web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali në Gurin i Zi/ Kushëriri firmos në vend të kryetarit të Njësisë Administrative

19 Prill 2016, 18:15, Aktualitet CNA

Kryetari i Njësisë Administrative i dorëzon zyrën, firmën dhe vulën të afërmit të tij

Kushëriri i kryetarit të Njësisë Administrative të Gurit të Zi, firmos në vend të kryetarit

Sa herë që kryetari i njësisë administrative të Gurit të Zi në Shkodër largohej nga detyra, zyrën e tij e zinte kushëriri i tij, i cili përvec celësave të zyrës, mbante edhe vulën e njësisë administrative, madje edhe firmoste shkresat në emër të kryetarit

Kjo u zbulua nga punonjësit e burimeve njerëzore të Bashkisë së Shkodrës, të cilët kishin shkuar në këtë Njësi Administrative për një inventar fizik.

Në momentin kur grupi i kontrollit nga Bashkia Shkodër shkoi në Njësinë Administrative Gur i Zi, Administratori Pjerin Marku nuk ishte në vendin e tij të punës. Për të firmoste dhe vuloste një person i cili nuk u identifikua dot nga punonjëset e Bashkisë Shkodër.
Në datën 24.12.2015 , ditën kur u bë dhe inventari fizik, punonjëset e Bashkisë mbajnë një procesverbal ne te cilin thuhet: “Kur punonjësja e protokollit po lëshonte një vërtetim për saktësim të dhënash,ia jepte për firmë dhe vulosje një personi i cili firmoste dhe vuloste në emër të Administratorit. Ky person identifikohet si i afërm i tij”

Procesverbali është mbajtur nga Drejtoresha e Burimeve njerëzore Bashkia Shkodër,zonja Ardita Peraj si dhe nga punonjëset Manjola Fushxhia dhe Vanesa Rroji. Në proçesverbal kanë firmosur dhe tre punonjëse nga Njësia Administrative e Gurit të Zi: Pranvera Mustafa, Ardiana Marku dhe Valbona Marku.

Megjithse ngjarja kishte ndodhur disa muaj më parë, nuk ishte marrë asnjë masë për administratorin Pjerin Marku. Fiks Fare shkoi në këtë njësi administratve dhe kontaktoi me dy prej punonjëseve të kësja njësie që kishin firmosur procesverbalin.

Valbona Marku  punonjëse e Njësisë Administrative Gur i Zi tregoi për “Fiks Fare” se Administratori nuk ka qënë në punë për disa ditë. Sipas saj, gjatë këtyre ditëve,  atë e ka zëvëndësuar një i afërm i tij i cili mbante çelësat e zyrës, madje vuloste dhe firmoste për të. Zonja tregoj gjithashtu  se Administratori i kërcenonte  vazhdimisht se do e largonte nga puna.

Kjo zonjë i ve në dispozicion gazetares së Fiks Fare dy dokumente të ndryshme të firmosura nga Pjerin Marku , por që firmat janë të ndryshme, pra nuk ka firmosur i njëjti njeri. Zonja thotë se në vendin e Administratorit Pjerin Marku ka qëndruar për disa ditë kushëriri i tij, Armando Marku.

Aferdita Marku punonjese e Njesise Administrative Gur i Zi, është një tjetër zonjë e cila ka firmosur proçesverbalin e mbajtur në datë 24 dhjetor. Është punonjëse në zyrën e financës së njësisë administrative dhe tregon se ndihet e kërcënuar në punën që bën, sepse administratori që kur ka ardhur i ka thënë se do ta largojë nga puna.

“Fiks Fare” iu drejtua vetë Administratorit për të kuptuar a ishte i vërtetë proçesverbali dhe a abuzonte ai realisht me postin e tij duke lenë dikë tjetër si zëvëndësues? Pjerin Marku, nuk e pranon që nuk ka qënë në vendin e tij të punës. Thotë që nuk ka qënë në Shqipëri se ka qënë me leje por proçesverbalin e ka firmosur vetë një ditë më parë.
I pyetur, a është firma e tij ajo e lëshuar mbi një dokument të datës 24 dhjetor 2016, ai thote “po”. Kur i kërkohet nga gazeterët  të firmosë për të krahasuar firmën e tij me atë që ndodhet në dokumentin që ka gjetur grupi i kontrollit të bashkisë së Shkodrës, nuk pranon. Kërkon të nxjerrë jashtë zyrës grupin e xhirimit të Fiks Fare, të cilët i kërkojnë që të njihen me firmën e tij
Bashkia Shkodër u shpreh zyrtarisht për këtë problem nëpërmjet Zv.Kryetarit të  Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj.Ai tha për Fiks Fare se ky problem është konstatuar nga Bashkia e Shkodrës dhe se do të merren masa. Problemet që Bashkia ka patur me Njësitë Administrative kanë qenë të shumta.

 





Lajmet e fundit nga