web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Autostrada Tiranë – Elbasan/ Autoriteti Rrugor dhe Policia vjedhin e grabisin qytetarët  

25 Tetor 2015, 10:31, Aktualitet CNA

Në autostradën Tiranë ? Elbasan, në dalje të tunelit, Policia Rrugore, duke përdorur një skemë të pastër mashtrimi, çdo ditë vjedh dhe grabit me qindra qytetarë duke mbushur arkën e shtetit por duke zbrazur xhepat e qytetarëve.

Sapo del nga tuneli I Elbasanit, ndodhet një tabelë e cila kufizon shpejtësinë maksimale në 110 km/orë. Pra për një rrugë me parametra të larta siç është autostrada Tiranë ? Elbasan, ky kufizim është normal. speed-limit-110-stickerPor, pas disa kilometrash, ku ndodhet një pjesë rrugore e papërfunduar dhe ku autostrada lidhet edhe me disa rrugët e fshatrave përreth, ndodhet një tabelë e cila sinjalizon shpejtësinë maksimale prej 60 km/orë. Deri këtu çdo gjë është sipas rregullave.

Pasi kalon këtë pjesë, sinjalistika mungon. Pak kohë më parë, aty ndodhej një tabelë, e cila rikthente shpejtësinë normale për një autostradë, prej 110 km/orë por siç duket, policia e ka hequr për të vjedhur qytetarët.

Si funksionon skema?

Menjëherë pas pjesës së rrezikshme, ku shpejtësia kufizohet me 60 km/ orë, policia ka vendosur një kamera në një mjet privat, ku sipas burimeve për citynews, sot ka qene një mjet tip Volksvagen, tip golf, ngjyrë gri. Nëpërmjet kësaj kamere, uniformat blu, bëjnë të mundur matjen e shpejtësisë të automjeteve, që normalisht pasi futen përsëri në autostradë i rikthehen shpejtësisë prej 110 km/orë. Ajo që hedh policie_radar_rychlost_doprava_ostrava_denik-605dyshime edhe më të forta që tabela është hequr qëllimisht për ti faturuar sa më shumë gjoba drejtuesve  është se pas disa kilometrave nga vendi ku policia ka vendosur kamera, ndodhet një tabelë (e parafundit), e cila sinjalizon një shpejtësi prej 60 km/orë. Pikërisht këtu gjendet edhe patrulla e policisë, e cila vendos gjobat abuzive. Ndërsa disa kilometra më poshtë ndodhet një tjetër tabelë (e fundit), e cila kufizon shpejtësinë në 40 km/ orë, dhe kjo është normale pasi është hyrja për në zonën e banueshme.

Kjo është një vjedhje e pastër që kryhet në dëm të qytetarëve, të cilët çdo ditë bien pre e kësaj skeme mashtrimi dhe grabitje. Megjithatë, burime zyrtare nga policia e Elbasanit kanë pohuar se policia thjesht zbaton sinjalistikat që ka vendosur Autoriteti Rrugor. Askush nuk mund të thotë me siguri që tabela është hequr nga policia apo nga Autoriteti Rrugor por është e qartë që policia po mbush arkën e shtetit dhe po zbraz xhepat e qytetarëve.

Funksioni i Autoritetit Rrugor

Institucioni që merret me sinjalistikat rrugore, pra Autoriteti Rrugor, e ka për detyrë inspektimin dhe arrshrregullimin e sinjalistikave në rast se mungojnë. Por, mungesa e kësaj tabele për më shumë se disa muaj hedh dyshime të forta mes një bashkëpunimi midis policisë dhe institucionit përkatës në dëm të qytetarëve. Gjithashtu, ekziston mundësia që në këtë pjesë të ketë ndodhur ndonjë aksident dhe për pasojë tabela e cila sinjalizonte shpejtësinë prej 110 km/orë është shkulur. Sidoqoftë, është nën kompetencat e Autoritetit rrugor, zgjidhja e këtij problemi. Vjedhja flagrante e këtyre institucioneve shtetërore po kthehet në një shqetësim serioz për qytetarët, të cilët të painformuar, bien në grackën e bashkëpunimit midis Policisë Rrugore dhe Autoritetit Rrugor por edhe qeverisë.

E njëjta situatë ndodhi edhe në rrugën Tiranë ? Durrës, ku Autoriteti Rrugor vendosi që shpejtësia maksimale të ishte 60 km/orë por pas ankesave të qytetarëve ajo u rikthye sërish në 90 km/orë.

Deri në momentin kur Policia e Rrugore të sqarohet me Autoritetin Rrugor, qytetarët e thjeshtë do të vazhdojnë të vidhen dhe të grabiten.





Lajmet e fundit nga