Rrembimi ne Tirane/Ja kush e mori peng Ylber Keren?
Ylber Kera, 39-vjeç, u mor peng mesditën e sotme në Tiranë, ...
Grupe protestuesish hodhën koktej molotovi mbi ndërtesën e qeverisë dhe policinë e Kosovës. Presidentja e Kosovës bën thirrje për qetësi.
Gjith?ka dukej se do të përfundonte qetë në protestën e opozitës në Kosovë, por për një moment një grup protestuesish hodhën dhjetra shishe koktej molotovi duke i vënë flakën një pjese të ndërtesës së qeverisë. Gjuajtet me gurë dhe sende të forta vazhduan duke thyer xhamat e ndërtesës së qeverisë. Më pas ndërhyri policia duke hedhur gaz lotsjellës ndaj masës protestuese. Kështu edhe filluan përleshjet e dhunshme ndërmjet pretestuesve dhe policisë së Kosovës dhunë kjo që për disa orë rresht u zhvillua nëpër rrugët e qendrës së Prishtinës. Policia nxorri në rrugë edhe autoblindat për të shpërndarë grupet protestuese që vazhdimisht hidhnin koktej molotovi dhe sende të forta mbi policinë. Protestuesit disa herë u vunë flakën edhe automjeteve të policisë duke hedhur koktej molotovi mbi to. Tash për tash akoma nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave të lënduar, mirëpo ajo që dihet dhe që konfirmohet nga ana e policise është së ka të lënduar edhe nga policia edhe nga protestuesit, si dhe ka dëme të shumta materiale mbi prona publike dhe private.
E gjithë kjo dhunë ndodhi pas protestës (09.01)së partive politike opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK dhe Nisma orgnizuar nën moton “për shtet me sovranitet”, duke e quajtur qeverinë e Kosovës si shkelëse të Kushtetutës. Në protestë morën pjesë disa mijëra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha rajonet e Kosovës. Pos anulimit të dy marrëveshjeve, atë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, në protestë opozita kërkoi edhe dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja. Në pjesën e fundit të vitit të shkuar Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj tha se disa pjesë të marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe e nënshkruar më 25 gusht të vitit të shkuar ndermjet Kosovës dhe Serbisë, nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese megjithatë konstatoi se asociacioni do të themelohet, siç është parashikuar në Marrëveshjen e parë të 19 prillit të vitit 2013, marrëveshje kjo e ratifikuar edhe nga parlamenti i Kosovës.
Partitë politike opozitare po kërkojnë anulimin e dy marrëveshjeve. Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta zbatojë me përpikmëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese ashtu si? rekomandon Gjykata se si duhet themeluar asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Dhunën e shfaqur të shtunën në rrugët e Prishtinës e ka dënuar ashpër Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Dënoj ashpër vandalizmin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t’i mbrojnë institucionet e vendit. Protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme”, thotë Presidentja Atifete Jahjaga. Presidentja u apelon protestuesve që të tregojnë përgjegjësi, i thërret ata për qetësi, ndërsa organizatorëve të protestës u kërkon të distancohen nga aktet e dhunshme dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës.
“E ripërsëris thirrjen time që zgjidhjet institucionale dhe gjuha e dialogut janë mënyra e vetme për të tejkaluar çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes. Këto zhvillime dhe mungesa e përpjekjeve për të gjetur një mes po na kthejnë në pikën zero dhe po lëndojnë përkrahjen që e gëzojmë në konsolidimin tonë si shtet i pavarur dhe sovran”, thotë Presidentja Atifete Jahjaga.
Njëra nga partitë politike opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj, apeluan nëpërmjet një komunikate për media që të tërhiqen të gjithë të përfshirët në incidentet e dhunshme pas protestës që si? thuhet ishte e qetë.
“Protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha përcaktimet politike, sot i thanë jo qeverisë Mustafa. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga ana e tij ka thënë se skenat e dhunës nëpër rrugët e Prishtinës i gëzojnë kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës ndërsa, i frikësojnë qytetarët.
“Protesta e sotme kishte një fillim dinjitoz, me një përfundim dëshpërues. Dhunimi i shtetit në forma të tilla të zjarrvënies së institucioneve entuziazmon kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, zhgënjen partnerët ndërkombëtarë të shtetit tonë dhe dëshpëron e frikëson qytetarët që duan t’i rrisin fëmijët e tyre në këtë vend. Sa nuk është bërë vonë duhet reflektuar. Kjo nuk është Kosova që duan qytetarët e saj”, thotë në reagimin e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës./DW
Ylber Kera, 39-vjeç, u mor peng mesditën e sotme në Tiranë, ...
Pas publikimit të një video ku shfaqen dy punonjes të Policë...
Ne lidhje me kufomen e gjetur ne anen e shtratit te lumit Ma...
Pas akuzave të deputetit Genc Pollo ndaj ish-ministrit te nd...
Gazeta Daily Mail ka botuar një listë me udhëheqës politikë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij akuzon kr...
Nga Mesila DodaPër Reformën në drejtësi, marrveshjet e natës...
Shpëtim Nazarko, i cili njihet si gazetar dhe opinionist në ...
Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë mesditën e sotme, ...
Nga Majlinda BreguLexova draftin e propozuar per ndryshime k...
Unioni i prokurorëve është mbledhur sot në një takim për të ...
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fund të vitit rritjen...
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka komentuar procesin e ref...
Reforma në Drejtësi parashikon ngritjen e institucioneve të ...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 9. janar 2016Nuk do jen...
...
Nuk i jam përgjigjur kurrë Sali Berishës sa herë është marrë...
Komentatori Kastriot Myftaraj ka dhënë opinionin e tij lidhu...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka reag...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...