Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kur Italia fqinjë ka dështuar në dy dekada rresht të liberalizojë tregun e energjisë nga monopolet e ENEL dhe TERNA, Shqipëria, me të njëjtin model, synon të liberalizojë tregun totalisht edhe për konsumatorët fundorë në vitin 2020. Zbardhet projektmodeli i ri për tregun e energjisë. Shqipëria adopton shembullin norvegjez që ka në themel zhvillimin e Bursës. Skepticizëm nga bizneset. Rreziku ndaj çmimeve më të larta real dhe HEC-et e vogla të pambrojtura: Shembulli italian t?i shërbejë Shqipërisë
Nga Blerina Hoxha
Imagjinoni Shqipërinë dy vite më pas, me një treg ku pjesa më e madhe e shitjes dhe blerjes së energjisë të realizohet në Bursë, ku zonat e lira të tregtimit të saj të ngrihen në të gjitha pikat kufitare, ku çdokush mund të zgjedhë furnizuesin e vet dhe jo domosdoshmërisht Operaatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ku KESH mund të shesë energjinë e HEC-eve lirisht me çmime të larta pa qenë e detyruar të furnizojë OSHE dhe ku çdokush mund të negociojë çmimin lirisht.
Të gjitha këto zhvillime paksa utopike për momentin, ku tregu është tërësisht i centralizuar dhe mbi 90% në pronësi të shtetit, synohen të bëhen realitet qysh vitin që vjen. Si model është marrë Norvegjia, e cila po shfrytëzohet si një histori suksesi në krijimin dhe funksionimin e tregut të energjisë, tani kur edhe Europa e zhvilluar duket se nuk është hapur totalisht drejt liberalizimit të tregut.
Në kontrast,nëItalinë fqinjë, përpjekjet e dy dekadave për liberalizimin e tregut kanë dështuar në mënyrë spektakolare. Kompanitë shtetërore të prodhimit, transmetimit dhe të shpërndarjes, ENEL dhe TERNA, vijojnë të ruajnë pozitat monopol dhe, nga ana tjetër, çmimet janë nga më të lartat në Europë.
Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për energjinë, fillimi i vitit 2018 duhet t?i gjejë të gjitha bizneset në tregun privat të energjisë, ndërsa që nga qershori i 2016-s, klientët e tensionit të mesëm të furnizohen nga privatët dhe jo OSHEE. Bizneset i shohin me skepticizëm këto zhvillime pasi afati i daljes në treg është te dera, ndërsa modeli ende nuk është gati. Ndërsa ekspozimi ndaj tregut rrezikon të sjellë çmime të larta në kushtet kur lidhjet me rajonin janë të kufizuara dhe tregu nuk është i zhvilluar.
Edhe projektmodeli i tregut të energjisë, që është për diskutim në grupet e interesit, bazohet në një model të avancuar të mekanizmit financiar për të cilin tregu shqiptar nuk i ka njohuritë e nevojshme dhe madje është skeptik. Por Entela Cipa, këshilltare për Energjinë në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës, pohon faktin se modeli që është zgjedhur për të zhvilluar tregun e energjisë në Shqipëri është një nga më të avancuarit në Europë dhe se adoptimi i tij nuk është i pamundur. Cipa kujton se në treg tashmë operojnë kompani me zë nga Europa të tilla si, austriakët e Ashtës dhe së shpejti norvegjezët e Statkraft të Devollit dhe, nga ana tjetër, ka operatorë në pjesën e tregtimit që kanë mundësi dhe kapacitetet teknike për të zhvilluar tregun e energjisë nëpërmjet Bursës.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se, modeli i ri i tregut është jetik për bizneset prodhuese që kanë si lëndë të parë energjinë. Jaka tha se, Dhoma ende nuk është njohur me draftin, por theksoi se, është shumë e rëndësishme që modeli, i cili do të aplikohet, të mos ndikojë në rritjen e kostove për biznesin.
