Shtypi i dites
...
Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj të sigurisë publike, i cili do të garantojë më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët. Një ligj i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe që i është shpërndarë organeve të tjera për të dhënë mendime, së shpejti pritet t?i kalojë komisioneve parlamentare për shqyrtim.
Nxjerrja e këtij ligji do të detyrojë të gjithë bizneset, të cilat kanë të ardhura më shumë se 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet që kanë hapësirë për më shumë se 50 klientë, kopshte fëmijësh, park lodrash e shumë mjedise të tjera, të jenë të gjitha të pajisura me kamera sigurie.
Bizneset, të cilat janë grabitur njëherë më parë dhe që sipas analizave policore mund të jenë objekt sulmi i grabitësve, do të detyrohen edhe ato të kenë masa shtesë të sigurisë.
Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, shkolla apo kopshte private, si edhe çdo veprimtari e transportit publik që konsiderohet nga policia si burim rreziku i shtuar, do të jetë i detyruar me ligj që t?i përgjigjet dispozitave në fuqi, sapo ky ligj të hyjë në fuqi.
Jashtë këtij ligji nuk do jenë as banesat dhe sidomos ato që kanë depozita uji apo banorë të pallatit persona me precedentë kriminalë.
Në nenin 8 të këtij ligji thuhet se, ?Administratorët e ndërtesave të banimit, marrin masa shtesë sigurie, duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, nisur nga vlerësimi i rrezikut që konstatohet në urbanistikën e pallatit, parkimet, depozitat e ujit, personat me precedentë kriminalë banorë apo qiramarrës?.
Të gjitha filmimet e ruajtura nga kamerat e sigurisë me ligj janë të detyruara t?i jepen policisë sa herë që ajo do t?i kërkojë, por në përputhje edhe me ligjin për të dhënat personale.
Policia do t?i japë të gjithëve gjashtë muaj kohë për të marrë masat e sigurisë pas daljes së këtij ligji, dhe në mos respektim të tij do të vendosë gjobat përkatëse të parashikuara edhe ato në një nen të veçantë.
Vërtetimet e sigurisë do të jepen nga policitë vendorë, të cilat duke bërë analizën e riskut për një objekt u lind e drejta të kërkojnë edhe masat shtesë, si ato të policisë private, por edhe lidhje direkt të sinjalit të kamerave për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit të policisë./ Top Channel – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/shqiperia-nen-vezhgim-kamera-ne-cdo-pallat-shkolle-dhe-autobus-323413.html#sthash.DhxbUb5R.dpuf
...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka reaguar lid...
Në pranga janë vënë, drejtuesi i kamionit, 36-vjeçari Ervin ...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka ekzekutuar...
Ajdin Sejdia iu rikthye biznesit në Shqipëri, por është kall...
Kur Italia fqinjë ka dështuar në dy dekada rresht të liberal...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në minisamitin europian n...
Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi kanabisi në një ...
Një vendim i qeverisë i marsit 2015, urdhëroi të gjitha mini...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironzuar përmes një postimi...
Një aksident spektakolar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aut...
Para pak minutash ka ndodhur një aksident në sheshin “Nënë T...
Dimri ngadalë po troket dhe të gjithë mendojnë e pregatiten ...
Janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit në flagrancë dy të ri...
Policia e Lezhës ka arrestuar një 15-vjecar për vjedhje.I mi...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin, E...
Prokurorët të cilët do jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Heti...
Në autostradën Tiranë – Elbasan, në dalje të tunelit, Polici...
Qeveria shqiptare është vetofruar për të strehuar refugjatët...
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik ditët e fund...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...