web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Pedagogu: Kokëdhima kërcënoi kandidatin për Rektor të Universitetit të Vlorës

19 Prill 2016, 19:50, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një pedagogu, i cili shprehet se deputeti socialist Koço Kokëdhima ka kërcënuar kandidatin për Rektor në Universitetin e Vlorës, Prof.Bilal Shkurtin, për t’u tërhequr nga gara. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Kokëdhima ka futur në garë një fanatik të  tij nga Gjirokastra për Universitetin e Vlorës. Ish-shefi i qeverisë i bën thirrje organit të akuzës që të hetoje me seriozitetin më të madh shkaqet e doreheqjes nga gara te Prof dr Bilal Shkurtit dhe të ndeshkoje me forcen e ligjit cdo presion që mund te jete bërë ndaj tij.

DENONCIMI I PLOTË NGA ISH-KRYEMINISTRI SALI BERISHA

Pedagogu dixhital denoncon:

-Kryemafiozin e Jugut, Koco Kokedhima
-Terrorin, kercenimet e kryemafiozit te Jugut, sivlla Kokedhimes ndaj kandidatit per rektor te Universitetit te Vlores, Prof Dr Shkurtit, i cili detyrohet te terhiqet nga gara. Koçua sjell nje fanatik te tij nga Gjirokastra per Universitetin e Vlores.

I bej thirrje prokurorise te hetoje me seriozitetin me te madh shkaqet e doreheqjes nga gara te Prof dr Bilal Shkurtit dhe te ndeshkoje me forcen e ligjit cdo presion qe mund te jete bere ndaj tij. sb

“I Nderuar Doktor! Ju ndoqa me vemendje ne konferencen Tuaj per shtyp, si pedagog i brendshme i Universitetit te Vlores,Ju vlersojm maksimalisht qe percollet zerin e qindra pedagogeve qe sot ndihen te kercenuar nga kjo diktature e pashembullt krimi. E njejta situate eshte dhe ne Vlore, para disa ditesh nga gara U terhoq dhe Prof.Bilal Shkurti i majte por Jo pjese e bandes se horave, Prof Bilali U kercenua nga vet Koco Kokdhima pasi po mbeshtet mikun e tij dhe te prefektes Roland Zisin,sot i vetmi kandidat ne gare.Ju as e imagjinoni presionin qe po ushtrohet ne universitete keto dite.
personalisht Kokdhima (nje lloj si Shulazi )e ka kercenuar Prof Bilalin duke i thene : “lufta ime me ty nis sot, nese nuk terhiqesh nga gara deri neser do te bej te ikesh nga Vlora per 24 ore”. Pasi pa mbeshtetjen qe kishte Bilali Jo vetem nga ish rektori Qarri por dhe nga gjith stafi akademik. Vetem nese Koco do e kercenoj per ta pergenjeshtruar,por vete Bilali ndihet teper i friksuar e zhgenjyer duke thene paskam mbeshtetur nje bande e Jo Ps. Si mund te vij nje kandidat nga Gjirokastra per te drejtuar Universitetin e Vlores, sepse keshtu do baroni i jugut Koco Shullazi. Me Konsiderate D.P!”

 





Lajmet e fundit nga