Ekspertja Cipa thotë se, OSHEE, me asistencën e Bankës Botërore, po krijon një sistem të ri të dhënash re për të evidentuar dhe një herë klientët në tensionin e mesëm, të ulët dhe të lartë. Ajo pohon se edhe me linjat ekzistuese të transmetimit- dhe pa u krijuar ende bursa e energjisë siç pretendon modeli -, klientët me konsum në tensionin e mesëm do të mund të dalin në treg në mënyrë të pavarur në qershorin e vitit që vjen. Pasi, sipas saj, Shqipëria ka furnizues të mjaftueshëm për të përballuar kërkesën e 50 klientëve të parë që janë të lidhur në tensionin e mesëm dhe që do të furnizohen nga tregu i lirë qysh vitin që vjen.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se, po bëhen hapa me vendet fqinje për të bashkuar tregjet, pra për të krijuar tregje më të mëdha se sa një vend, siç është rasti me Kosovën. Ai tha se, po bëhen edhe disa përpjekje nën mbikëqyrjen e Komunitetit të Energjisë për krijimin e zyrave të përbashkëta të alokimit të kapaciteteve, gjë që i bën tregjet e këtyre vendeve më të lidhura me njëri-tjetrin dhe më likuid. Në momentin që janë më likuid, ka më shumë garanci financiare edhe për investimet, është shprehur Gjiknuri, i cili është totalisht në të njëjtën linjë me modelin e tregut që kanë sugjeruar norvegjezët.
Çfarë synon modeli i ri i tregut
Ministria e Energjetikës ka shpërndarë në grupet e interesit draftmodelin e tregut të energjisë. Projekti për zhvillimin e tregut të energjisë synon përmirësimin e menaxhimit të rezervës hidrike dhe të sistemit të transmetimit; Një përdorim më optimal të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare; Më shumë operatorë në treg për ofrimin efikas të shërbimeve ndihmëse për operatorin e sistemit të transmetimit në Shqipëri, duke bërë të mundur shitjen e këtyre shërbimeve ndërkufitare. Parashikohet sigurimi i qasjes në treg të huaj për konsumatorët (falas) në mënyrë që ky segment klienti të mund të furnizohet në mënyrë të pavarur nga OSHE.
Prodhimi i energjisë në Shqipëri dominohet nga kompania shtetërore KESH, e cila disponon hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin, me një kapacitet total të instaluar prej 1350 MW. Përveç kësaj, ka një numër të HEC-eve të vogla me një kapacitet total prej rreth 80 MW dhe disa HEC-e të tjera në ndërtim, të tilla si Banja (70 MW) dhe Moglica (186 MW), që pritet të përfshihen në prodhim gjatë periudhës 2016 dhe 2018.
Shqipëria është e dominuar nga hidrocentralet, të cilat janë krejtësisht të varura nga fluksi i reshjeve dhe në këtë mënyrë ka fleksibilitet të lartë për të ruajtur rezervat e energjisë, por për këtë është e varur nga fqinjët e saj.
Bursa e energjisë, një mundësi
Integrimi financiar i tregut shqiptar të energjisë, nëpërmjet një burse të posaçme, po shihet si modeli më i pranueshëm për të ardhmen, pavarësisht se realiteti shqiptar është shumë larg këtyre zhvillimeve.
Tregu Day-Ahead (DAM) ose Dita më Përpara sipas projektit, që ka vënë në diskutim qeveria shqiptare, do të lejojë një integrim të shpejtë me vendet fqinje nëpërmjet një bashkimi më të fortë me tregun rajonal. Modeli i ri i tregut të energjisë që është në diskutim sugjeron se në këtë formë do të rriten likuiditetet dhe efikasiteti në aksesin e çmimeve në tregun kombëtar në Shqipëri. Modeli i propozuar nga norvegjezët e vendos Shqipërinë në frontin e zhvillimit nga një pasivitet që e karakterizon aktualisht në raport me vendet fqinjë.
Plani për themelimin e Bursës së Energjisë nuk kërkon shumë kohë sipas propozimeve në draft. Nga fillimi i dizajnit në tremujorin tretë 2015 deri në marrëveshjet e kërkuara ligjore do të mundësojnë nisjen nga puna të Bursës në tremujorin e fundit 2016.
Pronësia dhe qeverisja e tregut do të bazohet në konceptin e ?kontrollit lokal ? bashkëpunimin rajonal?, duke lejuar kontrollin e tregut lokal dhe duke përfshirë qasjen në të gjithë pjesëmarrësit e tregut. Ndërsa parimisht është pranuar që në themel të modelit të ri të jetë bursa e energjisë, Shqipëria, ende pa një bursë klasike, me tregje financiare të fokusuara vetëm të bankat, do ta ketë shumë të vështirë të adoptojë modelin norvegjez. Këtë risk e marrin në konsideratë edhe ekspertët në Ministrinë e Energjetikës, por sipas tyre, nëse ky model zbatohet në praktikë, maksimizimi i fitimeve nga burimet aktuale të energjisë do të jenë më të mëdha se në ndërtimin e veprave të reja të prodhimit.
