Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kryetarin e Komunës së Preshevës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, zotin Ragmi Mustafa.
Pas takimit Basha- Mustafa dhanë një prononcim për mediat:
Basha: Kam kënaqësinë dhe privilegjin të pres dhe të bisedoj në mënyrë konstante me z.Mustafa, me kryetarin e Komunës së Preshevës dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës. Tema jonë edhe sot ka qenë gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por po kështu kam shfrytëzuar rastin ta pyes për zhvillimet në komunën e Preshevës të cilën ai ka drejtuar gjatë këtyre viteve. Përkundër vështirësive të mëdha dhe pengesave tashmë të njohura z.Mustafa ka ndërtuar një shembull të jashtëzakonshëm të menaxhimit të kapaciteteve njerëzore dhe burimeve të komunës së Preshevës. Mora vesh me kënaqësi të madhe për investimin që po kryhet për zonën e lirë ekonomike, subvencionimin e fermerëve, përpjekjet titanike që po bëhen për t?iu ofruar një shërbim shëndetësor më të mirë në veçanti atë të maternitetit të Preshevës. Patriotizmi nuk shprehet vetëm me fjalë, madje kur shprehet vetëm me fjalë të çon në drejtimin e gabuar, veprat janë ato që flasin.
Përkushtimi i z.Mustafa në këtë drejtim për ta bërë më të mirë jetën e qytetarëve të Preshevës përmes investimeve në infrastrukturën publike, përmes lehtësimit të një klime biznesit që të krijojë më shumë vende pune në veçanti për rininë e Preshevës dhe në përgjithësi për popullsinë e Preshevës është një shembull për t?u marrë nga të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor anembanë trevave shqiptare.
Unë e çmoj shumë këtë vepër të z.Mustafa, sikundër e çmoj lidershipin e tij politik. Nga ana tjetër e kam garantuar për mbështetjen time të plotë dhe të Partisë Demokratike për realizimin e objektivave strategjike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme që Partia Demokratike do t?i japë sot dhe në të ardhmen programeve të ndryshme të mbështetjes, siç janë ato për studentët shqiptarë në Universitetin e Tiranës, por edhe në objektiva të tjera strategjikë për përmirësimin jo vetëm të cilësisë së jetës por edhe të pozitave dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në këtë kuadër tek z.Mustafa kemi patur, kemi dhe do të kemi një partner të besuar e të vyer të kauzës së drejtë të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Pyetje: Si e shihni raportin e qeverisë shqiptare për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dihet se kishim një vizitë të kryeministrit Edi Rama, por deri më tani nuk ka lëvizur asgjë për realizimin e të drejtave?
Basha: Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle. Ky është pozicioni im si lider i opozitës sot dhe ky do të jetë prioriteti im si kryeministër nesër.
Pyetje: Çfarë është bashkëpunimi i Partisë Demokratike Shqiptare me Partinë Demokratike të Shqipërisë?
Basha: Është një bashkëpunim për interesat dhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata strategjike të shqiptarëve të Preshevës si një interes madhor kombëtar, si një detyrim kushtetues dhe politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Pyetje: Z.Mustafa çfarë keni biseduar në takimin e sotëm dhe çfarë do të thotë ky takimi juaj me z.Basha sot në Tiranë?
Mustafa: Fillimisht do të doja të falënderoja kryetarin e partisë më të madhe opozitare të Republikës së Shqipërisë z.Basha me të cilin prej kohësh kemi kontakte shumë dashamirëse sepse në vazhdimësi ndjekin të gjitha situatat që preokupon shqiptarët në Luginën e Preshevës por ne nga Presheva gjithmonë mbajmë sytë nga Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare.
Në këtë drejtim kemi këmbyer shumë mendime sot në lidhje me kapërcimin e gjitha situatave që prekin shqiptarët që prej përdorimit të lirë të lirë të simbolit kombëtar dhe identifikimin e shqiptarëve autoktonë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Po kështu për tekstet mësimore, për arsimin më të mirë shqip duke falënderuar gjithmonë Shqipërinë sepse për një kohë PDSH ishte udhëheqëse dhe bartëse e disa mandateve qeveritare në Republikë e Shqipërisë kur hapën dyert për gjithë studentët shqiptarë që vinin nga Lugina e Preshevës. Në këtë drejtim jemi mirënjohës të paskajshëm sepse rinia jonë po shkollohet, po emancipohet dhe po ndërtohet edhe shkencërisht, por edhe me dije në Tiranë dhe në Republikën e Shqipërisë.
Prandaj jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur me kuadrot që kthehen nga universitetet e Republikës së Shqipërisë në Preshevë sepse janë kontribuues të shkencës dhe dijes, madje dhe profesionistë shumë të mirë në të gjitha fushat, sidomos në shkencat e mjekësisë për të cilën kemi më së shumti nevojë në Komunën e Preshevës dhe Luginën e Preshevës.
Padyshim se kemi njoftuar edhe për probleme të tjera që takohen shqiptarët në sferën e papunësisë, duke u zotuar gjithmonë që do të vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve për një zhvillim industrial në Luginën e Preshevës në mënyrë që të kemi të rinjtë tanë aq të shkolluar. Një mundësi që tu ofrojmë vendet e reja të punës gjithmonë me investitorë potencial që mund të vijnë nga Europa Perëndimore. Për këtë sigurisht që kryetari Basha duke patur mundësinë e frekuentimit nëpër vendet e Europës Perëndimore do të lobojë për Luginën e Preshevës, do të lobojë për komunën e Preshevës në mënyrë që të jetë një shpërndarje e përgjegjësive proporcionale si për shqiptarët e Shqipërisë por edhe për Luginën Preshevës sepse është obligim kushtetues i Republikës së Shqipërisë.
Prandaj takimet tona gjithmonë do të mbeten në vazhdimësi të lidhura ndërmjet Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë në Republikën e Shqipërisë, duke këmbyer edhe përvoja të mira por edhe duke ndihmuar njëra-tjetrën në masë aq sa mundemi.
Për këtë rast Shqipëria është në pozicion më të mirë të mundshëm për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe këtë drejtim falënderojmë kryetarin Basha që ka këtë gadishmërinë dhe përgjegjësi kushtetuese për shqiptarët jashtë troje të Republikës së Shqipërisë. Faleminderit kryetar!
Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni,...
Avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa, shprehet se do të ...
Denoncimi i biznesmenit Arjan Zika ka qenë një nga pikat kyç...
Partia Demokratike shprehet se kryebashkiaku i Tiranës, Erio...
Një makinë tip “Benz” është përfshirë papritur nga zjarri p...
Nuk ka rëndësi se sa shumë filma rreth dashurisë janë prodhu...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur sot përballë grupi...
Ne nje deklarate per shtyp, diten e sotme Kryetari i LDE – P...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, ka thënë sot ...
Sekretarit të Përgjithshëm në PD, Arben Ristani, ka thënë pë...
Mbi 17 vite “karrierë aktive” ka mbi supe njeriu që u përmen...
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka reaguar për kërcënim...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po k...
Rreth 150 forca policie të Reneas, të mbërritura nga Tirana,...
Trotuaret e zones së Kombinatit në kryeqytet janë “pushtuar”...
Në seancën e radhës, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, u ...
Letra e diktatorit për kurvëritë partizane në brigadën e VII...
Në Korçë ka filluar një betejë thuajse qesharake midis disa ...
Një shqiptar 27 vjeç ka preferuar më mirë burgun sesa “arres...
Shqipëria, në Indeksin Gjerman të Transformimit (Bertelsmann...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...