web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bushati i ofron azilkërkuesve Shqipërinë në këmbim të integrimit

25 Tetor 2015, 09:55, Aktualitet CNA

Qeveria shqiptare është vetofruar për të strehuar refugjatët e zonave të luftës, si Siria, Afrika dhe Afganistani. Në një raport të Ministrisë së Jashtme drejtuar Kuvendit, thuhet se Shqipëria mund të presë azilantët e zonave në konfliktit dhe menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë në procesin e anëtarësimit në BE.

?Afrimi i dimrit mund të bëjë që Shqipëria të përdoret si një vend tranziti për refugjatët për në vendet ?Shengen?. Kriza me të cilën po përballet Europa përfshin dy aktorë: Bashkimin Europian, vendet anëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto të fundit janë të përfshira në këtë krizë, jo vetëm si vende tranziti të emigrantëve, por edhe si vend burimi i azilkërkuesve. Menaxhimi me sukses i krizës nga vendet e rajonit, duke bashkëpunuar mes tyre, mund të jetë një sprovë për to për proceset e tyre drejt anëtarësimit në BE?, thuhet në raportin e MPJ-së.

OFERTA Në takimin e zhvilluar në Luksemburg për trajtimin e problemit të refugjatëve, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ofruar ndihmën e Shqipërisë për të mirëpritur refugjatët, ata sirianë, afganë dhe afrikanë. Në raportin e MPJ-së thuhet se Bushati ka theksuar se Shqipëria e njeh mirë fenomenin e refugjatëve dhe për këtë arsye ka prezantuar një plan masash për trajtimin e tyre, qoftë si tranzitë, ose si azilkërkues.

?Ministri i Jashtëm shqiptar vlerësoi se kriza aktuale e refugjateve është një ndërthurje e elementëve të sigurisë, humanizmit dhe atyre financiare. Ai solli në vëmendjen e të pranishmeve se shqiptarët e njohin shumë mirë fenomenin e refugjatëve. Për ketë arsye ai ofroi kontributin e vendit tonë për të përballuar, të gjithë së bashku këtë fenomen me përmasa kaq të mëdha. Ministri shqiptar informoi për masat përgatitore dhe aktualizimin e planeve të kontingjencës për emigrantët të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Ministri përmendi nevojën për parashikueshmërinë e fondeve dhe të mbështetjes, si dhe rëndësinë e ndarjes së informacionit dhe menaxhimit të tij në një sistem të integruar rajonal?, thekson raporti i MPJ-së.

 





Lajmet e fundit nga