web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet bomba e tretë në aeroportin e Brukselit

22 Mars 2016, 18:00, Aktualitet CNA

Një bombë e tretë është gjetur në aeroportin e Brukselit pasditen e sotme, por u shkatërrua nga shërbimet e sigurisë para se të shpërthente, tha guvernatori lokal disa orë pas shpërthimeve që goditën aeroportin e Brukselit dhe stacionin e metrosë.

ISIS ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve të sotme në Bruksel. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse Tase, e cila raporton se ISIS ka paralajmëruar Europën se do ketë sulme të tjera. Autoritetet belge kanë nisur menjëherë aksionin për kapjen e autorëve.

Sipas informacioneve nga autoritetet belge, deri tani janë shënuar 30 viktima nga sulmet terroriste. Mësohet se 13 prej tyre kanë humbur jetën në aeroportin Zaventem të Brukselit, ndërsa 15 të tjerët në metronë e Maalbick.





Lajmet e fundit nga