Pse një bursë e energjisë elektrike
Dikush mund të pyesë pse një sistem relativisht i vogël i energjisë si Shqipëria (7.8 TWh/vit) duhet të marrë në konsideratë zhvillimin e një burse. Por nëse ke një treg të vogël dhe e ndërlidh atë me efikasitet në rrjetin ndërkombëtar, sakaq e ke shumëfishuar.
Mes Shqipërisë dhe Kosovës, transmetimi efektiv aktualisht është rreth 220 MW. Ky kapacitet do të rritet në 650 MW, kur linja e re 400 kV të jetë përfunduar në fund të vitit 2016. Në të njëjtën linjë pritet të rriten kapacitetet ekzistuese të transmetimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi prej 400 MW në 450 MW, dhe mes Shqipërisë dhe Greqisë nga 244 MW deri 350 MW.
Ndërsa në vitin 2017, një kabllo nënujore transmetimi 1000 MW nën det në mes Malit të Zi dhe Italisë do të krijojë një lidhje të fortë mes Ballkanit dhe tregut italian. Në vitin 2020 një linjë 400 kv pritet të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë. Prandaj, kapaciteti i transmisionit midis Shqipërisë dhe vendeve të tyre fqinje do të jetë shumë i fortë në periudhën afatmesme duke lënë të kuptohet se, përfitimet nga tregu rajonal mund jetë të shpejta.
Për më tepër, kapaciteti i transmetimit midis tregut shqiptar dhe në vendet fqinje (Kosova, Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe IRJM), do të jetë e bollshme dhe në rritje me kalimin e kohës.
Edhe tani, sistemi shqiptar i energjisë është i ndërlidhur me vendet fqinjë dhe kjo sjell një varësi të lartë nga tregtia me fqinjët e mjaftueshme për themelimin e Bursës Shqiptare të Energjisë APE (Albania Power Exchange).
Menaxhimi më efikas i çmimeve
Në shkrimet e mëparshme të ?Monitor?është raportuar se KESH ka shitur energjinë e prodhuar nga HEC 50% më lirë se bursat rajonale dhe për të njëjtin muaj OSHE e ka blerë 47% më shtrenjtë energjinë që i duhej për mbulimin e humbjeve në mars të këtij viti. Prandaj modeli i ri i tregut të energjisë thekson se, ka shumë hapësira për menaxhimin e çmimeve, të cilat mund të shërbejnë edhe si një çelës për ekonomizimin e rezervave në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës. Menaxhimi i rezervuarve është shumë i vështirë pa qasje në një treg afatshkurtër me mundësi të larta zgjedhjeje, thuhet në draftmodelin e ri të tregut.
Pa një treg afatshkurtër (Bursa) nuk mund të sigurohet shfrytëzimi efikas i sistemit hidroenergjetik shqiptar, d.m.th vlera e këtyre aseteve nuk mund të maksimalizohet, dhe rezultati ka gjasa të thellojë varësinë nga importi tepër shtrenjtë në Shqipëri.
Kontratat kalimtare
Në draftin për modelin e ri të tregut të energjisë, Ministria e Energjetikës ka konkluduar se, zgjidhja më e mirë fillestare për një treg të energjisë elektrike është konsideruar të jetë një treg Day-Ahead për Shqipërinë që synon kombinim të shkëmbimit më efikas të energjisë me vendet fqinje.
Një treg Day-Ahead është konsideruar si një nga praktikat më të mira ndërkombëtare për arritjen e efikasitetit ekonomik në sektorin e energjisë, përmes termave tregtarë afatshkurtër. Ajo është gjithashtu në përputhje me marrëveshjet aktuale të nënshkruara me Komunitetin e Energjisë dhe modelit të synuar të BE-së dhe është duke u zbatuar në vende të tjera.
Ky treg i përshtatet Shqipërisë për shkak se posedon mundësi të rezervojë energjinë nga digat. Fjala bie që rezerva hidrike mund të shitet shumë shtrenjtë nëse papritur një termocentral në vendet fqinjë ka defekt të papritur.
