Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Drejtoria e Policisë Shkencore e ka të pamundur të ekzaminojë provat dixhitale të çështjeve penale të drejtësisë shqiptare, për shkak të mungesës së stafit, mjeteve bazike të punës dhe më e rënda: mungesës së energjisë elektrike për funksionimin e pajisjeve.
Për rrjedhojë, qindra të burgosurve u shtyhet qëndrimi në paraburgim, në pritje të ekzaminimeve të akteve të ekspertizave nga Sektori i Ekzaminimeve Kompjuterike pranë kësaj Drejtorie. Por më i rrezikshëm akoma është fakti se mos ekzaminimi në kohë i provave dixhitale që mund të shërbejnë si prova ligjore në hetime, mund të çojë në mos parandalimin e krimeve të rënda si aktet terroriste, pedofilitë, vjedhjet me dhunë.
Situata skandaloze e kushteve të punës në këtë sektor, dëshmohet nga vetë drejtuesit e policisë së shtetit.
Konkretisht, kjo faksimilje e siguruar nga Opinion.al tregon ankesën zyrtare të Drejtorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto, mbi kushet e vështira të sektorit që ai drejton.
Ai dëshmon se vonesat e shkaktuara nga kjo gjendje, kanë bërë që sektori i tij të paralajmërohet zyrtarisht për përgjegjësi penale nga Prokuroria, për ?shkelje të afateve të realizimit të akteve të ekspertimit?.
Dokumenti është një kthim-përgjigje ndaj kërkesës së ?Drejtorisë së Përgjithshme Krimin e Organizuar dhe Krimet e rënda? për përshpejtim të ekspertimit kompjuterik të një proçedimi penal.
Përgjigja që Zoto i jep zyrtarit të lartë Ardian Çipa nxjerr ?zbuluar? policinë e shtetit.
?Ju bëjmë me dije se nuk kemi asnjë mundësi për përshpejtimin e këtij ekspertimi, por as realizimin e tij edhe për një kohë të gjatë?-shkruan Zoto, duke provuar se ky sektor është gati jo funksional në punën e tij.
Por më skandaloze akoma janë arsyet e paraqitura nga Drejtori i Policisë Shkencore:
1-Zoto i komunikon Çipës se numri faktik i specialistëve që punojnë në këtë sektor është tre. Vetëm tre ekspertë përballojnë një volum ekzaminimesh që kërkon sipas standarteve ndërkombëtare, të paktën 13 ekspertë.
?Vetëm për 2014 kanë ardhur për ekspertim 1040 vendime ekspertimi me 3238 prova dixhitale?E njëjta situatë dhe madje më e rënduar është edhe këtë vit?, shkruan Zoto.
Kjo ka sjellë dy pasoja serioze: Ndërprerjen e ekzaminimeve të filluara dhe një pjesë e vendimeve që nga viti 2014 janë akoma pa u ekzaminuar, ndërkohë që ?realizojmë ekspertime që kanë ardhur brenda ditës apo javës?.
?Pra jemi në kushtet kur në këtë sektor kemi 250 vendime ekspertimi të papërfunduara, një pjesë e të cilave datojnë nga viti 2014 (në shkelje të çdo afati procedurial)?, sqaron ai.
2- Zoto shpreh në dokument shqetësimin e mungesës së pajisjeve bazike si hard-disqet për marrjen e imazheve ligjore të provave dixhitale në kryerjen e ekzaminimeve.
?Nuk duam të besojmë se Policia e shtetit për dy vjet nuk ka mundësi të gjejë një milion lekë të vjetra?, shkruan Zoto, duke i referuar vlerës që nevojitet për blerjen e hard-disqeve.
?Ka mbi një vit që me gjithë kërkesat e vazhdueshme marrim të njejtën përgjigje, nuk ka lekë, nuk ka fonde?,këmbëngul Drejtori i Policisë Shkencore.
Ai tregon një tjetër fakt që identifikon situatën e vështirë të sektorit të tij: ? Po kryejmë vetëm ekzaminime telefonash të cilët kanë memorie të vogël dhe të dhënat e tyre po i ruajmë nëpër USB apo hardisqe portative të sjellë nga shtëpitë tona ( e cila është me shkelje)??
3- Ekzaminimi kompjuterik në këtë sektor kërkon që furnizimi me energji i pajisjeve të përdorura të jetë i pandërprerë. Por që nga viti 2014 UPS-ja qendrore që furnizonte me energji sektorin pësoi difekt dhe deri në periudhën kur shkruhet letra, shkuan dëm me mijëra orë punë të ekspertëve.
Funksionari publik deklaron se të gjitha këto arsye kanë shkaktuar ulje të ndjeshme të cilësisë së ekzaminimeve pasi trysnia dhe ngarkesa e punës nuk u jep ekspertëve mundësinë e kontrollit të të dhënave të përftuara nga nga ekzaminimet.
Zoto pohon se sektori që drejton ndodhet nën presionin e prokurorive.
Prokuroria ka paralajmëruar sektorin për përgjegjësi penale (referuar asaj që Zoto shkruan), sepse ka shkelur afatet e realizimit të akteve të ekspertimit, duke zvarritur gjykimin e personave që mbahen në paraburgim.
?? po bëhemi shkaktarët e probleme serioze në mbarëvajtjen e procedimeve penale dhe kjo çon në përgjegjësi ligjore?, shpjegon Zoto.
Ai i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të marrë masa urgjente përmes autoriteteve vendimarrëse, pasi sipas tij, vonesat në ekzaminime mund të çojnë gjithashtu në ngjarje më të renda si aktet terroriste, pedofilia, vrasja, vjedhja me dhunë etj.
Në fakt, Prokuroria Shqiptare ka deklaruar herët se mungesa e kapaciteteve në këtë sektor ?po bëhej shkak për vonesa në hetime të rëndësishme të Prokurorisë shqiptare, ku ndër të tjera janë edhe hetimi për ato që konsiderohen si si ?serveri i Tatimeve? dhe ?pajisja e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes?.
Ky qëndrim i Prokurorisë së Përgjithshme, u prezantua nga Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, z. Kosta Beluri, në takimin ?Forcimi i kapaciteteve të Policisë Shkencore?, organizuar nga Prezenca e OSBE në Shkurt të 2015. (Ja deklarata për shtyp e Prokurorisë)
opinion.al
Nga Aleksandra BogdaniRekomandimet e Komisionit të Venecias ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Ministria e Brendshme ka ...
Takimi midis krerëve të qeverisë, Rama- Meta ka përfunduar p...
Pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimn, më 7 janar...
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Policia Rrugore bën me dije...
Fatos Lubonja, e ka cilësuar miratimin për dhënien me konces...
Gazeta “Sot” e ka publikuar një artikull në të cilën bën me ...
Maks Velo tha gjatë emisionit të Ylli Rakipit “Të Paekspoz...
Partitë e vogla, jo parlamentare janë shprehur kundër bisedi...
Ju lutem përdorni fjalë të edukuara sikurse ju ka hije. Jo v...
Horoskopi ditor për diten e premte – 8. janar 2016Nuk do jen...
...
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me deklar...
Në faqen zyrtare dedikuar Reformës në Drejtësi, është publik...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar emisionin ‘Opinion’...
Situata e vështirë e krijuar nga përmbytjet për shkak të res...
Deputeti socialist, Taulant Balla është shprehur se shkatërr...
Shqiptarët ishin shtetasit më të shumtë që kërkuan azil në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...