Blushi: Mazhoranca marrëveshje me opozitën për shtyrje të Reformës në Drejtësi
Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur se mazhoranca d...
Emiljano Shullazi, një personazh i njohur i botës së krimit u arrestua në orët e para të së dielës në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Shullazi akuzohet për gjobëvënie, shkatërrim të pronës me eksploziv, armëmbajtje pa leje dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Përveç Shullazit, Prokuroria lëshoi urdhër-arreste edhe për krahun e tij të djathtë, Gilmando Dani dhe të afërmin Blerim Shullazi. Përmes një njoftimi për shtyp, policia tha se akuzat ishin ngritur pas denoncimit të një biznesmeni me incialet A.Z.
?Ndalimi është bërë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, në kohë dhe në qytete të ndryshme, kanë shtrënguar përmes kanosjes për dhënie të pasurisë biznesmenë të ndryshëm,? thuhet në njoftimin e policisë.
Para vendimit për arrestim, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte regjistruar një sërë procedimesh penale për Shullazin, emri i të cilit lidhet me listë të gjatë gjobëvëniesh dhe kërcënimesh ndaj bizneseve që shtrihen në zonën industriale Tiranë-Durrës.
Megjithatë, përpjekjet e mëparshme për arrestimin e tij kishin dështuar.
Emri i Emiljano Shullazit qarkullon në kronikën e zezë që prej përplasjeve të përgjakshme të viteve 1998-1999 mes bandave në Tiranë. Në vitin 2006, ai u arrestua dhe u dënua me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik droge si pjesë e operacionit ?Identikit?.
Pas lirimit nga burgu, emri i Shullazit është lakuar si autor i mundshëm i një sërë krimesh të ndodhura në Tiranë, por autoritetet e drejtësisë mundën t?i vërtetojnë vetëm një akuzë për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.
Përgjatë tre viteve të fundit, Shullazi është kthyer gjithashtu në një personazh kyç të arenës së debatit politik mes palëve. Partia Demokratike në opozitë akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje të ngushta me Shullazin dhe ?mbrojtës? të tij. Sipas PD, Rama dhe Tahiri i kanë dhënë Shullazit statusin e të paprekshmit.
Ministri Tahiri dhe Partia Socialiste kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si ?shpifje?.
I lakuar dendur për aktivitetin e tij kriminal deri në përfshirje në fushata elektorale, fundjavën e kaluar, Shullazi tërhoqi vëmendje për implikimin e dyshuar të tij edhe në zgjedhjet universitare në Tiranë.
Para arrestimit të së dielës, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht Shullazin se kishte kërcënuar dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni dhe rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Sipas Berishës, kërcënimi kishte për qëllim tërheqjen e Konit nga gara për një mandat tjetër si dekan.
Pas denoncimit të Berishës, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes. Mediat raportuan se gjatë dëshmisë së tij në polici, Shullazi ka mohuar të ketë kërcënuar akademikët Koni dhe Kule.
Ndërsa Universiteti i Tiranës e cilësoi kërcënimin si ?rast të paprecedentë dhe të pakonceptueshëm që të ndodhë brenda institucioneve akademike?.
E ndërsa verifikimet për kërcënimin e dekanit të Shkencave të Natyrës vazhdojnë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po përgatitet për testin e parë në gjykatë kundër Shullazit.
Të martën, ai së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin do të dalin përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë.
Nëse akuzat do të mund të vërtetohen, Shullazi rrezikon dënime deri në 15 vjet burg./BIRN
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur se mazhoranca d...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve...
Po çfarë ndodhi më 13 mars, në Rrugën e Kavajës? ABC News ka...
Profesori Artan Fuga ka ironizuar ngjarjen e ditëve të fundi...
Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni ...
Historia e Laçit, jo thjesht e qytetit por edhe emrit të tij...
Kandidatja për Rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta D...
Edhe pse sezoni veror zgjat vetëm 3 muaj, për të marrë një l...
Jemi në një situatë, e cila në histori do te hyjë me këtë gj...
Konsumi final i Shqipërisë ra me 0.5 për qind gjatë vitit 20...
Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të shprehë talentin e ...
Tani është ndaluar nga policia për kërcënimet në adresë të R...
Zbardhja e detajeve në lidhje me pronësinë që ka Emiljano Sh...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se 25 vitet e tranzici...
Kandidatja për rektore në Universitetin e Tiranës, Klodeta D...
Fatmir Mediu si rrallë herë ka pranuar të flasë në një studi...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Ne historine tone te shkurter te parlamentarizmit demokratik...
Komunikata e parë zyrtare për ngjarjen, e Ministrisë së Mbro...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se 72 orë pas n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...