Energjia nga uji lejon kontrata dypalëshe afatgjata ndërkufitare dhe në këtë mënyrë, bën të parashikueshme të ardhurat afatgjata.
Modeli Day-Ahead që do të aplikohet nga Bursa u mundëson konsumatorëve të kualifikuar të blejnë energjinë elektrike të tyre në përputhje me qëllimin fillestar të liberalizimit, ose drejtpërdrejt ose nëpërmjet furnizuesit.
Albania Power Exchange do të tregtojë me një model tregu që është i kolateralizuar për të minimizuar rreziqet për tregun. Bursa gjithashtu ofron një organizim fleksibël për të lejuar përfshirjen e më shumë fushave të tregut si një treg i vetëm.
Si do të funksionojë
Shqipëria është pjesë e një prej katër fushave të kontrollit në rajonin e Europës Juglindore. Tregtia e tanishme me Europën Juglindore është e bazuar në kontratat bilaterale dhe ankande të organizuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. Dizajni i propozuar i tregut nuk do të sjellë asnjë ndryshim në detyrimet e OST-të dhe llogarive të saj, por Day-Ahead-Market (DAM) duhet të zëvendësojë shumicën e kontratave të brendshme dypalëshe në Shqipëri dhe një pjesë e rëndësishme e tregtisë ndërkufitare do të bëhet nga zonat që do të ngrihen enkas për këtë qëllim (ZKA).
Pushteti i çmimeve do të rrjedhë nga një zonë me çmim të ulët në një zonë të lartë. Për më tepër, OST-ja shqiptare rekomandohet të rezervojë një pjesë të kapacitetit transmetues në kufijtë e jashtëm. Tregu për Shqipërinë, në këtë mënyrë, do të jetë i dizajnuar në përputhje me rregullat ndëreuropiane.
Shkëmbimet e energjisë europiane (PXs) do të mund të sjellin transparencë dhe parashikueshmëri për pjesëmarrësit e tregut dhe investitorët në të gjithë Europën. Shqipëria kështu do të përfitojë nga harmonizimi dhe integrimi me këto tregje dhe që lejon investitorët ndërkombëtarë të marrin pjesë në tregun shqiptar bazuar në të njëjtat modele të aplikuara në tregjet e tjera.
Katër zona eksport-importi
Tregtia e energjisë me fqinjët do të bëhet nëpërmjet krijimit të zonave të import/eksportit të lidhura së bashku përmes ankandeve.
Sipas modelit të ri të tregut të energjisë një zonë import-eksporti do të ngrihet në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Një pjesë e kapacitetit do të mbahet si rezervë e përbashkët, ndërsa kapaciteti i mbetur do të tregtohet me ankand nga zona e lirë për import-eksport dypalësh.
Një zonë e dytë eksport-importi do të jetë në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Një zonë e tretë eksport?importi do të jetë për tregtinë me Serbinë dhe zona e katërt ndërkufitare për tregtinë e energjisë, do të jetë ajo Greqi-Shqipëri. Modeli i ri i tregut sugjeron që zonat e eksport-importit të regjistrohen me Bursën e Energjisë si çdo pjesëmarrës tjetër në treg.
KESH do të çlirohet nga OSHEE
Modeli i ri tregut të energjisë që është në diskutim aktualisht e çliron KESH nga detyrimi për të furnizuar OSHEE-në dhe klientët tariforë. Mirëpo kjo do të shoqërohet me masa dhe një periudhë tranzitore për të mos cenuar furnizimin normal me energji.
Çdo marrëdhënie e ardhshme tregtare ndërmjet këtyre subjekteve mund të bëhet përmes kontratave financiare të energjisë të negociuara lirisht ose të vendosura nga qeveritë përkatëse, si kontratat bazë financiare kalimtare ngarkesës.
Elemente të tjera të rëndësishme të Modelit përfshijnë detyrimin e OST për të blerë humbjet e rrjetit.
E mira e HEC-eve është se duke e pasur rezervën hidrike me kosto zero mund të ruajë atë për të shitur në një moment të përshtatshëm tregtar. Në draftin e ri sugjerohet që hidrocentralet me rezervuarë gjithmonë duhet të marrin në konsideratë mundësitë e tyre komerciale për menaxhimin e rezervuarëve të tyre. Për këtë arsye, KESH duhet të bëhet i aftë në planifikimin e prodhimit për ta tregtuar atë në pikun e tregut, ashtu si çdo kompani tjetër operon me rezervuarë si kudo në Europë.
