Rrëshqitje dheu në Kodër Currila/ Rrezikohet pallati
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Rrëshqitje dheu janë regjistruar në Kodër Currila në orët ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se demokratët janë të vendosur për të çliruar vendin nga oligarkia kriminale. I shoqëruar nga deputetë dhe aleatë të opozitës, Basha ishte sot në Shkodër për të përkujtuar 25-vjetorin e 2 Prillit, ku humbën jetën 4 të rinj, Arben Broci, Bujar Beshanaku, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu.
Fjala e plotë e kryetarit Lulzim Basha
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës,
Të dashur prindër, familjarë, të afërm, miq dhe shokë të dëshmorëve të 2 prillit,
Të nderuar deputetë, të zgjedhur vendorë, zonja kryetare e bashkisë, drejtues të Partisë Demokratike dhe koalicionit opozitar,
Të dashur të rinj e të reja nga Shkodra dhe mbarë Shqipëria,
Zonja dhe zotërinj,
25 vite më parë regjimi komunist në grahmat e fundit vrau pabesisht këtu në Shkodër katër djem të rinj plot me ideale dhe ëndrra të mëdha për Shqipërinë si gjithë Europa.
Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut.
Emrat e tyre kumbuan sot e kumbojnë përherë me jehonë të madhe në këtë shesh të tragjedisë. Ata i kujtojnë Shkodrës masakrën e 2 prillit. Ata na kujtojnë të gjithëve çmimin e lartë që ka paguar deri në një fund ky qytet për të qenë, përveçse djep i kulturës dhe krenarisë kombëtare, edhe pararojë e bastion i demokracisë shqiptare.
Shkodra është frymëzimi ynë, është guximi ynë, është vendosmëria jonë!
4 heronjtë e 2 prillit dhe qindra qytetarë të plagosur e të dhunuar egërsisht atë ditë të kobshme nga shteti policor janë prova monumentale se demokracia në Shqipëri erdhi me përballje të guximshme, me trimëri qytetare të nivelit më të lartë, me mençuri, me sakrifica, me flijim.
Nderim dhe mirënjohje të gjithë atyre që luftuan dhe luftojnë, punuan dhe punojnë, sakrifikuan dhe sakrifikojnë pa u kursyer, për Lirinë, për Demokracinë, për Integrimin në familjen e kombeve të lira, për ligjin dhe Kushtetutën, për zhvillimin dhe përparimin.
Nderim dhe mirënjohje përjetë martirëve, heronjve, dëshmorëve të demokracisë.
Sot e dimë mirë se vrasja e Arbenit Brocit, Bujar Beshanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut nuk ishte një aksident, por një shfrim hakmarrës i partisë-shtet dhe instrumentave të saj të dhunës- Sigurimit famëkeq dhe policisë së politizuar deri në palcë – për humbjen e thellë këtu në Shkodër të zgjedhjeve të para shumëpartiake me 31 mars 1991.
Ishte një shpërthim i vetvetishëm dhe njëkohësisht i programuar i dhunës kriminale që buron nga vetë natyra e regjimeve shtypëse, nga shpirti i prishur në gen i drejtuesve me mendësi sundimtari.
Pushteti i çon tek dhuna, i çon tek hakmarrja, i çon tek krimi. Kjo ka ndodhur në Shkodër më 2 prill 1991. I përzgjodhën më të mirët, më të vendosurit, më guximshmit mes nesh sepse sundimtarët e dinin mirë se fundi do tu vinte prej tyre. Por i bënë hesapet gabim.
Gjaku i tyre ngriti një popull të tërë, sakrifica i tyre është frymëzimi i lirisë dhe krenarisë sonë sot.
Furia e plumbave që u derdh pamëshirshëm nga selia e krimit dhe e çmendurisë 45-vjeçare i ndërpreu në lulen e moshës jetët e katër dëshmorëve, por nuk i vrau dot idealet e tyre të pastra, nuk e ndali dot fluturimin e ëndrrave të tyre rinore.
Këto ideale dhe ëndrra kanë udhëtuar dhe udhëtojnë sot e përherë me Partinë Demokratike, me rininë shqiptare, me Shkodrën e lirë të njerëzve të lirë, me Shqipërinë euroatlantike, me synimet dhe vendosmërinë tonë për të hapur kapitullin e Demokracisë së re në jetën e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
Asnjëherë më parë Arben Broci, studenti i dhjetorit, themelues i Partisë Demokratike dhe tre shokët e tij të përjetësisë nuk kanë mbledhur këtu në Shkodër kaq shumë vajza dhe djem të rinj.
