web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fahri Balliu, rektori i Emiljano Shullazit

19 Prill 2016, 07:13, Aktualitet CNA

Fahri Balliu s?ka ndryshim me kriminelin Emiljano Shullazi. Njeriu që u akuzua për përfshirje në tragjedinë e Gërdecit përmes kompanisë së vajzës së tij, flet sot për një nga ekspontentët e bandave kriminale në vend. Ndonëse Shullazi nuk mban në kartelën e tij 24 të vdekur, Fahri Balliu na shfaqet ekspert në analizën e kriminelit që dyshohet se ka kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetin e Tiranës. Sharlatani i sigurimit del dhe flet për një nga çështjet më delikate për momentin.

I ftuar në emisionin Top Story, Balliu tha se Shullazi ka qenë në punën e vet, ndërsa fajësoi Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm. Gazetari Sokol Balla, e thërret shpesh Fahri Balliun në emision, ndoshta për të ulur nivelin e opozitës. Është turp për Partinë Demokratike që lejon sharlatanë politikë të flasin në emër të saj për Emiljano Shullazin, për sa kohë që Fahri Balliu është sharlatani i vërtetë i opozitës.

Këtë e ka treguar me gjobat ndaj bizneseve, duke treguar se për klientelizëm politik Balliu është një ?Emiljano Shullaz? në mediat shqiptare. Si mund të flasë një pseudo intelektual për kriminelin i cili vuri në rrezik zgjedhjet në botën akademike?! Në fakt, në rast se do të zhvilloheshin zgjedhjet në universitete, dekani do të ishte Emiljano Shullazi dhe Rektor do ishte Fahri Balliu. Personat në fjalë do të plotësonin njërit-tjetrin në drejtimin e universitetit, i cili për fat të keq është rrëmbyer nga mafia./citynews





Lajmet e fundit nga