Konsumatorët me ngarkesë fleksibël në këtë mënyrë mund të zvogëlojnë kërkesën gjatë periudhave me çmime shumë të larta. Në këtë mënyrë i gjithë brezi, konsumi dhe transmetimi do të ?përshtaten? me çmimet spot në të gjithë rajonin në bazë të ofertave një ditë më përpara.
Shembulli
Si dështoi modeli italian i liberalizimit të tregut të energjisë, prodhoi superçmime
Edhe pse tregu i energjisë në Itali është në proces liberalizimi prej dy dekadash, edhe tani në vitin 2015 vijon të jetë i perënduar. Që në vitin 1990, autoritetet rregullatore në Itali kanë ndërmarrë politika për të ulur dominimin e kompanive shtetërore, ENEL dhe TERNA në prodhimin dhe transmetimin e energjisë, me qëllim që në vitin 2007 tregu të ishte tërësisht i liberalizuar edhe për konsumatorët fundorë e cilësuar si ?Marrëveshja Bersani?
Por sot, më 2015, tregu italian i energjisë gjendet jo mjaftueshëm i shpërndarë. Prodhimi i energjisë elektrike dominohet ende nga ENEL me 25%, i ndjekur nga Eni me 9.5%, Edison me 7.2%, Eon me 4.4% etj.
Ndërsa sistemi i transmetimit është më së shumti i përqendruar në pronësinë e kompanisë publike, TERNA. Gjithashtu shpërndarja e energjisë është e koncentruar më së shumti në kompaninë shtetërore ENEL me 86% të rrjetit, edhe pse ekzistojnë 133 operatorë lokalë.
Nga ana tjetër, ecuria e çmimeve ka ndjekur trend rritës. Italia është një nga dy vendet e vetme europiane bashkë me Britaninë e Madhe ku çmimet për periudhën 2011-2014 nuk kanë ndjekur konvergjencën e tregut europian.
Në vitin 2012, çmimet e pakicës për përdoruesit industrialë u rritën në 178 euro MWh ose 64% më shumë se mesatarja europiane ku çmimi për këtë kategori ishte 109 euro për MWh. Çmimi për përdoruesit industrialë në rreth 23% të tij u shtrenjtua nga rritja e taksave.
Në 2014, ekziston ende rregullimi për tarifat e familjarëve dhe SME. Në shkurt të 2015-s, qeveria italiane vendosi të shtyjë rregullimin e kësaj tarife për në vitin 2018. Në vitin 2012, çmimet e pakicës për konsumatorët u rritën në 230 euro për MWh për kategorinë e konsumatorëve 2.5 MWh-5MWh, e cila është 35% më e lartë se mesatarja europiane. Por 8% e kësaj rritje vjen nga rritja e taksave dhe 10% nga kostot e rrjetit. Çmimet e energjisë në Itali janë rritur vitet e fundit, por jo në mënyrë uniforme. Gjithashtu çmimi i lartë për industrinë ka krijuar një konkurrencë të pandershme, ku një biznesi me aktivitet të njëjtë i duhet të paguajë trefishin e faturës në Itali në krahasim me Finlandën
Edhe Shqipëria po ndjek një model tregu pothuajse të njëjtë me Italinë, ku deri në vitin 2020 tregu do të liberalizohet plotësisht.
