Tritol lokalit në Shkodër/ Vetëm dëme materiale
Një lokal shpërtheu me tritol gjatë orëve të natës në qyteti...
Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur në emisionin ?Shih Programin? të gazetarit Enkel Demi për ngjarjen e Gërdecit. Ai u shpreh se nuk u thirr kurrë nga prokuroria për t?u marrë në pyetje dhe dosja shkoi për gjykim pa u marrë dëshmia e tij. Sipas tij, ajo që bën përshtypje është se: Si ky shtet nuk analizoi atë që ndodhi?!
Më poshtë, intervista e plotë e Fatmir Mediut
Enkel Demi – A ishte etik qëndrimi i opozitës pas rrëzimit të helikopterit. E kam fjalën për çëshjen e mermerit që u artikulua apo narkotrafikut?
Fatmir Mediu – Nuk mendoj se ka patur një qëndrim të opozitës. Zoti Berisha ka informacionet e tij dhe qëndrimet e tij. Unë si ish-ministër i Mbrojtjes kam bërë një status vlerësues për të dy pilotët. Kam ngushëlluar familjet dhe autoritetet.
Gjatë këtyre ditëve ishte dhe përvjetori i Gërdecit, pati sërish debate, pati sërish pretendime, madje komente personale ndaj jush?
Unë nuk kam hyrë në polemika për këtë çështje, të paktën që kur e mori në dorë Prokuroria. Ja lashë në dorë institucioneve të drejtësisë të bëjnë veprimet e tyre, megjithëse në një vit e gjysëm që isha nën hetim nuk u thirra kurrë për t?u marrë në pyetje dhe dosja shkoi për gjykim pa u marrë dëshmia ime. Ndaj meje kishte tre akuza për shpërdorim detyre. Sipas prokurorëve, kompania nuk kishte leje
mjedisore, flitet për kompaninë që nuk u mor asnjëherë nën hetim. E dyta kishte të bënte me transportin e municioneve që e bën vetëm ushtria, ashtu siç edhe është e parashikuar me ligj, dhe kompania amerikane nuk kishte paguar rreth 5 mijë euro e kjo sipas Prokurorisë ishte përgjegjësi e ministrit të Mbrojtjes. Por, nuk dua të merrem me këtë çështje, pasi çfarë nuk kam dëgjuar. Kam dëgjuar deri dhe artikulime për Gjykatën e Lartë. Nëse unë do të kontrolloja Gjykatën e Lartë do të kërkoja të merrja pafajësinë. Çështja është se ajo u bë e qëllimshme para zgjedhjeve. Maadje, kanë arritur deri aty sa të thonë që e shtyu Berisha për të dhënë dorëheqjen. Jo, e kam dhënë vetë dorëheqjen. Kam kërkuar publikisht dorëzimin e imunitetit për të vepruar drejtësia. Dhe le t?i kthehemi kronologjisë. Po ka patur një grup të qëllimshëm për ta ndërtuar. Por, kur është diskutuar unë nuk kam qenë këtu, kam qenë në Amerikë. Kam lexuar edhe një libër, ku ishin të botuara edhe intervista të njerëzve e përfshirë në këtë çëshje si miku i Erjon Veliajt e të tjerë. Uroj dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë diferencën mes të vërtetës dhe politikës. Kam vetëm një merak: Si ky shtet nuk analizoi atë që ndodhi?! Si ka ndodhur brenda dhe katastrofa e atyshme është një çështje tjetër. Unë pyes vetëm pse ndodhi?! Nuk ka asnjë analizë as nga Komisioni i Sigurisë, as nga strukturat e Sigurisë Kombëtare dhe as nga ato të Ministrisë së Mbrojtjes. Ende sot e kësaj dite nuk është provuar se përse ka ndodhur. Dhe përgjigjja e kësaj pyetjejeje është në interes të sigurisë së vendit tonë. Pastaj ka patur deri në insinuata të tjera të turpshme që kanë arritur deri në çështje familjare të miat.
Ju keni thënë në atë kohë që ka një korrespondencë në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën nuk do ta bëje publike apo jo?
Jo, ajo u bë publike dhe kanë qenë rreth 300 ushtarakë të përfshirë në të gjithë procesin. Nga ana e Prokurorisë pati një qëndrim të njëanshëm, se u deklarua se ministri nuk ka pyetur strukturat ushtarake, në një kohë kur i gjithë procesi kalonte nëpër duart e ushtarakëve. Ka dy procedura: I pari që ka të bëjë me fishekët e lehtë, që është një demontim i thjeshtë dhe me fishekë të një kalibri më të madh, që ka kaluar në të gjitha strukturat e Shtabit.
Në atë kohë ku keni folur edhe për një histori konspiracioni?
Unë e kam thënë fjalë për fjalë që rreth 3 javë para tragjedisë. Kam qenë së bashku me drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, kemi takuar drejtori e inteligjencës së NATO-s, i cili na ka dhënë një paralajmërim se mund të kishte ngjarje jo të mira për Shqipërinë. Kam ardhur, e kam diskutuar këtë çështje me kryeministrin dhe me kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar.
Thuhet se ka patur informacione nga shërbimi sekret italian?
