Inagurohen investimet në HEC-in e Fierzës
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka inaguruar sot invest...
Nënkolonel Pit Elis, e parashikoi sulmin mbi Pearl Harbor 20 vjet para se të ndodhte. Më pas ai u zhduk, duke mos u parë më kurrë. Në mes të korrikut 1920, Elis qe vendosur në selinë e Trupave të Marinës në Uashington. Ai nuk bëri shumë miq, duke qëndruar i mbyllur në zyrën e tij pas një tabele ?Ndalohet hyrja?. Rojet në detyrë natën vonë, dëshmonin se dritat në zyrën e tij qenë gjithmonë të ndezura deri në të agim.
Nëse dikush e pyeste se çfarë po bënte, Elis thjesht mërmëriste diçka në lidhje me një ?projekt të veçantë?. Pas gati një viti, ai prodhoi ?projektin e tij të veçantë? ? një dokument prej 30.000 fjalësh që detajonte një sulm të papritur ndaj SHBA-së, dhe luftën që do të pasonte ndërmjet Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Nënkoloneli rendiste ishujt e ndryshëm në Paqësor, në të cilat do të depërtonte Japonia përmes sulmeve duke përfshirë Hauain, Filipinet, Miduejin, Guamin dhe Ueik. Kundër-plani i tij i përfshinte aneksimin nga SHBA të ishujve Marshall dhe Karolin, si baza për një goditje hakmarrëse në Filipine. Elis gjithashtu listonte Ishujt e Marian dhe Bonin, si pika të nevojshme mbështetëse për një sulm kundër vetë Japonisë.
Ai madje arriti të parashikojë rëndësinë e avionëve në një luftë në Paqësor, si dhe parashikoi zhvillimin e bombës silur, e cila më vonë do të përdoret me një efekt shkatërrues gjatë sulmit në Pearl Harbor. Pas një periudhe të shkurtër me probleme shëndetësore, Elis kërkoi 90 ditë pushim, duke thënë se donte të vizitonte Evropën. Çuditërisht, kërkesa e tij u miratua menjëherë nga sekretari i Marinës.
Edhe më i çuditshëm është fakti se Elis u thirr në zyrën e komandantit të Korpusit të Marinës para se të nisej. Sekretari i komandantit, vuri re se nënkolonelit i rrëshqiti një zarf i mbyllur para se largohej me shpejtësi. Mesa duket ai nuk mbërriti kurrë në Evropë. Pas 90 ditësh, leja iu rinovua në mënyrë misterioze dhe për një kohë të pacaktuar.
Kaloi një vit para se ndokush të dëgjonte sërish për të. Një mik i ngushtë mori telegrame të çuditshme, të dërguara nga spitalet në Australi dhe Filipine. Në Japoni, një njeri që e identifikonte veten si Elis, po trajtohej për probleme në veshka dhe helmim. Në 4 tetor 1922, Elis u zhduk nga shtrati i tij spitalor në Jokohama të Japonisë. Disa muaj më vonë, u shpall lajmi për vdekjen e një amerikani me emrin Elis në ishullin Koror ose Palaun e sotëm.
Raporti vinte ndërkaq në dukje se japonezët nuk deshin të huaj në rajon, dhe se ata ishin përpjekur të parandalonin shkuarjen e tij në disa zona të kufizuara. Një farmacist i quajtur Lorenc Zembsh u ngarkua të kthente në SHBA trupin e Elis nga Koror. Kur u kthye në Jokohama, Zembsh u gjend në një gjendje gati agonie ? mjekët gjetën prova se ai ishte droguar rëndë.
Pas dy javësh në spital, ai e mori vetën deri në pikën ku mund të merrej në pyetje nga autoritetet. Tragjikisht, tërmeti i madh i vitit 1923 shkaktoi shembjen e sipitalit dhe vdekjen e Zembsh. Përgjigjet e vrasjes misterioze të ushtarakut amerikan, mund të kenë vdekur bashkë me të. Askush nuk e di sesi u zhduk Elis, ose pse Zembsh qe në një gjendje aq kritike shëndetësore, kur u kthye nga Koror.
Shumëkush beson se ishin autoritetet japoneze ato që e vranë Elis, kur ata zbuluan kush ishte ai. Megjithatë, të tjerë argumentojnë se Elis kishte shfaqur shenja të alkoolizmit. Një i njohur i tij nga Koror shprehej mjaft i sigurtë se ai kishte vdekur nga pija. Ende sot e kësaj dite, historia prapa jetës dhe vdekjes së çuditshme të Pit Elis, mbetet një mister./bota.al
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka inaguruar sot invest...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se harmonia fet...
Sot në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për Autizmin ...
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë me dije se mb...
Partia Demokratike ka zhviluar sot disa aktivitete në nderim...
Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga burgu të ish-ministr...
Partia Demokratike ka përkujtuar sot 25-vjetorin e Masakrës ...
Kreu aktual i Parisë Socialiste Edi Rama dhe lideri historik...
Provimi për licensimin e noterëve kthehet në një skandal pë...
Si e raportoi ngjarjen në Parlament ish-ministri i Brendshëm...
Në raportin e muajit mars të Albanian Platform for Policy Ad...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Fina...
Tre shtetas rumunë kanë tentuar të kalojnë mbi 6 kg ar në S...
Shaka 1 milon dollareshe.Tirana po qelbet, me tubacione uji ...
“Fali Zot, se nuk dinë se ç’thonë!” kështu është përgjigjur ...
Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana Kadare,...
Zotërinjtë e financave po humbasin aftësitë e tyre. Instituc...
Ish-Ministri i PS-së, njëherësh deputeti socialist Anastas A...
Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi kandidatin presid...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...