Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri dhe Ballkan, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Transaksionet e thesarit të shtetit (SpendingData.al) kanë zbuluar dy kalime të dyshimta fondesh të Ministrisë së Zhvillimit Urban të konsumuara në fundin e muajit Dhjetor 2015. Më datën 18 Dhjetor, ministria e znj.Gjermeni, nëpërmjet agjencisë AKPT, i ka kaluar një kompanie të quajtur ?Kube Studios? shumën e 11 milionë e 207 mijë lekëve.
Ndërsa natën e vitit të ri, më 31 Dhjetor në thesar AKPT-ja ka kaluar për të njëjtën kompani shumën e 60 milionë e 379 mijë lekëve. Në total një shifër prej afro 71 milionë e 580 mijë lekësh, ose një shifër afro 517 mijë eurosh.
Këto kalime fondesh nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik. Por në përshkrimin e bërë në thesar, ministria e znj.Gjermeni i justifikon kalimin e këtyre fondeve, me?realizimin e spoteve publicitare për prezantimin e planit kombëtar të territorit?.
Kompania ?Kube Studios? që e përfitoi këtë fond të majmë në vigjiljen e vitit të ri, rezulton një kompani
e specializuar në realizimin e spoteve dhe eventeve. Kjo kompani është e gjitha në pronësi të z.Efort Kuke, i biri i artistëve të njohur Pali dhe Zerina Kuke.
HashtagAL, pas një kërkimi në lidhje me produksionet e realizuara deri tani, zbuloi se shuma e majme prej 517 mijë eurosh, është dhënë për të realizuar gjithsej 5 konferenca nëpër qytete, ku pjesëmarrës ka qenë dhe kryeministri, dhe afro 20 klipe, me një kohëzgjatje maksimale prej 20 sekondash secila.
Kaq është produkti i deritanishëm i 517 mijë eurove. Por që të kemi një ide më të mirë me shifrat, po japim disa të dhëna që u referuan nga ekspertë të fushës së produksionit. Sot në Shqipëri, një klip muzikor i cilësisë më të lartë për njësi, kushton maksimumi 5 mijë euro, një klip i tillë ka kohëzgjatje maksimale 5 minuta.
Ndërsa 20 klipet e porositura nga ministria kanë kohëzgjatje totale 10 minuta. Që si rregull sot në treg
10 minuta produksion i cilësisë maksimale për njësi, kushtojnë jo më shumë se 15 mijë euro.
Instalimi i mjeteve në konferenca përfshirë me gjithë të drejtën e transmetimit në televizione nuk e kalon asnjëherë shifrën e 80 mijë eurove sipas ekspertëve.
Që do të thotë se produkti i realizuar deri tani nga ky projekt i ministrisë së znj.Gjermeni ka një kosto që në asnjë rast nuk mund të kalojë shumën e 150 mijë eurove. Por janë dhënë 517 mijë euro ama. Që të kemi një ide dhe më të qartë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ka një buxhet vjetor prej afro 70 milionë lekësh, pra afro 500 mijë eurosh. Buxhet për tërë vitin. Dhe buxhet që shërben për prodhimin e filmave dhe dokumentarëve dhe jo thjesht spote nga 20 sekonda.
Në këto kushte bëhet e qartë se nëpërmjet promovimit të planeve të reja territoriale, ministria e Zhvillimit Urban, ka akorduar fonde tepër të dyshimta për prodhimin e spoteve, me buxhete stratosferike të paimagjinueshme e për më tepër që procesi i kontraktimit nuk rezulton i publikuar elektronikisht në regjistrin e tenderëve publikë.
Me sa duket dikush paska vendosur ?t?i bjerë me top?, fondeve për prodhimin e spoteve dhe ka akorduar 517 mijë euro për prodhimin e tyre pikërisht në ditët kur pensionistët e vendit morën nga 2 mijë lekë ndihmë nga qeveria me rastin e Vitit të Ri. Situata bëhet më flagrante kur mendon se socialistët e djeshëm në opozitë, denonconin spotet që siguronte TV-Klan nëpër ministri, madje bënë dhe një kallëzim penal kur erdhën në pushtet, të cilin e tërhoqën më vonë.
Por me sa duket qeveria rilindëse nuk ka tërhequr vetëm kallëzimet, por ka tërhequr në gjirin e vetë dhe skemat e vjetra të kanalizimit të milionave nëpërmjet shpenzimeve të fryra për spote / konferenca mediokre dhe të dyshimta. / HashtagAlbania
Miliarderi amerikan Xhorxh Soros është duke bërë plane për t...
Ekspertët e reformës në Drejtësi të PD-së dhe PS-së janë mbl...
Drejtoria e Policisë Shkencore e ka të pamundur të ekzaminoj...
Nga Aleksandra BogdaniRekomandimet e Komisionit të Venecias ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Brendshme ka ...
Takimi midis krerëve të qeverisë, Rama- Meta ka përfunduar p...
Pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimn, më 7 janar...
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Policia Rrugore bën me dije...
Fatos Lubonja, e ka cilësuar miratimin për dhënien me konces...
Gazeta “Sot” e ka publikuar një artikull në të cilën bën me ...
Maks Velo tha gjatë emisionit të Ylli Rakipit “Të Paekspoz...
Partitë e vogla, jo parlamentare janë shprehur kundër bisedi...
Ju lutem përdorni fjalë të edukuara sikurse ju ka hije. Jo v...
Horoskopi ditor për diten e premte – 8. janar 2016Nuk do jen...
...
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me deklar...
Në faqen zyrtare dedikuar Reformës në Drejtësi, është publik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...