Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ligji ?Për tregtinë elektronike? pritet t?i nënshtrohet disa ndryshimeve që do të bëjnë të mundur qartësimin e një sërë përkufizimeve. Ai është në fuqi prej shtatë vitesh dhe njihet pak, ndërkohë që ka pasur vështirësi në zbatimin në praktikë
Në fund të vitit 2020 parashikohet që rreth 90% e popullsisë do të mund të përdorë internetin, ndërsa numri i bizneseve që do të përdorin teknologjinë e informacionit për tregtinë elektronike do të jetë rreth 50%. Këto janë të dhënat e strategjisë ?Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020?. Sipas saj, në fund të vitit 2017, qytetarët dhe biznesi do të mund t?i kenë shërbimet publike 50% në mënyrë interaktive.
Të dhënat tregojnë për një rritje të shpejtë të aksesit të shqiptarëve ndaj internetit. E, në fakt, nga një studim i fundit i Universitetit të Oksfordit, ka rezultuar se vendi ynë ndodhet në zonën ?portokalli?, në të cilën 60-80% e përdoruesve janë online. Krahasuar me shtetet e tjera rajonale, duket se shqiptarët janë më tepër përdorues besnikë të internetit se sa serbët, malazezët dhe grekët, prej të cilëve 40-60% janë përdorues online.
Pikërisht, për shkak të këtyre zhvillimeve, është parë e nevojshme që të ndërhyhet sërish në ligjin ?Për tregtinë elektronike?, i hartuar në vitin 2009.
Qeveria tashmë ka gati draftin, për të cilin së fundmi ka kërkuar edhe opinionin e përfaqësuesve të portaleve informative dhe mediave vizive, si ofrues të shërbimeve të shoqërisë së informacionit.
Amendimet në disa prej neneve të tij (por jo në objektin e ligjit) kanë të bëjnë me përcaktimin e autoriteteve që do të marrin masa në rastet e konstatimit të informacioneve me përmbajtje të paligjshme, si i tillë do të jetë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por edhe për afate.
Kështu, në raste abuzimi me informacionet, do të krijohet e drejta për çaktivizim brenda 48 orëve nga marrja e tij dhe brenda 24 orëve në rast se ka një vendim gjykate.
Gjatë takimit me përfaqësues të portaleve dhe mediave audiovizive, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, tha se këto ndryshime përafrojnë legjislacionin me direktivat e BE-së, si dhe sqarojnë më në detaje përkufizimet që kanë të bëjnë me shërbimet e informacionit, si dhe ato që mund të kenë munguar. Nga ana tjetër, ministrja Harito tha se po punohet për njohjen e gjuhës shqipe nga Google Ads, për të bërë të mundur që portalet shqiptare të mund të përfitojnë nga të ardhurat ndërkombëtare të reklamave. Brenda këtij viti, tha ajo, do të mund të ketë një marrëveshje për njohjen e gjuhës edhe nga Google Street.
Ministrja theksoi gjithashtu se në Shqipëri nuk njihen mjaftueshëm nocionet e shërbimit të informacionit. Ajo tha se ndryshimet në ligj lehtësojnë edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, për të bërë të mundur që të mos shkohet deri në gjyq.
Nga ana tjetër, këto ndryshime përcaktojnë edhe disa detyrime të reja për portalet dhe mediat vizive, siç janë ato për identifikimin me anë të një adrese fizike/dhe apo elektronike, etj. Sipas ministres Harito, një pjesë e madhe e portaleve nuk kanë adresa dhe informacione të përgjithshme për publikun, duke e vështirësuar identifikimin e tyre.
Tregtia elektronike, çfarë ndryshon
Në Shqipëri ka mbi 100 ofrues të autorizuar të internetit. Përdorimi i internetit është rritur me shpejtësi që nga viti 2005 dhe aktualisht llogaritet se 1.3 milionë shqiptarë janë përdorues mobilë broadband.
Teknologjia e informacionit dhe internetit në Shqipëri rregullohet me një sërë ligjesh, të miratuara kryesisht që nga viti 2008.
Në ligjin ?Për tregtinë elektronike? të ndryshuar në vitin 2013, sanksionohet:
?Ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit ka disa detyrime për mbrojtjen e konsumatorit, të minorenëve, interesin publik, shëndetin etj.?.
Në këtë mënyrë, përmes ligjit, kërkohet në mënyrë të veçantë transparenca për vendndodhjen, pikën e kontaktit etj. Po kështu detyrime për spam-et: komunikimet e pakërkuara tregtare: vetëm me pëlqimin e marrësit/përdoruesit; krijimin dhe mbajtjen e një regjistri përjashtimesh, si dhe roli/përgjegjësia e ndërmjetësit në ofrimin e shërbimit:
Nenet 15-20 të ligjit parashikojnë mënyrën sesi vepron ndërmjetësi në rast informimi, apo marrje dijeni për një përmbajtje të paligjshme në komunikim.