Ky i sotmi është pelegrinazh i vërtetë bekimi dhe frymëzimi për gjithë rininë në këtë panteon të demokracisë tonë. Prania masive e të rinjve në këtë pelegrinazh është përgjigja e tyre, përgjigja juaj miqtë e mi të brezit të ri, ndaj kumteve dhe mësimeve që na vijnë nga historia, nga plagët, nga dhimbjet, nga libri i sakrificave dhe i lavdisë.
Mbi të gjitha, kjo prani kaq domethënëse është shprehja e një zgjimi dhe ndërgjegjësimi të ri të rinisë shqiptare për detyrat dhe përgjegjësitë e saj në udhëkryqin e sotëm të demokracisë.
4 dëshmorët 20 vjeçarë na kanë lënë ne të gjithëve e në veçanti rinisë një sprovë të përjetshme. Sprovën e kurajos dhe guximit të tyre për t?i dhënë vendit një drejtim tjetër, për të bërë një kthesë të madhe. Sprovën për të thyer brenda vetes pajtimin me të keqen. Sprovën për t?i dalë përpara të keqes që njësoj si 25 vite më parë i ka zënë rrugën vendit, kanë bllokuar aspiratën për liri dhe mirëqenie.
2 prilli i vitit 1991 na mori të gjithëve 4 jetë të pakthyeshme, por na la ndërkohë një dëshmi të pashlyeshme të shkruar me gjakun e tyre të kulluar:
Për pushtetin e tyre, trashëgimtarët politikë të diktaturës heqin çdo maskë dhe kthehen në fis, kthehen tek dhuna, kthehen tek urrejtja, kthehen tek krimi, tek shtypja, tek korrupsioni, kthehen tek luksi për vete, tek pashpirtësia ndaj të tjerëve, kthehen tek diskriminimi politik dhe ekonomik, kthehen tek sundimi.
Kjo dëshmi është sot më aktuale se kurrë. Është realiteti trevjeçar i qeverisjes Rama-Meta. Ata duan pushtet me çdo kusht e me çdo çmim. Dhe ashtu si 25 vite më parë vjedhin votën, shkelmojnë ligjin, dhunojnë qytetarët e pasurohen për vete.
Modeli i tyre është e shkuara, është krimi që vrau në mes të Shkodrës katër djem të rinj, janë antivlerat, trafikantët, kriminelët që kanë futur deri në Parlament. Modeli i tyre është pasurimi i qeveritarëve dhe varfërimi i qytetarëve.
Një miliard e dyqind milion euro është shuma e abuzimeve dhe vjedhjeve vetëm në harkun kohor të një viti me tendera e konçesione korruptivë që nuk i ka parë as Europa e as bota.
Janë vjedhje, abuzime dhe dështime qeveritare të shkruara si plagë në lëkurën e qytetarëve shqiptarë, në vështrimin e tyre të mbushur me dramë dhe revoltë.
Qindra herë i kemi denoncuar e s?do pushojmë së denoncuari, kemi protestuar e s?do pushojmë së protestuari, për krimin e ngritur në pushtet dhe pushtetin e ngritur në krim, për aleancën e pashembullt të qeverisë me kriminelë me damkë që sot terrorizojnë qytetarët dhe kanë marrë peng pushtetin e shtetin kudo, si ortakë dhe mëkëmbës të Edi Ramës.
Ky është rregjimi i sundimit të një grushti njerëzish që punojnë vetëm për një qëllim: të pasurohen për vete, të sundojnë përmes dhunës, demagogjisë, trushplarjes propagandistike, gënjeshtrave dhe mashtrimeve pa doganë.
Sot është më e qartë se dje dhe jam i bindur se nesër do të bëhet e qartë për të gjithë:
Shqiptarët nuk kanë, shqiptarët varfërohen sepse abuzon, shpërdoron dhe vjedh banda në krye të qeverisë.
Shqiptarët ikin sepse abuzon, shpërdoron, vjedh, diskriminon dhe nuk jep më asnjë shpresë banda në krye të qeverisë.
Regjimi i Edi Ramës mbjell ndasi, urrejtje, diskriminim. Shkodra e ka provuar dhe po e provon hakmarrjen primitive të Edi Ramës i cili edhe fondet e shtetit i ndan në bazë të ngjyrës që perfaqëson kryetari i Bashkisë. A thua se nuk janë njësoj shqiptarë si ata që votuan për Partinë Demokratike e ata që votuan për Partinë Socialiste.
