web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cfarë u tha në ceremoninë e 25-vjetorit të parlamentit të parë pluralist

18 Prill 2016, 14:42, Aktualitet CNA

Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizuan veprimtarinë përkujtimore ?25 vjet Parlamentit pluralist demokratik?.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar ish-Kryetarë dhe ish-N/Kryetarë të Kuvendit, ministra, akademikë, deputetë dhe personalitete të tjera.

Në fjalën hapëse, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta tha se ky moment është më shumë se një datë në kalendar dhe është një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, sepse na ndau përfundimisht nga e shkuara.

?Ky moment është më shumë se një datë në kalendar, është një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, sepse shënoi ndryshimin e historisë dhe na ndau përfundimisht nga e shkuara me nisjen në rrugën drejt së ardhmes euro-atlantike të popullit tonë. E cilësuar shpesh si një vend që nuk kishte as lindje e as perëndim, Shqipëria zgjodhi atëherë përfundimisht perëndimin. Dinamikat e brendshme të shoqërisë shqiptare në fund të viteve ?80, etja për ndryshim e rinisë që kishte nisur të artikulonte këtë nevojë dhe kulmimi i saj me lëvizjen studentore në dhjetor 1990, ishin përgjigja e shqiptare për çfarë po ndodhte në të gjithë vendet që gjendeshin pas ?perdes së hekurt?, – deklaroi z. Meta, i cili më tej theksoi se shembja e murit të Berlinit ishte simboli i përqafuar edhe në Shqipërinë e mureve dhe telave me gjemba, që tashmë kërkonte liri politike si hapi i parë drejt lirive universale të njeriut që kërkon ndërtim urash, komunikimi dhe lëvizjeje.

?Parlamenti i parë pluralist pati një jetë të shkurtër dhe një mandat të reduktuar, por dha një mesazh të madh lirie, i hapi rrugë perspektivës së demokracisë dhe ndryshimeve të mëdha historike. Ai i hapi rrugë një procesi të jashtëzakonshëm, të panjohur dhe me fare pak ekspertizë për të ndryshuar rrënjësisht legjislacioni ne trashëguar dhe të vërë bazat e para të legjislacionit të ri të një shteti modern dhe pluralist. Kuvendi i Shqipërisë ka luajtur rolin e tij të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset transformuese. Ai u shndërrua në institucionin më të rëndësishëm të ballafaqimit politik në vend, përmes debatit, përmes dialogut e konsensusit, por edhe bojkotit dhe bllokimeve për gjetjen e zgjidhjeve ligjore për të gjitha çështjet në interes të vendit dhe qytetarëve shqiptarë?, – shtoi z. Meta.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit u ndal edhe te reforma në drejtësi, e cila do t?i hapë rrugën thellimit të modernizimit të institucioneve tona kushtetuese.

?Sot jemi përballë një sfide madhore, reformës historike në drejtësi. Përfitoj nga ky rast të shpreh bindjen time të palëkundur, se kjo reformë madhore do të përmbyllet me sukses sa më parë për t?i hapur rrugë thellimit të modernizimit të institucioneve tona kushtetuese, rritjes të besimit të publikut tek sistemit i drejtësisë në vend, si edhe do të shërbejë për të përmirësuar më tej klimën e besimit të biznesit në vend, dhe sidomos tek investitorët e huaj?, – u shpreh z. Meta.

Ndër të tjera, Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria ka ndryshuar dhe se tani është vend i respektuar në arenën ndërkombëtar, është një anëtare e denjë e NATO-s dhe kandidate në Bashkimin Europian. Gjithashtu, z. Meta shprehu mirënjohjen e thellë për protagonistët e gjithë këtyre viteve për kontributin e dhënë për në parlamentarizmin dhe pluralizmin shqiptar.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, z. Myzafer Korkutaj u shpreh gjatë fjalës së tij se në këto 25 vite jetë parlament pluralist, Shqipëria hyri në rrugën e ringritjes së institucioneve të shtetit të së drejtës, që sot është ideali më i rëndësishëm në politikë dhe i shoqërive më të qytetëruara.

