web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Mazhoranca tërheq draftin, PD i rikthehet diskutimeve

8 Janar 2016, 16:12, Aktualitet CNA

Ekspertët e reformës në Drejtësi të PD-së dhe PS-së janë mbledhur sot  kryesinë e Kuvendit së bashku me ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. Sic mësohet nga mediat, mazhoranca ka tërhequr  draftin që propozonte emërimet në gjyqësor me 84 vota.

Tërheqja e draftit nga maxhoranca pritet të rikthejë në tryezë ekspertët e PD-së të cilët kishin bojkotuar diskutimet duke kundërshtuatr draftin, pasi sipas tyre nuk po rrespektoheshin rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Puna për draftin e Reformës në Drejtësi do të nis nga fillimi sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Pritet që ekspertët të mbildhen pasidte.

Përfaqësuesit e PD-së u tërhoqën tre ditë më parë nga tryezat e diskutimit pasi pretenduan se maxhoranca nuk po  reflektonte për çështjen e përdorimit të 3/5 të votave në emërimin e drejtuesve të disa institucioneve të larta të drejtësisë.

Sipas tyre, shumica me 3/5 e kap sistemin dhe është një zgjidhje e atakuar dhe nga Komisioni i Venecias. Ekspertët e djathtë jane te mendimit se kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm mbi bazën e kompromisit politik midis drejtuesve kryesorë të politikës në vend.





Lajmet e fundit nga