Ky është vetëm një shembull në morinë e shembujve të arbitraritetit, arrogancës, urrejtjes politike, shpirtvogëlsisë dhe paligjshmërisë që manifeston ditë për ditë dyshja Rama-Meta.
Këtë mendje kanë patur paraardhësit e tyre politikë. Këtë mendje kanë dhe këta sot:
Se pushteti është mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi liritë e të drejtat, mbi vetë individin e lirë.
Se pushteti është dhuna dhe dajaku, shtypja dhe poshtërimi, shfrytëzimi dhe lëmosha për të tjerët, luksi dhe pasurimi për vete.
Se nuk janë për të shërbyer, por për t?u shërbyer, për të sunduar.
Janë jashtë sistemit demokratik që Shkodra dhe mbarë Shqipëria përqafoi 25 vite më parë.
Por ne, ne jemi gati e të vendosur të mos e lëmë ëndrrën dhe projektin e 4 heronjve tanë të ndryshket nga një oligarki kriminale, me ADN të njëjtë si ajo e para 25 viteve.
Ne, Partia Demokratike, opozita demokratike, rinia demokratike, Shqipëria demokratike jemi në këmbë përballë tyre, më të bashkuar se dje, më të shumtë se dje, më të mbështetur se kurrë në përpjekjen dhe misionin tonë për të çliruar Shqipërinë një orë e më parë nga kthetrat e oligarkisë Rama-Meta.
Për të rivendosur një orë e më parë sundimin e ligjit demokratik dhe standardet e demokracisë normale në vend, për të zbatuar një orë e më parë ligjin e dekriminalizmit si një arritje madhore për Shqipërinë, Reformën në Drejtësi që jep drejtësi dhe nuk mbron kriminelë e të korruptuar. Për të përfunduar një orë e më parë reformën zgjedhore dhe për të garantuar me mbështetjen e miqve tanë amerikanë dhe europianë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për t?i hapur rrugë dhe për të sjellë në pushtet me votë të lirë projektin tonë të demokracisë së re pjesëmarrëse, projektin tonë të zhvillimit të sigurt, për më shumë punë dhe punësim, për rroga dhe pensione më të larta, për standarde dinjitoze jetese, për siguri të nivelit të lartë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ky është modeli ynë. Modeli i vlerave, modeli i punës, modeli i qëndresës dhe vendosmërisë.
Frymëzimi ynë është Arben Broci, Bujar Bishanaku, Benik Ceka, Nazmi Kryeziu, është Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, është Sali Berisha, janë studentët e dhjetorit, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë që me guximin e tyre sollën lirinë dhe demokracinë .
Për këto vlera qëndrojmë, për këto qëllime ekzistojmë, luftojmë dhe do të fitojmë.
Ashtu si 25 vite më parë, Shkodra, është besimi dhe optimizmi, profecia dhe paralajmërimi, pararoja dhe siguria se dita e re e lirisë dhe demokracisë është më afër se dje dhe po ndriçon tashmë horizontin e shpresës për mbarë Shqipërinë tonë nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim.
Dëshmorët e 2 prillit janë bekimi dhe frymëzimi ynë!
Rroftë Shkodra!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!?
Nënkolonel Pit Elis, e parashikoi sulmin mbi Pearl Harbor 2...
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka inaguruar sot invest...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se harmonia fet...
Sot në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për Autizmin ...
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë me dije se mb...
Partia Demokratike ka zhviluar sot disa aktivitete në nderim...
Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga burgu të ish-ministr...
Partia Demokratike ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës ...
Kreu aktual i Parisë Socialiste Edi Rama dhe lideri historik...
Provimi për licensimin e noterëve kthehet në një skandal pë...
Si e raportoi ngjarjen në Parlament ish-ministri i Brendshëm...
Në raportin e muajit mars të Albanian Platform for Policy Ad...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Fina...
Tre shtetas rumunë kanë tentuar të kalojnë mbi 6 kg ar në S...
Shaka 1 milon dollareshe.Tirana po qelbet, me tubacione uji ...
“Fali Zot, se nuk dinë se ç’thonë!” kështu është përgjigjur ...
Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana Kadare,...
Zotërinjtë e financave po humbasin aftësitë e tyre. Instituc...
Ish-Ministri i PS-së, njëherësh deputeti socialist Anastas A...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...