Shërbimet e shoqërisë së informacionit, përmblidhen në:
-Veprimtaritë ekonomike që konsistojnë në shitjen e mallrave online,
-Shërbimet e ofruara pa pagesë siç janë shërbimet që ofrojnë informacion, komunikime tregtare, mjete të kërkimit të informacionit, aksesin dhe shkarkimin e të dhënave në internet;
-Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë gjithashtu shërbimet që konsistojnë në transmetimin ose ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit përmes një rrjeti komunikimi.
-Veprimtaritë ekonomike ku shpërndarja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve bëhet jo elektronikisht, apo kur shërbimi ofrohet jo me kërkesë të vetë marrësit, nuk përbëjnë shërbime të shoqërisë së informacionit.
Për hartuesit e projektligjit, në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike, përkufizimi që lidhet me shërbimet e shoqërisë së informacionit është jo i plotë:
?Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë, në veçanti, shitjen e mallrave e të shërbimeve, shërbimet e aksesit të informacionit apo të reklamave në internet e të aksesit në shërbimet e rrjeteve publike të komunikimit, transmetimin e të dhënave ose ruajtjen e të dhënave të marrësit në rrjetin publik të komunikimeve?. Sipas tyre, është e nevojshme që të plotësohet me shpjegime edhe sipas direktivës së BE-së.
Ndryshimet e propozuara në projektligj
? Ndryshimi i titullit, duke qartësuar se ky nuk është thjesht një ligj për tregtinë elektronike po për shërbimet e shoqërisë së informacionit;
-Plotësimi në përkufizimin e shërbimit/shpjegimi më i plotë:
a)Shërbimi i shoqërisë së informacionit sipas direktivës përfshin dhe ofrimin pa pagesë:
b)Informimi online, hostimi i informacionit të përdoruesit etj.
-Qartësimi i detyrimit të portaleve online (ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit) për të pasur një pikë kontakti të identifikuar;
-Vendosja e rubrikës së raportimit për lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme.
-Vendosja e një afati 48-orësh, brenda të cilit portalet duhet të bëjnë çaktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj., nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe atij Civil.
-Përcaktimi i organeve mbikëqyrëse të zbatimit të këtij ligji, që në kohën kur ai ishte miratuar në vitin 2009 nuk ekzistonin, si ALCIRT, sektori i krimit kibernetik në polici etj.
-Shtohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve edhe me ndërmjetësim neni 17 i direktivës;
-Plotësim te masat administrative me plotësimet e bëra;
Disa nga nenet e projektligjit
Neni 7
Detyrimi për informacion të përgjithshëm
1. Ofruesi i shërbimit në ushtrimin e veprimtarisë siguron për marrësit e shërbimit dhe për autoritetet përkatëse informacion, të paktën, për:
a) emrin tregtar të ofruesit të shërbimit dhe, nëse nuk ka të tillë, emrin me anë të të cilit ai është regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë;
b) adresën e vendit, në të cilën është vendosur selia apo qendra kryesore e veprimtarisë së ofruesit të shërbimit;
c) adresën e postës elektronike apo çdo detaj tjetër që lejon komunikimin e shpejtë dhe efikas me ofruesin e shërbimit;
ç) të dhënat e regjistrimit në regjistrin tregtar të ofruesit të shërbimit, sidomos numrin unik të identifikimit të personit;
d) të dhëna të veçanta të autoritetit përgjegjës mbikëqyrës, kur veprimtaria e ofruesit të shërbimit është objekt i ushtrimit të saj nëpërmjet pajisjes së tij me autorizim të veçantë;
dh) profesionet e rregulluara, duke treguar edhe:
i) entin publik profesional ose institucionin e ngjashëm me të, ku ofruesi i shërbimit është i regjistruar;
ii) titullin profesional dhe shtetin e lëshimit apo të fitimit të tij;
iii) referimin për rregullat, që rregullojnë profesionin dhe juridiksionin e zbatuar në shtetin e krijimit të tij, si dhe mjetet për informim për to;
e) numrin unik të identifikimit të subjektit apo NIPT-in.
2. Ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit jep informacionin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni, në mënyrë të qartë, të saktë dhe lehtësisht të kuptueshëm, për mallrat apo shërbimet, që ai ofron ose parashikon të ofrojë në të ardhmen, veçanërisht për çmimet. Informacioni duhet të jetë i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm, se çmimi i ofruar prej tij është përfundimtar dhe se në të janë përfshirë tatimi e kostot e transportit apo të dërgimit të tij deri në destinacionin përfundimtar, të përfituesit apo të marrësit.
