Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Nga Mesila Doda
Për Reformën në drejtësi, marrveshjet e natës dhe ?shakatë? e ekspertëve
Sapo lexova opinionin e koleges sime, zonjes Majlinda Bregu, në lidhje me draft-propozimet e reformës në drejtësi. E falenderoj që më së fundi një person politik që nuk është ndër sulltanët e politikës aktuale, pati vëmendjen dhe kurajon të shprehet me terma konkretë për një moment tejet të rëndësishëm për sistemin tonë politik e shoqëror. Ky është një debat që me kast po mbahet larg diskutimit e vëmendjes së opinionit publik duke luajtur me terma të përgjithshëm dhe që po pësojnë inflacion përditë si konsensus dhe votime me bazë të gjerë, e duke lënë si të harruar thelbin e propozimeve të deritanishme. Se ku e çoi vendin kjo mënyrë e të bërit kompromis natën, e ndryshime për 24 orë të Kushtetutës, e kemi parë gjatë gjithë këtyre viteve, ndaj sot autorët kryesorë të shprishjes së sistemit nuk mund të shfaqen si kalorës shpëtues. Vetëm një debat i hapur dhe gjithpërfshirës i opinionit politik dhe publik, do mund të bëjë të mundur tejkalimin e krizës ku është katandisur sistemi, jo marrveshjet e fshehta për të ndarë plaçkën, që në këtë rast është e ardhmja e vendit.
Unë kam disa ditë që po studioj me vëmendje draftin që ndodhet në faqen zyrtare të reformës, Shqetësimi im kryesor është fakti që trupat e nivelit të lartë të gjykatave por veçanërisht trupat e reja që do të krijohen e që do të kontrollojnë gjithë sistemin, kërkojnë një eksperiencë 20 vjeçare, që do të thotë se përfshirë edhe kriteret shtesë që janë vendosur do kemi në bashin e vendit edhe njëherë ish-hetuesit dhe ish-gjyqtarët e kohës së komunizmit. Unë nuk dua të besoj se kjo është një strategji e mirëmenduar por në draftin e ekspertëve të botuar gjej këto formulime:
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 12 vjet, pa të drejtë riemërimi dhe përzgjidhen nga rradhët e juristëve me të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë të së drejtës, nëpunës të lartë në administratën publike. Ky nen është ndryshuar dhe ka qenë pa dyshim pozitiv ky ndryshim, nga 20 vite në 15 vite, si pasojë e shqetësimit që ky nen do të çonte në risjelljen e individëve në sitemin e drejtësisë me eksperienca në ish-sistemin komunist. Ndërkohë, në nenin tjetër parashikohet se Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës së Lartë Administrative zgjidhen nga rradhët e gjyqtarëve me të paktën 15 vjet përvojë, si dhe mes juristëve të spikatur me jo më pak se 20 vite përvojë që kanë punuar si avokatë,profesorë të së drejtës, ose në administratën e lartë publike, Përsëri kriteri 20 vjeçar pritet të jetë krijuesi i ekipit të ri të ketyre trupave,
Por le të kalojmë më tej, ajo që është më alarmante, Këshilli i Lartë Gjyqësor përzgjedh dhe rendit gjashtë kandidatë nga radhët e gjyqtarëve ose ish gjyqtarëve me të paktën 20 vjet përvojë si gjyqtarë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh dhe rendit katër kandidatë nga radhët e prokurorëve ose ish prokurorëve me të paktën 20 vjet përvojë si prokurorë.
Të dyja këto trupa të reja që priten të krijohen janë qysh në fillim të shënjuara të mirëpresin individë që i kanë shërbyer së kaluarës komuniste kriminale të vendit, ndaj zyrtarizimi i risjelljes së këtij kontingjenti si kontrollues i sitemit të sotëm të drejtësisë është vetëm deklarim i kapitullimit të sistemit të sotëm demokratik.
Më së fundi për ta mbyllur me një buzëqeshje këtë shënim, shikoj një propozim për ndryshim kushtetues sipas të cilit të gjithë komisionerët që kryejnë vlersimin kalimtar të kualifikimit të gjyqtarve dhe prokurorve e kanë pagë bruto prej 600 000 lekë në muaj (6 milion te vjetra dmth), Nuk kam parë kurrë të shkruhet me shifra një pagë në Kushtetutë, ndaj po e marr si barcaletë që ekspertët e shquar na e thonë për shaka. Po sikur të ketë inflacion, të ndryshojë monedha, po raporti i pages së presidentit me të?.Po ndonjë shembull a model tjetër ku është e shkruajtur me shifra rroga e nëpunsve në ndonjë Kushtetutë, a kemi????
Shpëtim Nazarko, i cili njihet si gazetar dhe opinionist në ...
Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë mesditën e sotme, ...
Nga Majlinda BreguLexova draftin e propozuar per ndryshime k...
Unioni i prokurorëve është mbledhur sot në një takim për të ...
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në fund të vitit rritjen...
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka komentuar procesin e ref...
Reforma në Drejtësi parashikon ngritjen e institucioneve të ...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 9. janar 2016Nuk do jen...
...
Nuk i jam përgjigjur kurrë Sali Berishës sa herë është marrë...
Komentatori Kastriot Myftaraj ka dhënë opinionin e tij lidhu...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka reag...
Pas një statusi të ish-Ministrit Genc Pollo në rjetet social...
Bota është karakterizuar nga luftëra të shumta midis shtetes...
Emisioni Fiks Fare ka bërë një parodi lidhur me negociatat d...
Nga Mark PinkhamMenjëherë pasi Kalorësit Templarë themeluan...
Në videon e publikuar nga “Jeta Osh Qef”, duket sjella e pol...
Fotoja e vitit në faqen zyrtare të kryeministrit shqiptar, E...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...