Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në Korçë ka filluar një betejë thuajse qesharake midis disa personazheve politikë të opozitës. Të gjithë në betejë për një mandat deputeti, por beteja e tyre është thjesht don kishoteske, Sanco Pancot dhe Don Kishotët e opozitës në Korçë janë kthyer në vëtë në një libër humoristik, jo vetëm për demokratët.
Jo të gjithë janë njësoj, jo të gjithë janë aq qesharakë, por në fund beteja me mullinjtë e erës i bashkon. Betejë që në këtë rast është për mandatin e deputetit. Qarku i Korcës ka 12 deputetë, të cilët sipas sistemit zgjedhur në dy zgjedhjet e fundit parlamentare janë ndarë, 6 me 6 dhe në vitin 2013 raporti ishte 7 me 5 për mazhorancën aktuale.
Numri i mandateve duket të jetë i vogël, opozita të jetë në një disfavor terreni, jo për shkak të mazhorancës, por për shkak të apatisë, keq menaxhimit dhe vecanarisht dështimit të drejtimit të saj në qytetin juglindor.
Në fakt zgjedhjet janë në qark dhe jo të gjitha mandatet do i përfitojë Korça, por ajo ka numrin e votuesve që bën difencën, megjithse duhet theksuar se edhe në Pogradec, Devoll apo Kolonjë situata është më ndryshe, por prapë ka probleme thelbësore në mardhenien me elektoratin, kjo sipas specifikave të zonave.
Dhë nga këto dy ose tre mandate që mund t?i takojnë Korcës, janë shumë pak prandaj dhe beteja ka filluar. Tre ndoshta janë shumë po të shofim edhe detyriminm ligjor për përfaqësimin e femrave.
I pari që po lufton për një mandat në listën e deputetëve në Korcë është Andrea Mano, kryetari i PD Korcë i akuzuar mediatikisht, për abuzimet e tij kur drejtonte arsimin në Korcë. Manos së fundi ju zbuluan edhe disa biznese të cilat ai i kishte fshehur nën emrin e një studio ligjore, por cka është me e rëndësishmja është fakti se gjithë jetën ka luftuar për një mandate deputeti, të cilin e kërkon më çdo kusht. Njihet si mik dhe ortak në biznese me zv/kryeministrin Niko Peleshi, për më tepër është vegël e tij Brenda opozitës.
Vendosja e Manos në listë do sillte një përçarje edhe më të thelllë për opozitën në Korçë, kjo për faktin se ai funksionon si një sekt klanor që përcan për të sunduar PD-në. Përcarje që e çoi në vitin 2015, në rezultatin më te dobët historik. Në fakt një kryetar dege për një mandat lufton, por Lulzim Basha nuk mund të ngrejë në detyrë dhe të imunizojë këtë racë banalësh që kanë sakatuar opozitën, mbështetja ndaj tyre do ishte fillimi i rrënimit të tij.
Më pas vjen një figurë që është njësoj si Mano në profil. Njerëz që kanë ikur nga PD dhe janë rikthyer për pushtet, tani luftojnë të rrëmbejnë pushtet dhe mandate në opoizitë. Ky është Gjergji Gjinko, një ish kryetar bashkie në Korcë, gjithmonë në hijë, asnjë aksion dhe vlerë politike. Gjithë kohës flet thjesht me pallavrat e tij. Në Korçë ka filluar betejën për të gjetur mbështetjen në bazë. Në fakt demokratët nuk mund ta harrojnë ish-kryebashkiakun e dështuar, që përcau opozitën dje, për të rrëmbyer pushtet të nesërmen. Një nga njerëzit e afërt të Genc Pollos, i panjohur në opinion publik për shkak se është fshehur si vemjet poshtë gjethes. Në Korcë nuk i kanë haruar ende skandalet e tij.
Nardi Olli, kreu i Këshilltarëve të PD-së në Tiranë, po kërkon të jetë në krye të listës në Korçë, ish-kandidat në vitin 2013, i shtati në listë, përpiqet të gjejë terren midis përçarjes të degës së Korçës. Ndoshta i pranueshëm deri diku për bazën, por jo realizst dhe shumë pragmatist për më tepër pushtet, sesa duke qëndruar tek thelbi I problemeve të opozitës në qytetin juglindor.
Edmond Spaho, i njohur si ?kërmilli? për shkak të karrierës së tij politike, nuk është tërhequr ende nga zona e Korcës, vazhdon të jetë aktiv në zonën e tij elektorale në një pjesë të fshatrave të Korcës. Nën/kryetari I PD-së kërkon të jetë i pari i listës në këtë qark, një ?fitore? që i vjen për shkak të postit në parti.
