web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani – prokurorëve: Zbardhni dosjet e cdo zyrtari të lartë

9 Janar 2016, 09:36, Aktualitet CNA

Unioni i prokurorëve është mbledhur sot në një takim për të diskutuar për reformën në Drejtësi. I ftuar në këtë diskutim, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i bëri thirrje prokurorëve të jenë sa më aktiv duke i cilësuar ata si zot të shtëpisë, si të vetmit që e dinë se ku pikon çatia.

?Dua t?ju kërkoj që institucioni i akuzës të jetë sa më aktiv. Ju duhet të merrni në dorë akuzat pasi ju jeni zotët e shtëpisë, dhe vetëm ju e dini se ku pikon çatia?, u shpreh Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i kërkoi prokurorëve të zbardhin cdo dosje të zyrtarëve të lartë. Ai tha se ka ardhur koha që krimi në rrugë dhe krimi në zyrat e shtetit duhet të ndëshkohet.

? Zbardhni dosjet e cdo zyrtari të lartë, kushdo qoftë ai, ministër, deputet dhe cdo lloj pozicioni tjetër. Krimi në rrugë dhe në zyrën e shtetit duhet të ndëshkohet. Keni mbështetjen time për të kryer detyrën ashtu sic duhet?, nënvizoi Manjani





Lajmet e fundit nga