web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjala e Jozefina Topallit në 25 vjetorin e parlamentit demokratik/ Partitë kanë nevojë për demokratizim

18 Prill 2016, 16:49, Aktualitet CNA

Ne historine tone te shkurter te parlamentarizmit demokratik, pas ndryshimit te sistemeve ne vitet 90, pervec periudhes nga vitet 20 deri ne ’39. ka patur sfida te panumerta. Nderkohe qe ne 2 mandatet e para po beheshin reforma titanike te transformimit te vendit ne cdo fushe: ne fushen ekonomise se tregut; ne ndertimin e demokracise,; ndertimin e shtetit ligjor, te kalimit te dispozitave kalimtare kushtetuese, e me pas Kushtetutes etj ..Kuptuam se gjeja nuk ishte aq e thjeshte, dhe as rruga nuk do shte edhe aq e shkurter. Udhetimi i Parlametarizmit shqiptare ne fundin e shekullit te shkuar dhe ne fillimin e ketij qe jetojme , nuk ka qene asnjehere i qete. Ai ka kaluar pemes perpjkjeve te rendesishme e te veshtira per zgjedhje te drejta e te pranueshme; Ka kaluar po ashtu, permes ndryshimeve te sistemit dhe kodeve zgjedhore. Por po ashtu ia kemi arritur te bejme hapa ne rrugen drejt proceseve integruese. Fale vullnetit dhe puneve transformuese ia kemi dalur te behemi anetare te Natos. Kemi liberalizuar vizat, kemi nenshkruar kontrata bazale me BE. Dhe ne te gjitha keto procese roli i Kuvendit te Shqiperise ka qene kyq e fondamental.Ne Kuvendin e Shqiperise kane kaluar e miratuar reforma te medha e te veshtira , qe kane hapur rrugen per proveset e medha integruese. Ne saje te tyre vendi yne u hap ndaj Perendimit dhe Perendimi iu drejtua Shqiperise. Edhe diplomacia parlamentare , si nje koncept i ri ka rezultuar i suksesshem si ne ratifikimin e marreveshteje te Asocim stabilizimit nga all parlamentet kombetare , anetare te BE; ne ratifikimin e marrveshtjeve per Naton, por edhe ne lobimin per njohjen e pavaresise se Kosoves, ne lobimin ne parlamentin europian per liberalizimine vizave etj.

Gjate viteve , edhe tek ne , per shkak te fragmentarizimit te partive ( nr i te cileve shkoi ne 13, u bene nderhyrje kushtetuese sipas modelit gjermane per te garantuar stabilitet me te madh qeverise. Por Parlamenti ka kaluar dhe po kalon edhe kohe te palumtura. Futja ne Kuvend e deputeteve qe si lidh asgje me politiken, por qe per me teper rezultojne me probleme serioze nga e kaluara detyruan Kuvendin qe te miratoje ligj per dekriminalizimin , per auto katarsis! Kjo ishte unike ne llojin e vet.

Ne legjislacionin e fundit , Kuvendi ka kaluar permes nje krize te rende perfaqesimi. 25 vite me pare do dukej e paimagjinueshme , qe ne karrigat e deputeteve te uleshin njerez me histori te erreta. Kjo ka krijuar nje imazh aspak te mire per organin me te larte perfaqesues. Kjo , ka krijuar idene se cdo kush mund te behet cdo gje ne kete vend; dhe se reputacioni, karriera, integriteti e perkushtimi per interesin publik nuk ka me vlere dhe konsiderohet e dalur mode. Ky perceptim i bazuar ne realitetin aktual – kombinuar me dominimin qe kryetaret e partive kane ne perpilimin e listave te deputeteve perbejne nje rrezik konstant ne degradimin e perfaqesimit ne Kuvend edhe per te ardhmen. Ky realitet i sotem bertet ne te njejten kohe per krizen e demokracise ne te cilen gjenden edhe forcat politike qeveritare dhe parlamentare. Krize identiteti, krize morale dhe ideologjike , krize perfaqesimi.

Zhvillimet e fundit vetem konfirmojne kete. Ne keto kushte absurdi dhe turpi , sfida e pare eshte: -eshte zbatimi i ligjit per dekriminalizimin. sfida e dyte , dhe me e veshtira eshte demokratizimi i forcave politike , dhe clirimi nga format kriptodemokratike te tyre.

Sfida etrete , por nga rendesia eshte edhe e para, eshte largimi i te korruptuarve nga politika dhe ne te njejten kohe ruajtja e politikaneve te karrieres si nje aset serioz ne garantimin e sistemit demokratik!

Nderkohe, seanca plenare dhe foltorja e Kuvendit eshte nje mundesi e shkelqyer per deputetet per te folur e debatuar ne emer te atyre qe perfaqesojen.

Kuvendi i Shqiperise ne 25 vite ka diskutuar dhe miratuar me mijera ligje, vendime , rezoluta, etj. Kuadri ligjor i vendit tone eshte i plote dhe i standarteve te kerkuara.Por , problemi duket se nuk eshte standarti i ligjeve , por zbatimi i tyre. Ky eshte eshte vertet nje problem serioz, por ky problem nuk zgjidhet duke ndryshuar perseri ligjet, sepse kjo eshte te genjesh vehten dhe te tjeret. Une nuk besoj se shqiptaret jane te kenaqur me mashtrimin apo se u pelqen te joshen nga vetemashtrimi. Ndaj problemi duhet kapur ne themel. 25 vjetori eshte nje moment reflektimi per te gjithe. Jo me kot , disa vite me pare, kam vendosur ne hyrje te Kuvendit nje foto te Parlamentit te pare Shqiptare te viteve ‘ 20. Zoti Meta po ashtu nuk e ka levizur. Ajo foto eshte nje ftese per lideret e sotem.. per te shikuar ku ishim e ku jemi. Kush ishim e kush jemi..- si perfaqesojeshim e si perfaqesohemi. Por pertej problemeve e sfidave me te cilat perballemi, vrejtjeve e arritjeve. ngritjeve e uljeve une jam konfidente per te ardhmen. Dhe per ta mbyllur do ju tregoj fjalet qe me tha Hellen Hymen , ish kryetarja e Dhomes se Lordeve ne viziten e saj ne Shqiperi disa vite me pare: Ne vendin tim kemi 1000 vite parlamentarizem.





Lajmet e fundit nga