Gjergji Papa ish-kreu i PD-së në Korçë ende shpreson se mund të ketë një mandat të tretë deputeti. Nga një kooperativist foragjeresh, tani ka mbi supe edhe 8 vite si deputet, dhe jo pak përfitime. Nuk duket të jetë kënaqur apo ngopur sado pak, kërkon të vazhdojë më tej, por duket se drita e tij në horizont të jetë fikur me kohë, në fakt e fiku vetë me sjelljen prej frikacaku dhe mungesën e një profili politik të spikatur.
Enno Bozdo, i deleguar I PD-së për këtë zonë, në fakt ai mund të mos jetë pjesë e listës të Korcës, por pozicionin e vendit të tretë do e rrëmbente me kenaqësi pasi ky është kufiri I fundit që rezikon opozita, kjo si favor që vjen nga sistemi elektoral. Enno është politikan i ri i kohëve të vjetra, klloun oborri, që nuk i vlen as dreqit dhe jo më opozitës në Korcë, është një nga përgjegjësit kryesorë për gjendjen që po kalon PD-ja në Korcë.
Lista ka disa individë që njihen si klani i Genc Pollos në PD, dhe emri i këtij të fundit është një alternativë e mundshme. Në fakt vendosja e Pollos do largonte Gjinkon dhe Bozdon nga Korça, por sërish lista do ishte më Pollarë pasi dhe kreu i degës Andrea Mano është ish-kryetari i PDR në Korçë në kohën kur kjo parti u krijua për të shkaktuar humbjen e PD-së në vitin 2001.
Më tej në këtë qark ka emra të tjerë që luftojnë për të qenë në 6 emrat e parë, si Hekuran Hoxhalli nga Devolli, ish kreu i kësaj dege, i cili në zgjedhjet e vitit 2013 punoi për Partinë Socialiste dhe u përdor nga zv/kryeministri Niko Peleshi për të masakruar votat e PD-së në Devoll. Kërkon shpërblim për fitoren e Bashkisë të Devolli, një bashki në fakt që në një vit por përflitet shumë për korrupsion dhe paaftësi.
Orekse për të qenë pjesë e listave të deputetëve ka shumë por në fakt dy apo maksimumi tre nga këta ?burrat? e mësipërm do kenë mundësinë të jenë fitues në Korçë, kjo për faktin se ligji kërkon edhe femrat në listë, të cilat në Korçë më shumë vlejnë po të mos ju përmendësh fare emrin. Nuk kanë asnjë peshë politike, janë thjesht fasada apo luajnë më shumë duke u grindur dhe sharë njëra tjetrën. Xhelozira femërore që nuk i prishin asnjë punë opozitës.
?Lufta? në Korçë ka filluar shpejt dhe e ashpër për shkak se vende janë pak, kandidatë janë shumë. Dhe fatkeqësisht asnjëri nuk meret me bazën, strukturat, të bëjë opozitë në Korëë, të gjithë po luftojnë për mandatin, demokratët dhe opozitën e kanë të gjithë pa përjashtim në plan të dytë./ citynews
Një shqiptar 27 vjeç ka preferuar më mirë burgun sesa “arres...
Shqipëria, në Indeksin Gjerman të Transformimit (Bertelsmann...
Identiteti i njërit prej dy viktimave, që pardje u gjetën të...
Banorët që preken nga ndërtimi i rrugës “Transballkanike” në...
Rruga që lidh zonën e Banjës me atë të Gramshit do të jetë e...
Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj pasi në makinën që ...
Arrestimi i një personi me preçedentë penalë i njohur nga op...
Tre shqiptarë janë përfshirë në episode të dhunshme, në Greq...
Ditën e sotme shënohet 60 vjetori i dasmës së ish-yllit të k...
Ndërtimi i gazsjellësit TAP, tashmë ka nisur në Shqipëri dhe...
Një 26-vjeçar që tentoi të vidhte një banesë u prangos dje n...
Policia e Shtetit ka vijuar punën për goditjen e paligjshmër...
Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi kërcëni...
Formulari i vetëdeklarimit është një nga vështirësitë e pro...
Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për shkelje të leh...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 18. prill 2016Sot do bëni...
I dalluar në luftërat koloniale në Indi në fundin e shekulli...
Të rinj, dinamikë, pa shanse? Ky është titulli i aksionit të...
Nga Riviera DEDAJGjakmarrja, a është më një dukuri në Shqipë...
Sizmologu i njohur i tërmeteve, Roger Bilham ka bërë parashi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...