?Këto janë vite sfidash, sprovash të mëdha që kanë qenë të pashmangshme në procesin kalimtar. Sot festojmë 25-vjetorin e rikthimit të Shqipërisë në traditën e kryehershme të parlamentarizmit shumë partiak?, – tha z. Korkutaj.

Ndërkaq, Kryetari i Akademisë së Shkencave, propozoi shpalljen ?Dita Shqiptare e Parlamentarizmit?, si një mënyrë historike referenciale themelore në të gjithë zhvillimin politik dhe shtetëror të vendit tonë.

Kryetari i parë i Kuvendit pluralist, z. Kastriot Islami në fjalën e tij theksoi se 25 vjet janë edhe shumë edhe pak për të ndërtuar një demokraci perëndimore, liberale dhe funksionale.

?Një demokraci pluraliste parlamentare për të nderuar një shtet ligjor, një shtet që vendos rend dhe siguri në aspekt të së drejtave të njeriut, një drejtësi profesionale e të paanshme, por edhe për t?u anëtarësuar në NATO dhe për të qenë kandidat në Bashkimin Evropian. Tranzicioni 25-vjeçar shqiptar është karakterizuar më shumë nga lufta e ashpër politike, më shumë për pushtet, se sa për parimet e demokracisë, vendosjen e shtetit ligjor, drejtësinë e pavarur e madje në ndonjë rast ka vendosur në plan të dytë edhe çështjet madhore të integrimit. Kurse politika e jashtme ka qenë e pacenuar nga ndarjet partiake po ashtu si dhe çështja madhore e Kosovës?, – tha z. Islami.

Ish-Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli në fjalën e saj theksoi se në historinë të shkurtër të parlamentarizmit demokratik, pas ndryshimi të sistemeve në vitet 90, përveç periudhës nga vitet 20 deri në 39, vendi jonë dhe parlamenti ka kaluar sfida, prova të forta dhe të vështira.

?Ndërkohë që në dy mandatet e para po bëheshin reforma titanike të transformimit të vendit në çdo fushë, në fushën e ekonomisë së tregut, në ndërtimit të demokracisë, të drejtave të njeriut, në ndërtimit të shtetit ligjor, të kalimit të dispozitave kushtetuese e pastaj të Kushtetues, kuptuam se gjëja nuk ishte aq e thjeshtë dhe as rruga nuk do të ishte aq e shkurtër siç ishte menduar në fillim. Udhëtimi i parlamentarizmit shqiptar në fundin e shekulli të shkuar dhe në fillimin e këtij që jetojmë nuk ka qenë asnjëherë i qetë, përkundrazi ka qenë i vrullshëm, i pa parashikueshëm në shumë raste. Ai ka kaluar përmes përpjekjeve të rëndësishme dhe të vështira për zgjedhje të drejta e të pranueshme. Ka kaluar po ashtu përmes ndryshimeve të sistemit, të kodeve zgjedhore, por po ashtu kemi arritur të bëjmë hapa në rrugën drejtë proceseve integruese. Falë vullnetit dhe punës transformuese, ia kemi dalë të bëhemi anëtar të NATO-s, kemi liberalizuar vizat, kemi nënshkruar kontratën bazale më të rëndësishme me Bashkimin Europian dhe të gjitha këto procese, roli i Kuvendit të Shqipërisë ka qenë kyç dhe fondamental?,- tha znj. Topalli.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ylli Bufi theksoi se mbas shpalljes së pluralizmit politik dhe realizimit të zgjedhjeve të lira shumë partiake dhe krijimit të parlamentit të parë pluralist demokratik, përbën një moment madhor të vendosjes së sistemit demokratik në Shqipëri.

Sakaq, z. Bufi tha se debatet parlamentare për miratimin konsensual të akteve të rëndësishme janë pjesë e fondit të debatit të mëdha që bëjnë historinë e vendit.

?Parlamenti është institucioni themelor i një shteti demokratik dhe në mënyrë të veçantë i Republikave parlamentare, siç është vendi ynë. Pas një periudhe të gjatë izolimi hapja e Shqipërisë ndaj botës së jashtme u shoqërua me miratimin e ligjeve të anëtarësimit të vendit tonë në një sërë institucionesh ndërkombëtare?, – përfundoi z. Bufi.

