftë se më kthente paratë, në çdo moment do t?i ktheja pronën këtij shtetasi. Para dy ose tre muajsh më ka ardhur tek garazhi një person i gjatë, të cilit nuk ia di emrin dhe më thotë që të kërkon Emiljano Shullazi? Ditën tjetër, më 1 shkurt 2016, rreth orës 13.00, më telefonon ky person dhe më thotë se po të presim tek lokali mbrapa Xhakës. Unë kam vajtur te lokali dhe atje ishte dhe Emiljano, i cili më priste në lokal?. Momentin e takimit me Shullazin ai e përshkruan me fjalët ?Emiljano më thotë, çfarë garazhi i ke mbajtur peng Fatmirit. Unë i kam thënë që nuk i kam mbajtur peng garazh, por më ka shitur garazh dhe ai më thotë, zgjidheni me Fatmirin këtë problem. Për këtë gjë unë kam vënë në dijeni dhe kushëririn tim Mitri Prifti?.

Dëshmia e kushëririt

Mitri Prifti, me profesion noter, me aktivitet në Durrës, të cilin Jani Zaka e kishte djalë halle, ka thënë se Jani ka qenë shumë i frikësuar nga kërkesa për të takuar Shullazin. Jani më shpjegoi se Fatmir Sinanaj i kishte dërguar djalin e vogël, për t?i marrë 30 mijë euro dhe të tjerat t?ia jepte kur të ndërtonte ndonjë pallat. Djali pretendonte se Jani e kishte blerë lirë parkingun, duke shfrytëzuar momentin e keq ekonomik të të atit, pasi kjo pronë vlente 500 mijë euro.

Jani, mbas këtij takimi, ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim Fatmir Sinanajt dhe i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm problem nuk dua. Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj, i kishte kthyer përgjigje duke i thënë, tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t?i bindësh se e di çfarë të gjen?, -thotë Prifti. Më tej, ai shton se ?në datën 02.02.2016, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona, rreth orës 11.00, tek Nesheraku. Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë, hip në makinë se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani i ka thënë, që marr taksi dhe vij vetë dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk do të presë ty. Jani shkon te një lokal i kuq mbrapa qendrës ?Globe? dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin e hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim, të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësinë që ai të flasë, Emiljano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të. Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë?. Ndërkaq, Mitri rrëfen edhe kërcënimin tjetër, kur shprehet se ?rreth orës 14:30 më ka ardhur një telefonatë nga numri??. dhe më thotë: Mario ti je? ? unë i them ? po, kush je?? Më thotë jam Blerim Shullazi, i thuaj kushëririt tënd Jani të vijë për dy minuta te lokali, se përndryshe do vish ti në vend të tij. Unë i kam thënë se, nuk kam si t?i them se nuk kam numër të tij dhe nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjtë e mi. Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte, duke më thënë se, ?o djalë do të më qash me duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu?, por unë i kam thënë se nuk vij, se nuk jam në Tiranë dhe i kam mbyllur telefonin. Personi më ka marrë përsëri në telefon dhe më ka thënë, ku je se do të vij unë dhe unë i kam thënë, as dua të të njoh dhe as dua të më njohësh. Personi më tha në çfarë ore vjen në Tiranë dhe unë i kam thënë se vij në orën 19:00, por ai më tha në orën 17:00 të jesh te lokali, pasi jam unë që i përcaktoj oraret dhe jo ti dhe duke më sharë, më mbylli telefonin. Nuk e njoh Blerim Shullazin, i cili më ka marrë në telefon me numrin 0688393?/ Gazeta ?Shqip?

 





Lajmet e fundit nga