web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tersi në stadium/ Zbulohet arsyeja e humbjes së Skënderbeut

26 Tetor 2015, 11:04, Aktualitet CNA

Ndeshja më e shumëpritur e kampionatit shqiptar midis Partizanit dhe Skënderbeut përfundoi më rezultatin 2-1. Normalisht, sot, një ditë më pas, skuadra korçare ka analizuar arsyet e humbjes në ? Qemal Stafa?.

Konkluzioni i pas analizës së ndeshjes ishte sepse në shkallët e stadiumit ndodhej kandidati më serioz për kreun e FRPD, Ervin Salinjani, i cili tani që mendon se u bë burrë mendoi të shkonte për herë të parë në stadium.

Fillimisht, gjatë pjesës së parë, Salinjani si korçar i vërtetë nga Lozhani, mbështeti skuadrën e Skënderbeut. Por më vonë e kuptoi që korçaret nuk mund ti siguronin vota dhe mbështetje për t?u zgjedhur në krye të FRPD-së dhe ndryshoi fytyrë. Tifozët e Demave i premtuan se nëse do të bërtiste 3 herë me të madhe ? Forca Partizani? ata do ti jepnin votën e shumëkërkuar. Ah sa bukur ha!!!

Kandidati më serioz për kreun e FRPD-së shpesh pyeste miqtë e tij majtas dhe djathtas se çfarë bënte ai burri me bluze të verdhë që nuk prekte topin.

Pasi ja sqaruan, ai tha, tani unë e gjeta zgjidhjen!!!

Unë bëj tifo për arbitrin !!!





Lajmet e fundit nga