web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet/ Ministri i Drejtësisë favorizon Universitetin e Anastas Angjelit

2 Prill 2016, 07:33, Aktualitet CNA

Ish-Ministri i PS-së, njëherësh deputeti socialist Anastas Angjeli duket se është favorizuar nga Ministria e Drejtësisë. Sipas një investigimi të citynews, rezulton se një projekt i Ministrisë së Drejtësisë do të implementohet pikërisht në universitetin privat Mesdhetar, president i së cilës është socialisti Anastas Angjeli. Bëhet fjalë për një ?Klinikë Ligore? që do të ngrihet nga Ministria në ambjentet e ?Mesdhetarit? me fondet e shtetit. Ngritja e kësaj ?Klinike? është bërë me dije nga vetë Ministri Ylli Manjani, i cili është pritur nga aleati socialist Angjeli. Siç duket në foto, Manjani shihet në krah të deputetit socialist në një takim në kuadër të trajnimeve për licensimin e Ndërmjetësve Ligjorë.

Në postimin në faqen zyrtare të Universitetit Mesdhetar, thuhet se ky i fundit  do hapë ?Klinikën Ligjore?, ndërsa

shtohet se studentët e këtij univeristiteti do të përfshihen në praktika të perbashketa.  Por krijimi i ?Klinikës Ligjore? është prokuruar nga Ministria e Drejtësisë, e cila me paratë e taksapaguesve shqiptarë po kryen një investim në një institucion të arsimit të lartë privat, duke hedhur dyshime lidhur me shkelje të ligjit për konfliktin e interesit, drejtim të fondeve publike drejt një biznesi privat president i së cilës është një deputet i parlamentit të Shqipërisë, aleat i forcës politike që ministri i Drejtësisë Manjani përfaqëson.

Pse fondet publike nuk shkojnë në një universitet publik?

Natyrshëm shtrohet kjo pyetje, pasi siç rezulton nga dokumentet zyrtare, Klinika Ligjore po krijohet në një biznes

privat, president i së cilës është kolegu i Manjanit.

Ndërkohë ?Klinika Ligjore? mund të ndërtohej fare mirë në një universitet shtetëror, duke shmangur në këtë mënyrë edhe shpenzime nga fondet publike. Vlen për t?u theksuar se në institucionet e përfshirë në këtë projekt, ka një mungesë informacioni lidhur me detyrimin financiar që Ministria e Drejtësisë do i ketë në të ardhmen Universitet Mesdhetaer. Pasi ky i fundit, mesa duket do të ofrojë ambjentet e tij në kuadër të një tarife të caktuar, vlera e së cilës nuk është bërë publike. Edhe pse vlera e ndërtimit të ?Klinikës Ligjore? mund të mos duket e madhe (766.400,00 lekë), në fakt ato janë para të qytetarëve shqiptarë dhe nuk kanë pse investohen në një biznes privat.

Shkelje e ligjit të konfliktit të interesit

Deputeti Anastas Angjeli duket se është në shkelje të dyfishtë të ligjit për konfiktin e interesit. Kjo pasi, referuar legjislacionit shqiptar, përkatësisht ligjit ?Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike?, deputeti:

a) nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;

b) nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën ?a? të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;

c) nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.

Edhe pse mund të mendohet se Angjeli është në statusin e Presidentit të Universitetit Mesdhetar dhe se mund të

trajtohet në mënyra honorifike, në fakt rezulton krejt e kundërta. Sipas deklarimit të tij të pasurisë, Angjeli ka përfituar  1 536 120 lekë honorare në statusin e Presidentit të universitetit të themeluar prej tij.

Ndërkaq, një funksionar nuk mund të përfitojë fonde publike, qofshin ato edhe në formën ?in-kind?, siç është investimi duke ndërtuar një institucion në shërbim të qytetarëve.

?Klinika Ligjore? do t?i shërbejë edhe studentëve të ?Mesdhetarit?, duke dëshmuar edhe një herë se fondet publike kanë shkuar të drejtim të një biznesi privat, i cili drejtohet nga deputeti Anastas Angjeli.

Më poshtë, sipas kërkimeve të citynews, paraqitet i gjithë projekti i Ministrisë së Drejtësisë , duke përfshirë planimetrinë, Projektin në 3D, Preventivin, Specifikimet teknike dhe  hapja e tenderit.

Deklarimi i pasurisë së Anastas Angjelit

Të gjitha faktet e renditura më sipër, natyrshëm shtrojnë dyshimet, pyetjet dhe aludimet:

Pse është zgjedhur pikërisht Universiteti Mesdhetar?

Në bazë të cilit kriter është zgjedhur Universiteti i deputetit Angjeli?

A është shpallur një procedurë konkuruese edhe për institucione të tjera të larta private apo shtetërore?

Çfarë do të përfitojë Universiteti Mesdhetar në kuadër të dhënies së ambjenteve?

Këto pyetje kanë vetëm një përgjigje: Minimalisht favorizim i nje universiteti themeluar nga Anastas Angjeli nga nje minister i qeverise së tij dhe LSI-së./citynews





Lajmet e fundit nga