Kam patur më pas edhe të dhëna nga Shërbimi Sekret Italian që forconin këtë paralajmërim. Por, unë nuk e kam deklaruar këtë publikisht, sepse edhe tani, pas kaq vitesh e di që do të thonë doli Mediu të
justifikojë veten. Por, në Forcat e Armatosura është mirë që çdo gjë që ndodh të analizohet deri në fund, sepse ka lidhje me sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Dhe nga kjo pikëmapje duhet parë a ishte vërtetë në thelb të asaj tragjedie fakti pse u vendos një thes mbi një karrocë të salduar dy orë para dhe ai saldimi dogji thesin. Thesi municionin dhe ai municioni shkoi tek depot e barutit dhe kështu me rradhë?! Apo ka patur ndoshta një konflikt interesi apo edhe ndonjë interes tjetër?! A ka patur grupe në Shqipëri kundër pranimit tonë në NATO? Po ju them që po. Deri në ekstremitet. Në takimin e ministrave të Mbrojtjes të bërë në 2006 në Shqiëri, ku ishte dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes ka patur një tendencë fare të hapur nga një grup i shoqërisë civile, i lidhur mirë me struktura të tjera, të cilët kanë vajtur deri tek ideja: Pse bëhet ky takim në Shqipëri, se ministri i Mbrojtjes kishte një orë të shtrenjtë. Edhe unë atë orë e kam dorëzuar për verifikimin, e kam çuar edhe në media për t?u parë dhe konstatuar se ishte një orë replica.
Edhe historia që përzihet me dërgimin e municionve në Afganistan është e qëllimshme, sepse në të vërtetë janë dy çështje krejt të ndryshme.
Sa kanë ndikuar amerikanët që të zgjidhej Gërdeci si bazë demontimi?
Absolutisht jo. Nuk ka qenë çështje e amerikanëve. Të gjitha kanë qenë insinuata të palogjikshme. Po ju them që në fillim ishte diskutuar për t?u ngritur në një zonë nga rruga që të çon në Elbasan, por për shkak të rriskut u la të ndërtohej në Gërdec. Unë as e dija ku binte Gërdeci, as kisha qenë ndonjëherë. Ka qenë një vendim i marrë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe është thënë se do të ndërtohej një punishte që do të ishte perfekte si një farmaci. Në atë kohë unë kam bërë një deklaratë ku kam kërkuar që të merrej informacion që të gjendej qoftë edhe një telefonatë mes meje si ministër me atë që ka bërë biznesin. Është çertifikuar se nuk ka patur asnjë. Ka patur me autoritete të tjera politike dhe ushtarake që kanë marrë vendimin. Për çudi në Prokurori njërit prej autoriteteve të larta ushtarake ia ndryshojnë numrin e celularit nga 068 e bëjnë 069 dhe për çudi korrespondonte me numrin e një punonjësi të Ministrisë së Jashtme.
Pse kjo?
Për të hetuar thellësisht, për të parë nëse kishte lidhje Ministria e Jashtme ose jo? Ajo që unë mendoj është se për fatin e keq familjet që e kanë pësuar kanë mbetur pa trajtuar. Përveç plagës së madhe për humbjen e familjarëve, ata kanë qenë krejtësisht të patrajtuar, në një kohë që janë trajtuar ato që kanë pësuar dëme materiale. Do të ishte e domosdoshme që shteti apo Ministria e Mbrojtjes t?iu ofronin atyre një mbështetje financiare sado modeste qoftë. Unë kam tentuar ta kërkoj këtë edhe më parë, por çdo ndërhyrje e ime ka qenë e paragjykuar. Ka edhe njëproblem tjetër. Çështja më shumë u fokusua në aspektin politik-penal sesa u fokusua në aspektet e tjera. Ka patur një diskutim që unë kam patur me përfaqësues të familjarëve për zgjidhjen e çështjes civilo-administrative dhe padyshim përgjegjësitë penale të jepeshin sipas drejtësisë shqiptare dhe do të ishte shumë mirë që ndiqej në këto dy drejtime. Është vetëm një rast që është zgjidhur në Gjykatën e Lartë me dëmshpërblim, të tjerët nuk kanë mundur. Por, sidoqoftë ky rast mendoj se është një precedent i rëndësishëm edhe për të tjerët.
Një lokal shpërtheu me tritol gjatë orëve të natës në qyteti...
Horoskopi ditor për diten e martë – 19. prill 2016Dite mjaft...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin...
Ish-Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani është k...
Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani,është s...
Ish-Nëndrejtori i Policisë, Erzen Breçani, është shprehur se...
Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh sonte në emisioni...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, është shprehur se...
Gazetari Klodian Tomorri shprehet se Klodiana Dibra do mbahe...
Kanë kaluar 25 vjet nga 15 prilli i vitit 1991, kur Shqipëri...
Deputeti demokrat Gent Strazimiri është shprehur se në shtëp...
Disa jave me pare neper mediat online dhe disa gazeta qarkul...
Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në programin “Your...
Ministri i Financave u ka dërguar një letër rreth 10 dhomave...
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta organizoi një pritje me ra...
Nga Alban DaciNjerëzimi që në fillimet e tij ka qenë në një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se p...
Dritan Kaba, e ka krahasuar avokatin Spartak Ngjela me një b...
Një shtetas nigerian është gjetur i plagosur në kufirin shqi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...