Lista e plotë asamblesë socialiste/ Fitojnë zv.ministrat dhe drejtorët në Tiranë
Ministri dhe Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi shp...
Tetë studentë të Departamentit të ORL-Okulistikë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, të përfaqësuar nga avokati Ledio Braho, kanë fituar gjyqin për ripërsëritjen e provimit të diplomës.
Vendimi i Gjykatës Administrative i Apelit u jep të drejtë studentëve të cilët kishin paraqitur një sërë pikash të cilat tregonin paligjshmëri në procedurat për mbrojtje e diplomës.
E gjithë historia nisi për shkak të problemeve të kompetencave midis Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë dhe Përgjegjësit të Departamentit të ORL ? Okulistikë.
Fillimisht studentët të cilët kërkonin mbrojtje e diplomës janë njoftuar për provimin më datë 14.04.2015. Ata u paraqitën në këtë datë për të dhënë provimin e diplomës, por kanë parë në komision se ishin 2 pedagogë, Përgjegjësin e Departamentit të ORL-Okulistikë Prof. Pajtim Lutaj dhe Dr. Ilir Arapi.
Studentët kanë braktisur sallën duke thënë se komisioni ishte i parregullt pasi duhet të ishin të pranishëm 5 specialistë të fushës. Studentët ngritën shqetësimin edhe për praninë e Prof. Pajtim Lutaj, prania e të cilit në komision përbënte një konflikt të hapur interesi, pasi ai kembengulte që të ishte pikërisht ai autoriteti kompetent si për caktimin e përbërjes së komisionit e po ashtu për hartimin e tezave dhe korrigjimin e tyre duke mos i lënë asnjë mundesi apelimi studentëve.
I gjendur në këto kushte, Prof. Pajtim Lutaj vendos një tjetër datë për provim, atë të 24.04.2015, ndërkohë që studentët njoftohen me një sms. Edhe kësaj here studentët-paditës u paraqitën sërish për realizimin e provimit, por që përsëri në Komision ishin 2 pedagog, duke shkelur sërish rregulloren.
Pë të kundërshtuar këtë paligjshmëri të ripërsëritur në dy provime, studentët i drejtohen Dekanatit ku i kërkuan krijimin e komisionit sipas rregullave dhe vendosjen e një date të tretë për provim.
Dekanati kthen përgjigje nëpërmjet zv. Dekanit Ariel Çomo, i cili deklaron se datat 2 datat e provimit të vendosura nga Departamenti i ORL-Okulistikë nuk janë miratuar nga dekanati dhe për rrjedhojë janë të pavlefshme.
Përballë kësaj situate, Përgjegjësi i Departamenti i ORL-Okulistikë, Prof. Pajtim Lutaj deklaron me anë të një procesverbali të dyshimtë se studentët nuk ishin paraqitur fare në dy datat e provimit.
Pas kësaj, studentët kanë dërguar disa shkresa ku kërkonin zhvillimin e provimit të mbrojtjes së diplomave sipas kushteve të përcaktuara sipas Rregullores së Universiteti.
Por studentët nuk kanë marrë asnjë përgjigje, duke i detyruar që të nisin një process gjyqësor të përfaqësuar nga avokati Ledio Braho.
Si përfundim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi ti japë të drejtë studentëve të ORL-Okulistikë. Gjykata vëren se Përgjegjësi i Departamenti i ORL-Okulistikë, Prof. Pajtim Lutaj nuk ka patur kompetencë për të vendosur një datë provimi apo riprovimi. Sipas gjykatës, këtë gjë e vendos vetëm Dekani i Fakultetit të Mjekësisë.
Fakulteti i Mjekësisë e ka ankimuar këtë vendim, por Gjykata Administrative e Apelit nuk ka ndryshuar qëndrim duke i dhënë sërish të drejtë studentëve.
Prof. Pajtim Lutaj i cili humbi betejën ligjore me studentët, rezulton të jetë edhe kandidat për Dekan në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë./boldnews
Ministri dhe Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi shp...
Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar n...
Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë ka marrë pjesë në Un...
Kreu i PS-së, Edi Rama ka ndjekur të njëjtën filozofi politi...
Perandoria Romake e mori emrin e vet nga qyteti i saj themel...
Raporti zbulon se qytetet më të prekura janë Tirana dhe Sara...
Bankers Petroleum Ltd., kompania që ka me koncesion fushën n...
Është rritur numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin...
Erion Veliaj është vetëshpallur Kryetar i Partisë Socialiste...
Dy vite më parë citynews publikoi foton e Fahri Balliut, i c...
Një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushat...
Policia e Kurbinit ka shpërndarë informacionin paraprak lidh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tregun e Mi...
Gazetari Artan Hoxha shprehet me ironi se Zërin e Amerikës e...
Interesante per studiuesit e shkencave politike dhe sociolog...
Princi Charles tha se rrëfimet që ka dëgjuar në Prishtinë ng...
Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë ...
Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një art...
Autori i atentatit duket se ka qenë një profesionist i vërte...
Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti socialist, Arben M...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua t'u ...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...