Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Konsumi final i Shqipërisë ra me 0.5 për qind gjatë vitit 2015, si pasojë e rënies së konsumit final të popullsisë me 0.17 për qind dhe rënies së konsumit final të adminstratës publike me 2.75 për qind, bëhet e ditur nga të dhënat e llogarive kombëtare të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave.
Konsumi ka qenë forca udhëheqëse e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto përgjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri dhe rënia e konsumit në terma realë gjatë vitit 2015 ndodh për herë të parë që nga viti 1998.
Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 2.6 për qind në terma realë sipas metodës së prodhimit, si pasojë e shtimit të investimeve.
Instituti i Statistikave e mat Prodhimin e Brendshëm Bruto përmes metodës së prodhimit dhe asaj të konsumit. Matja me metodën e konsumit e nxjerr PBB-në si rezultat i konsumit plus investimet plus eksportet, minus importet.
Konsumi final ka qenë në nivele shumë të ulëta që nga viti 2009, kur Shqipëria u përfshi nga kriza e përgjithshme ekonomike dhe financiare botërore. Konsumi qe rritur me mesatarisht 6 për qind në vit në periudhën 2000-2007 ndërsa u rrit me mesatarisht 1.3 për qind në periudhën 2009-2015.
Problemi me buxhetin e shtetit
Shkaku kryesor i rënies së konsumit duket se lidhet me rënien e konsumit nga ana e administratës publike në masën 2.75 për qind, ndërkohë që rënia e konsumit final të popullatës qe vetëm 0.17 për qind. Përgjatë viteve të fundit është vërejtur se rritja e shpenzimeve të qeverisë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e konsumit edhe të popullatës, gjë që nuk ndodhi gjatë vitit 2015. Qeveria nuk qe në gjendje të realizonte planin e vet të të ardhurave buxhetore, (të ardhurat finale qenë rreth 260 milionë euro më pak se sa plani fillestar), gjë që e detyroi qeverinë të ngurtësojë shpenzimet për të ruajtur të pandryshuar masën e deficitit buxhetor.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa lavdëroi përpjekjet për ruajtjen e deficitit, e kritikoi qeverinë për faktin se ruajtja e deficitit po bëhej përmes uljes së shpenzimeve, gjë që në fund, e dëmton ekonominë.
Situata pritet të jetë edhe më e pasigurt këtë vit, pasi qeveria ka planifikuar të ulë më tej shpenzimet publike në krahasim me vitin e kaluar. Pagat e sektorit publik pritet të vijojnë të jenë ?të ngrira? edhe për së paku dy vjet ndërsa pensionet pritet të indeksohen me normën e inflacionit pa rritje reale. Shpenzimet e qeverisë për investime pritet të vijnë në pakësim përgjatë viteve të ardhshme./BIRN
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të shprehë talentin e ...
Tani është ndaluar nga policia për kërcënimet në adresë të R...
Zbardhja e detajeve në lidhje me pronësinë që ka Emiljano Sh...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se 25 vitet e tranzici...
Kandidatja për rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta D...
Fatmir Mediu si rrallë herë ka pranuar të flasë në një studi...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Ne historine tone te shkurter te parlamentarizmit demokratik...
Komunikata e parë zyrtare për ngjarjen, e Ministrisë së Mbro...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se 72 orë pas n...
Gazetari investigativ, njëherazi drejtuesi i emisionit “Xhun...
Telekom Albania ka lançuar një platformë të re të pagesave p...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, vazhdon të jetë një ...
Nga data 13.04.2016 deri më datë 17.04.2016, në Akademinë e ...
Ministria e Arsimit është duke kryer një eksperiment të pash...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Deputeti i Partise Demokratike dhe ish kreu i grupi parlamen...
Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencav...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një ta...
Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...