Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Në 85-vjetorin e lindjes të ?Artistit të Popullit? dhe ?Nderit të Kombit?, repertori i tij vijon të cilësohet ndër më të arriturit në skenat shqiptare
Miq dhe të afërm përkujtuan në 85-vjetorin e lindjes ?Artistin e Popullit?, baritonin Ramiz Kovaçi, i cili mban edhe titullin ?Nderi i Kombit?. I ndarë nga jeta më tepër se 20 vjet më parë, baritoni i shquar i skenës shqiptare ka lënë pas një repertor të pasur dhe kujtime të bukura për publikun. Jo vetëm ndjekësit e Teatrit të Operas dhe Baletit, por edhe në shumë skena të tjera, brenda e jashtë vendit, është shijuar zëri i bukur i baritonit. ?Artist i shquar dhe njeri me virtyte të larta humane dhe shoqërore, i prirur gjithmonë drejt përparimit?. Me këto fjalë, shkrimtari i madh Dritëro Agolli, e ka përmbledhur jetën dhe veprën e baritonit të shquar Ramiz Kovaçi. ?Ramiz Kovaçi është një ndër figurat e mëdha të artit dhe të kulturës sonë. Me talentin e padiskutueshëm, me zërin e mrekullueshëm, me mjeshtërinë e lartë artistike dhe me punën e tij të palodhur e të vetëdijshme, ai u bë një ndër kolonat e forta që mbajtën në këmbë Teatrin e Operas dhe Baletit shqiptar, duke iu rritur atij nderin dhe autoritetin artistik dhe duke ua lënë të sigurtë trashëgiminë brezave të rinj. Teatri i Operas dhe Baletit, me artistë si Ramiz Kovaçi, u bë një ndër elementët e rëndësishëm për të hyrë në Evropë. Veprimtaria e Ramiz Kovaçit luajti rol të ndjeshëm në përhapjen e muzikës skenike dhe në edukimin e njerëzve me këtë gjini muzikore të nivelit të lartë. Prandaj Ramiz Kovaçi, si artist i shquar dhe si njeri me virtyte të larta humane dhe shoqërore, i prirur gjithmonë drejt përparimit, meriton vlerësimin më të lartë?, shkruan Agolli, në një kujtim për artistin. Edhe për artisten Edit Mihali, Ramiz Kovaçi mbetet një ndër baritonët më të mirë dhe zërat më të bukur të lirikës shqiptare. Ai ishte një ndër krijuesit e Teatrit të Operas, si dhe Konservatorit të Tiranës.
?Në atë kohë të mbyllur, eksperienca e artistëve si Ramiz Kovaçi, na ka rritur. Aq më tepër kur këto figura i shikon në skenë të duken të mëdhaja, ashtu siç ishin vërtetë, por kur njihesh nga afër më ta, siç ishte rasti im me gjigandin e muzikës shqiptare Ramiz Kovaçi, atëherë shikon se këta gjigandë ishin aq të thjeshtë dhe aq njerëzorë. Ishin pa ato meskinitetet e vogla?, kujton dirigjenti Bujar Llapaj. ?Ajo që më bënte përshtypje te Ramizi kur ishte pedagog në Institutin e Arteve ishte se ai nuk merrej me vogëlsira dhe kishte një dije shumë të mirë për kanton. Unë i kërkova leje për të ndjekur një orë mësimi të tij, për të parë se si punonte me studentët?, është shprehur Llapaj.
Ramiz Kovaçi lindi në qytetin e lashtë të Krujës, më 22 mars 1931, në një familje me tradita të hershme patriotike dhe intelektuale. Përfundoi shkollën e mesme të Liceut Artistik për kanto me pedagogun e shquar Mihal Cikon. Pranë Filarmonisë Shqiptare të asaj kohe organizohej konkursi për studime jashtë shtetit. Konkuroi dhe fitoi. Shkoi në Sofie (Bullgari) dhe filloi Konservatorin me një nga pedagogët më të mëdhenj të kantos operisitke të asaj kohe, profesor Brëmbarov. Ramizi ka qenë në një kurs dhe me të njëjtin pedagog të artistes së madhe, Rajna Kabaivanska. Doli me rezultate të shkëlqyera dhe e përfundoi studimet me medalje ari. Provimin e diplomës e dha me arjet më të vështira të zërit të baritonit, nga opera ?Berberi i Seviljes?, ?Traviata? etj. Bëri stazhin në operan e Sofjes dhe më pas kthehet në Shqipëri, ku filloi punën si solist i parë në operan e Tiranës. Shkoi në Romë dhe përfundoj me sukses kursin e jashtëzakonshëm të Akademisë ?Santa Cecilia?. Ka shënuar rekorde në interpretimin e disa roleve si te ?Lulja e Kujtimit?, ?Traviata?, ?Berberi i Seviljes?, etj. Ai u nda nga jeta në vitin 1994.
Disa nga rolet:
Kristo, ?Lulja e Kujtimit?
Ivani, ?Pranvera?
Halimi, ?Heroina?
Ajdin Muzaka, ?Skënderbeu?
Nika, ?Përtej Mjegullës?
Përgjegjësi, ?Brigada e Grave?
Babai, ?Borana?
Gjeta, ?Mrika?
Doktori, ?Komisari?
Shahin Miluka,?Zgjimi?
Malësori, ?Vjosa?
Sokoli, ?Agimi?
Sharples, ?Madam Batërflaj?
Marceli, ?Boheme?
Zhermon, ?Traviata?
Rigoleto, ?Rigoleto?
Zurga, ?Peshkatarët e Perlave?
Robiston, ?Jolanda?
Silvio, ?Paljacot?
Figaro, ?Berberi i Seviljes?
Alfio, ?Kavaljeria Rustikana?
Prifti, ?Maria Egjiptjane?
Papageno, ?Flauti Magjik?
Disa nga vlerësimet:
?Nderi i Kombit?, ?Artist i Popullit?, ?Artist i Merituar?, ?Naim Frashëri? ? Klasi i Parë, ?Qytetar Nderi? i Krujës, ?Mirënjohje e Qytetit të Tiranës?, ?Qytetar i Veçantë i Izmirit?, ?Medalje e Shoqatës së Rotarianëve të Turqisë?
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me bur...
Sipas Prokurorisë, në bazë të ligjit Antimafia, këto asete d...
Piro Ahmetaj është shprehur se shpërthimet e sotme në Brukse...
Deputetin socialist Taulant Balla ndodhej në Bruksel kur kry...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Bursat europiane ranë të martën dhe asetet që konsiderohen t...
Elvi FUNDO Në fakt nuk do ishte asnjëherë e dëshirueshme që...
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që Shqipëria të ketë një rri...
Në lidhje me ngarjen e ndodhur në afërsi të fshatit Shtëpëz...
Nga Andrea Purgatori, HuffPostBelgjika po paguan, bashkë me ...
Rreth orës 13:20, është marrë njoftimi se është mbytur një s...
Një incident me armë zjarri është shënuar ditën e sotme në f...
Presidenti i Amerikës Barack Obama në një dalje për mediat n...
Një varkë pëshkimi më tre persona është mbtytur sot në liqen...
Komisioni për Politikë të Jashtme dhe krytarja Arta Dade bas...
Me rastin e festes së Sulltan Novruzit Kryetari i Parlamenti...
Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi është shprehur se refere...
Pas sulmeve terroriste në Bruksel, Policia e Shtetit ka ndër...
Pas sulmeve terroriste që tronditën Brukselin dhe të gjithë ...
Një grua xheloze ka shpërthyer në grushta ndaj një shitëse d...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...