Ish-nënkryetari i Kuvendit, z. Shaqir Vukaj në fjalën e tij përshëndetëse në këtë 25 vjetor, theksoi se Kuvendi i Parë pluralist bëri të mundur ndryshimin e ligjeve dhe rregullave për demokratizimin e vendit. ?Kur më kërkuan nj shkrim për kujtimet në ato vite, e titullova kur hidheshin themelet e demokracisë sepse jeta solli që ne të ishim deputete në legjislaturat e para të kuvendit pluralist që na takoi misioni historik të ngrinim themelet e legjislacionit të sistemit të ri shoqëror në Shqipëri. Të ardhur nga sistemi i i diktaturës së proletariatit ne na duhej të ndryshonim shumicën e atyre ligjeve, vendimeve dhe rregullave që trashëguam. Por jo vetëm kaq, Kuvendet e para u morën dhe me shumë probleme të tjera, pavarësisht mirë apo keq, por ashtu i kuptuam dhe ashtu i bëmë, historia le të na gjykoj.

Në kuadër të aktivitetit për 25 vitet e parlamentit pluralist, socialisti Pandeli Majko ka ndarë me të pranishmit disa nga kujtimet e kohëve.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet deputeti, Pandeli Majko tha se në Kuvendin e Shqipërisë fjala dhe matematika ka qenë martesë e vështirë. Z. Majko ka sjellë në kujtesë emrat e atyre që sipas tij bënë historinë e Kuvendit.

?Në të kuptuarit e 25 viteve jetë të Kuvendit secili është i lirë të shohë atë me numrin e ligjeve të reja të akteve të ndrysme që strukturuan insticiionet e demokracisë, ndryshimet e Kushtetutës, krizat dhe ngjarjet e rënda brenda dhe jashtë mureve të Kuvendit të Shqiprisë. Për arsye që shpresoj të mirëkuptohem do t?i kujtoj këto 25 vjet me disa emra njerëzish të lidhur me historinë e Kuvendit. Ajo fillon me qetësinë e një ish-të përndjekuri politik që fati dhe Zoti e çuan te zyra e Enver Hoxhës ende e paprekur kur ai mori detyrëne Kryetarit të Kuvendit atëherë. Ai ishte Pjetër Arbnori, qetësia dhe batutat e shkurtra të tij në drejtimin e seancave të polarizuara politike bënin diferencë në atë kohë. Replikat e Namik Dokles mbeten të papërsëritshme për të kthyer diskutimin në Kuvendin e Shqipërisë. Ai kishte përballë një bariton politik, jo vetëm në zë, por edhe në fjalë si ishte Ali Spahia. Këta të dy së bashku ndërtuan shkollën e parë të kryetarëve të grupeve parlamentare kundërshtare dhe po aq edhe atë të marrëveshjeve në sallën e Kuvendit?, – tha z. Majko ndër të tjera duke përmenduar edhe emra si Dritëro Agolli, Sabri Godo, Teodor Keko e Teodor Laço të cilët sipas z. Majko lidhën fjalën e shkruar me diskutimet në Kuvend.

Ndërsa, deputetja më e re e Kuvendit, znj. Kejdi Mehmetaj, dha mendimin e saj për aktivitetin parlamentar duke shprehur se pavarësisht konflikteve dhe qasjeve të ndryshme për çështje të caktuara, përgjatë këtyre 25 viteve është bërë shumë për të zhvilluar demokracinë e vendit tonë.

?Ndoshta 25 vite nuk janë shumë apo mjaftueshëm, por janë aq sa duhet për të formësuar një brez të ri i cili nuk mbart në vet vete të kaluarën e mbyllur të vendit tonë. Dhe ky parlament ka ndryshuar që një brez i ri të rritet i lirë në mendime, me fjalë e me veprime. Janë diskutuar në këto 25 vite çështje me shumë rëndësi për Shqipërinë dhe janë marrë vendime që kanë vijëzuar rrugën e zhvillimit dhe progresit. Shumë burra e gra me gjithë vështirësitë që mbart kjo punë, i kanë dedikuar jetën tyre parlamentarizmit dhe besoj i kanë dhënë vendit tonë shumë për të falënderuar?, – tha znj. Kejdi Mehmetaj.

 

 





Lajmet e fundit nga