web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia/ Kush është gruaja që mashtroi Shullazin për 150 mijë euro (foto)

19 Prill 2016, 18:57, Aktualitet CNA

Një nga historitë më të bujshme në votet 2007-2008 ka qenë ajo e Albana Lazes, një 35-vjeçare që arriti të mashtronte disa nga emrat më të përfolur në proceset gjyqësore të kohës duke u marrë atyre shuma të mëdha.

Gruaja pretendonte se ishte e afërt me një prokuror dhe u ka premtuar të dënuarve të ndryshëm lirimin nga burgu në këmbim të shumave të mëdha.

Ajo u arrestua në 17 tetor 2007 ndërsa po merrte nga të afërm të familjeve të Emiljano Shullazit dhe Genc Ferhatit 150 mijë euro duke u premtuar se do t?i lironte ata nga burgu.

Gjykata e Tiranes shpalli fajtore Albana Lazen në vitin 2009 dhe e denoi me 12 vjet burg, aq sa kishte kerkuar edhe prokuroria ne konkluzionet e procesit.

Ajo u akuzua per mashtrim ne shuma te medha dhe shpifjes per shkak te detyres, shkruan Lapsi.

Por pervec mashtrimit qe i kushton 12 vjet jete ne qeli, gjykata u shpreh ne vendimin e saj se Laze denohet edhe me nje vit burg per shpifje ndaj zyrtareve pasi ka perdorur emrin e disa juristeve per te arritur qellimet e saj.

Më vonë emri i saj u zhduk nga qarkullimi deri në vitin 2011 kur Gjykata e Lartë e riktheu çështjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Vetë Laze nuk e mohoi që kishte marrë 150 mijë euro, por këmbënul se nuk i ka detyruar që t?ia japin dhe se dënimi është mjaft i rëndë.





Lajmet e fundit nga