web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto+Video/ Kontrolle të rrepta sigurie në Rinas

22 Mars 2016, 13:55, Aktualitet CNA

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa shtesë në aeroportin ?Nënë Tereza? në Rinas. Policia Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ?Nënë Tereza?.

Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë.

Sipas njoftimit, autoritetet do ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv.

Në ambientet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarë.





Lajmet e fundit nga