Rama: Nëse këtu do të kishte lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me BE-në
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Qeveria ka filluar nje sulm të fortë ndaj biznesit vendës. Kjo u bë e ditur gjatë një diskutimi të paketës së re fiskale nga Kryeministri me biznesin në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Qeveria propozon sërish rritje taksash, edhe pse ka më shumë se 6 muaj që thekson të kundërtën. Por këtë herë, ?armiku? që do të paguajë është vetëm biznesi vendës.
Renta, akciza dhe taksa e pronës do të rriten nga 1 janari i vitit 2016. Qeveria i ka kërkuar heshtje të plotë biznesit që ishte në sallën e diskutimit, a thua se paketa fiskale dhe taksat që do të paguajnë bizneset do të kalojnë fshehurazi në buxhet.
Sidoqoftë, sipas të dhënave nga mbledhja, janë propozuar rritje taksash dhe janë akoma në diskutime për uljen e TVSH-së në 10 për qind për sektorin e turizmit. Kjo e fundit do të diskutohet gjatë takimeve me FMN-në.
AKCIZA E PRODHIMEVE VENDËSE
Ministri i Ekonomisë duhet të ketë ulur kokën kur ministri i Financave ka propozuar rritjen me 11 për qind të akcizës së birrës vendëse dhe uljen me 14 për qind të akcizës për birrën e importit. Arben Ahmetaj është përgjegjës për ekonominë, dhe rritja e taksave për prodhimet vendëse dhe ulja për ato të importit, sigurisht që nuk i shërben rritjes ekonomike, punësimit, apo zhvillimit të vendit.
Por ai ka heshtur në mbledhje. Ashtu siç ka heshtur kur Cani ka propozuar rritjen e akcizës për verën e prodhuar në vend, dhe uljen e akcizës për verën që vjen nga importi.
Sërish në dëm të industrisë vendësve. Këto janë dy taksat e reja që i janë propozuar biznesit në takimin me Këshillin Ekonomik Kombëtar. Pra taksa që favorizojnë prodhimet e huaja dhe disfavorizojnë prodhimet vendëse. Industritë e birrës dhe verës, tashmë do të jenë nën sulmin fiskal të qeverisë, e cila po ndikon hapur në konkurrencë.
Dhe kjo industri ishte e para që u sulmua edhe gjatë paketës fiskale të vitit 2014, kur sërish me anë të akcizës u bë një diskriminim i prodhimit vendës. Më të frikshëm këtë propozim, pra uljen e akcizës për importin dhe rritjen për prodhimin vendës, e bën përfitimi i qeverisë. Nga kjo lëvizje në buxhet nuk shtohen para, por ulen, me një shifër duke te 300 milionë lekë në vit. Pra favorizohet biznesi i huaj, penalizohen prodhuesit vendës dhe buxheti humb para.
TOKA DHE RENTA
Një tjetër taksë që është prezantuar nga ministri Cani ishte taksa e tokës. Toka do të ndahet në katër kategori dhe tarifat e reja shkojnë nga 1600 deri në 5560 lekë për vit.
Nga ana tjetër, i gjendur përballë uljes së çmimit ndërkombëtar, qeveria ka propozuar edhe rritjen e rentës minerare. Burime nga mbledhja konfirmuan këtë propozim të Financave.
TURIZMI
Për habi, propozimi për uljen e TVSH-së së turizmit ishte i vetmi, i cili nuk ishte i konfirmuar nga qeveria. Edhe pse u dha si një alternativë në propozimin e paketës fiskale, sërish ulja nga 20 në 10 për qind e TVSH-së nuk mori një konfirmim. Sipas përfaqësuesve të biznesit në mbledhje, ministri theksoi se kjo do të diskutohej akoma me FMN-në. Nga ana tjetër, një propozim i sigurt është vendosja e një takse fikse, 1 euro, ose 140 lekë për shtretërit e hotelerisë. Kjo taksë, aktualisht është 5 për qind e çmimit, por është vështirë të llogaritet dhe mblidhet nga pushteti vendor. Me ndryshimin e ri, pritet rritja e administrimit.
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, men...
Është tensionuar situata në Malin e Zi pas protestave të vaz...
Xhamitë e Shqipërisë janë pak të trajtuara për vlerën e tyre...
Marcelo Kuqaj, 40-vjeç, nga fshati Marinez në Elbasan ka rë...
Neser do të bëhet ndryshimi i orës, ku akrepat do të zhvend...
Deputeti socialist Erion Braçe shprehet se karteli i gjykatë...
Nisma #Thurje bën me dije se portali i hapur së fundmi nga q...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ambasadorja s...
Rreth 200 të rinj nga krahina të ndryshme të Shqipërisë përm...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sekuestrimet që p...
Sot kreu demokrat Lulzim Basha ishte në një takim me tregëta...
Kulla e Sahatit në Tiranë mbrëmjen e sotme është ndriçuar me...
Ambasada shqiptare në Malin e Zi është sulmuar ditën e sotme...
Aktorja irlandezo-amerikane, Maureen O’Hara, një nga yjet e ...
Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Part...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Guvernatori i Bankës ...
PD mori pjesë më 21-22 Tetor në Madrid, në Kongresin Statuto...
Është zbardhur dëshmia e plotë që ka dhënë biznesmeni Flamur...
Fituesi i tenderit për koncesionin e rrugës Durrës – Kukës d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...