Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Të rinj, dinamikë, pa shanse? Ky është titulli i aksionit të organizatës humanitare katolike, Renovabis, që synon tërheqjen e vëmendjes për mungesën e pespektivës së të rinjve në Europën Lindore e Juglindore.
Me zë të qetë e të butë ipeshkvi françeskan nga Sarajeva, Pero Sudar skicoi një pamje të zymtë shoqërore të shumicës së vendeve të Ballkanit. Në hapjen e aksionit të Renovabis me rastin e festës fetare të Rrëshajës së Madhe në ipeshkvinë e Speyerit, Pero Sudar përmendi shembuj konkretë nga vendi i tij. Mungesa e perspektivës ka një efekt kaq të fortë zhgënjyes e rëndues tek të rinjtë në Bosnje-Hercegovinë, saqë 70% e tyre duan të largohen nga vendi.
Shifra të tilla janë bërë të njohura nga të gjitha vendet e Ballkanit. Për shkak të papunësisë së lartë shumë të rinj nga Juglindja e Europs nuk shohin ndonjë perspektivë në vendin e tyre. Papunësia mes të rinjve në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, kap shifrat e 45-60%, varësisht nga ofrohen të dhënat. Varëfria, mungesa e stabilitetit politik, korrupsioni dhe nepotizmi përmenden si shkaqe të tjera për pesimizmin e kudogjendur.
Gjeneratë e humbur
Pas një përshkrimi pa zbukurime e prekës të gjendjes shoqërore, ipeshkvi nga Sarajeva, Pero Sudar kaloi në politikë, duke vënë theksin tek humbja prej kohësh e besimit të të rinjve nga Juglindja e Europës në institucionet demokratike e madje tek vetë demokracia. Sudar përmendi situatën gjeopolitike dhe karakterin multifetar e multietnik të shoqërive në Ballkan. Sidomos në Bosnje-Hercegovinë marrëdhënia paqësore mes të krishterëve e myslimanëve, dhe katolikëve e të krishterëve ortodoksë po vihet në sprovë për shkak të problemeve sociale. Si klerik, Sudar theksoi rëndësinë dialogut politik, por edhe ekumenizmin e vërtetë. Në fund të fundit aftësia e bashkëjetesës së popujve, feve e kulturave të ndryshëm është kusht themelor për paqen.
Eksodi masiv i të rinjve nga vendet e Ballkanit po kthehet në një kërcënim serioz. Megjithatë në Ballkan nuk gjen strategji serioze për luftimin e papunësisë tek të rinjtë. Shumica e tyre banon për një kohë të gjatë bashkë me prindërit, ata janë të varur nga rroga e tyre, madje edhe pensioni i gjyshërve. Kjo mungesë perspektive përbën rrezik akut. Sipas punonjësve socialë ajo është edhe terreni ushqyes për rënien e të rinjve viktimë e drogës, kriminalitetit dhe alkoolit. Bashkë me të vihet re rreziku i radikalizimit fetar, i cili në vitet e fundit ka shënuar rritje.
Tregu i punës pa lidhje me sistemin arsimor
Megjithëse qeveritë e vendeve të Europës Juglindore e kanë kuptuar rrezikun shpërthyes të këtij zhvillimi, ende mungojnë zgjidhjet konnkrete. Qeverive nuk u mungojnë vetëm fondet, por edhe vullneti e aftësia për të bërë reformat e duhura në politikën e arsimit. Ipeshkvi Pero Sudar kritikoi me stilin e një përfaqësuesi të ekonomisë, ?mungesën e lidhjes së sistemeve të arsimit me tregun e punës?. Gati 80% e të rinjve nga Bosnje-Hercegovina, sipas një sondazhi mendojnë se as arsimi i lartë nuk i përmirëson kushtet e jetesës. Sondazhe të njëtja vijnë edhe nga vende të tjera të Ballkanit.
Gerhard Albert, drejtori i organizatës humanitare të Renovabis i shikon këto zhvillime si ?një sfidë të madhe?. Nuk duhet t’i lirojmë nga përgjegjësia qeveritë dhe politikën e këtyre vendeve, sepse eksodi i vazhdueshëm i të rinjve është rrezik për zhvillimin e vendeve të Europës Juglindore, theksoi Albert. Pak optimizëm në fund të takimit të Renovabis ofroi në fund ipeshkvi nga Sarajeva me një shembull shpresëdhënës. Gjatë një vizite pastorale në San Francisco ai kishte takuar një biznesmen të suksesshëm, i cili i kishte rrëfyer për planet e tij të kthehej me gruan dhe pesë fëmijët në Bosnje-Hercegovinë. Jo shumë kohë më parë këtë biznesmen Pero Sudar e kishte ritakuar në një festë në Bosnjen Qendrore. Kur ipeshkvi e pyeti për motivet e kthimit, ai ishte përgjigjur: ?Këtu jetohet më normalisht!?/DW
Nga Riviera DEDAJGjakmarrja, a është më një dukuri në Shqipë...
Sizmologu i njohur i tërmeteve, Roger Bilham ka bërë parashi...
Pas vrasjes së 3 personave në lokalin e familjes Çapja në El...
Kandidatja për Rektore në Universitetin e Tiranës, njëherazi...
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mithat Havari, ka deklaru...
Një skaf që shërben për transport të lëndëve narkotike është...
Pas kërcënimit të kandidatit për Rektor në Universitetin e T...
Çmimi i naftës shumë shpejt mund të pësojë rritje.Prodhuesit...
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda është shprehur se përfshirj...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Ministri i Brendsh...
Mitropoliti i Elbasanit, Imzot Andoni ka hedhur akuza të for...
Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë ditën e nesërme një ve...
Këtu e 25 vjet të shkuara mblidhej për herë të parë Kuvendi ...
Deputeti socialist Erjon Braçe shprehet se zgjedhjet në univ...
Si financohen mediat në Shqipëri? Ç’origjinë kanë paratë që ...
Autostrada Durrës-Tiranë është bllokuar në orët e vona të pa...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka listuar pasuritë dhe biznes...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka sulmuar gazetën “Pano...
E diela e sotme, për shumë zona periferike të Tiranës, ka qe...
Donald Trump dhe suksesi i tij surprizues kanë dominuar rapo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...