3. Në çdo rast, ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit është i detyruar që, në informacionet që jep, veç parashikimeve të këtij ligji, të respektojë edhe parashikimet e ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008 ?Për mbrojtjen e konsumatorit?.
Kushtet për ofrimin e informacionit
Ofruesi i shërbimeve të shoqërisë së informacionit në komunikimet tregtare, të cilat janë pjesë apo përbëjnë një shërbim të shoqërisë së informacionit, siguron se këto komunikime plotësojnë të paktën kushtet e mëposhtme:
a) janë qartësisht të identifikueshme nga të tretët si komunikime tregtare;
b) bëjnë të mundur identifikimin e qartë të personit fizik ose juridik, në emër dhe për llogari të të cilit janë bërë këto komunikime tregtare;
c) në rastin e ofertave promocionale, që sjellin si pasojë uljen e çmimit, fitimin e ndonjë çmimi apo të dhuratave të lejuara, sipas legjislacionit në fuqi, duhet të ketë të identifikuar qartë të dhënat e mësipërme, si dhe duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, lehtësisht të arritshme dhe pa dyshim, kushtet që duhen plotësuar për kualifikim;
ç) në rastin e konkurseve apo të lojërave promocionale, nëse këto janë të lejuara sipas legjislacionit në fuqi, ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit duhet t?i ketë të identifikuara qartë ato si të tilla, si dhe të paraqesë për të tretët, në mënyrë të qartë, lehtësisht të arritshme dhe pa asnjë dyshim, kushtet për pjesëmarrjen e tyre.
Neni 9
Komunikimet tregtare të pakërkuara
1. Komunikimet tregtare të pakërkuara nëpërmjet postës elektronike ose me sms lejohen vetëm me miratimin paraprak të marrësit të tyre.
2. Komunikimet tregtare të pakërkuara nëpërmjet postës elektronike, në ato raste kur sipas legjislacionit janë të lejuara, duhet të identifikohen qartë dhe pa dyshim si të tilla, që në çastin fillestar të marrjes së tyre prej marrësit.
3. Çdo ofrues i shërbimeve, që ofron komunikime tregtare të pakërkuara nëpërmjet postës elektronike, mban një regjistër përjashtimesh, ku regjistrohen personat, të cilët nuk kanë dëshirë të marrin komunikime tregtare të pakërkuara. Ofruesit e shërbimeve, janë të detyruar të kontrollojnë rregullisht dhe të respektojnë regjistrin e përjashtimeve.
Pikat e kontaktit dhe kooperimi
Autoritetet zbatuese sigurojnë që pikat e kontaktit janë të arritshme në rrugë elektronike.
Neni 22
Sanksionet
1. Një person juridik, ofrues i shërbimit të shoqërisë së informacionit, dënohet me gjobë 200 000 (dyqind mijë) lekë, për rastet e mëposhtme:
a) shkelje të detyrimit për informacion të përgjithshëm (neni 7);
b) shkelje të detyrimit për informacion të përgjithshëm për komunikimet tregtare (neni 8);
c) shkelje të detyrimit për sigurimin e aksesit për lidhjen e kontratës (neni 13 pika 1);
ç) mosrespektim të pikës 3, të nenit 13 të këtij ligji, për mosdhënien e aksesit për marrësin e shërbimit, në mënyrë që t?i ruajë, përdorë dhe riprodhojë ato;
d) shkelje të detyrimeve të pikave 2 e 3 të nenit 20 të këtij ligji;
dh) mosdhënie akses në pajisjet kompjuterike dhe të informacionit për personat e autorizuar, sipas pikës 3, të nenit 21, të këtij ligji.
Monitor
Franca po i kërkon Belgjikës ekstradimin e shpejtë të të dys...
Tetë studentë të Departamentit të ORL-Okulistikë në Fakultet...
Ministri dhe Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi shp...
Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar n...
Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë ka marrë pjesë në Un...
Kreu i PS-së, Edi Rama ka ndjekur të njëjtën filozofi politi...
Perandoria Romake e mori emrin e vet nga qyteti i saj themel...
Raporti zbulon se qytetet më të prekura janë Tirana dhe Sara...
Bankers Petroleum Ltd., kompania që ka me koncesion fushën n...
Është rritur numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin...
Erion Veliaj është vetëshpallur Kryetar i Partisë Socialiste...
Dy vite më parë citynews publikoi foton e Fahri Balliut, i c...
Një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushat...
Policia e Kurbinit ka shpërndarë informacionin paraprak lidh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tregun e Mi...
Gazetari Artan Hoxha shprehet me ironi se Zërin e Amerikës e...
Interesante per studiuesit e shkencave politike dhe sociolog...
Princi Charles tha se rrëfimet që ka dëgjuar në Prishtinë ng...
Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë ...
Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një art...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...