Bizneset: Shembulli italian t?i shërbejë Shqipërisë, do të rriten çmimet
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shihet me dyshim nga bizneset që konsumojnë energjinë elektrike ose e kanë si lëndë të parë atë për zhvillimin e aktivitetit. ?Tregtarët e rinj, që do të blejnë energjinë nga jashtë dhe do të na e shesin ne, do ta kenë marzhin e tyre të fitimit?, ? tha Skënder Pashaj, administrator i kompanisë së prodhimit të këpucëve, ?Fital?. Këto kompani, sipas tij, për shkak të specifikës që ka energjia elektrike si mall nuk mund të konkurrojnë monopolin e madh që ka shteti me shpërndarjen e realisht nuk do të mund të arrijnë të sjellin për konsumatorin fundor çmime më të lira. Aktualisht OSHEE ofron një çmim 14 lekë për kilovat ndaj biznesit dhe ka mbi 90% të monopolit të furnizimit. Pashaj shtron pyetjen se, a munden kompanitë e reja ta sjellin energjinë më lirë, duke e blerë atë në Europë dhe duke shfrytëzuar asetet e transmetimit dhe shpërndarjes. Ai pohon se nuk pret të përfitojë me furnizimin me energji elektrike nga ky lloj biznesi. Pasi një model i tillë tregu ka dështuar edhe në Itali. Pashaj tha se, Italia vitet e fundit tentoi të liberalizonte tregun e energjisë dhe dështoi në këtë mision, duke e kthyer shërbimin sërish te monopoli i madh. Tregu nuk funksionoi, pasi operatorët rinj në tregun e energjisë nuk arritën të siguronin energji me çmim më të ulët se monopoli i madh. Ndaj në të gjithë shërbimet i energjisë është i përqendruar te monopolet, të cilat, në të shumtën e rasteve, janë edhe pronë e shtetit.
Ai pohon se, aktualisht biznesi gjendet mjaft i rënduar nga ndryshimi i shpeshtë i politikave të qeverisë. Azhurnimet e mëdha të legjislacionit tatimor, rritja e taksave dhe ndryshimet e procedurave tatimore e kanë vështirësuar klimën e biznesit këtë vit. Por, nëse qeveria do të detyrojë bizneset të gjejnë në mënyrë të pavarur edhe për tregun e energjisë elektrike, kjo vjen si një e panjohur e re dhe me kosto të paditura. Për biznesin fason, energjia elektrike zë pjesën më të madhe të kostos pas pagave të punonjësve, ndaj liberalizimi i tregut duhet të jetë një politikë e matur mirë.
HEC-et e vogla: Të rikthehet çmimi 9.3 lekë, rrezikohen investimet
Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së Rinovueshme kërkon nga modeli i ri për funksionimin e tregut të energjisë trajtimin e operatorëve të vegjël të prodhimit të energjisë në përputhje me praktikat më të mira rregullatore të industrisë.
Shqipëria ka të nevojshme të zbatojë rregullat e Komunitetit të Energjisë për energjinë e rinovueshme, dhe duhet të kufizojë ndërhyrjen e saj rregullatore me efekt në kontratat ekzistuese dhe skemat mbështetëse për gjenerimin nga HEC-et e vogla në përputhje me rrethanat.
Për më tepër, Traktati i Komunitetit të Energjisë detyron Shqipërinë që të heqë dorë nga çdo masë që rrezikon arritjen e detyrave ndaj Komunitetit të Energjisë. Këto detyra janë mes tjerash për:
(i) hartimin e një kornize të qëndrueshme rregullatore për të krijuar një treg të aftë për tërheqjen e investimeve;
(ii) të rritur sigurinë e furnizimit, duke siguruar një klimë të qëndrueshme për investime, sidomos në shfrytëzimin e hidrocentraleve; dhe
(iii) të nxitur përdorimin e energjisë së rinovueshme.
Shqipëria duhet të rindërtojë aktivitetet e saj rregullatore me angazhimet e saj sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe për këtë duhet të sigurojë një trajtim ligjor të qëndrueshëm për instalimet ekzistuese hidrike.
Autoritetet kompetente shqiptare duhet të vendosin nivelin e çmimeve në mënyrë që ata të mbajnë një kornizë të qëndrueshme rregullatore dhe t?i ofrojnë siguri prodhuesit ekzistues. Ata gjithashtu duhet t?u përmbahen parimeve të përgjithshme të proporcionalitetit dhe jo diskriminimit.
Ndryshimi i metodës së indeksimit me referencë çmimin e bursës hungareze (HuPX) nuk arrin stabilitet rregullator. HuPx, duke qenë një bursë ku tregtohet energji e prodhuar në mënyra të ndryshme, krijon një mjedis jo të favorshëm çmimesh në dëm të prodhuesve të vegjël hidro.
Çmimi aktual që i është shkaktuar nga një lëvizje e papërshtatshme të çmimeve bazë të HuPX nuk plotëson nivelet e çmimit të konsideruara edhe nga vendet e tjera për funksionimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e HEC-eve të vogla të hidroenergjisë në përputhje me praktikat më të mira të industrisë.
Shqipëria ka përfunduar një numër marrëveshjesh ndërkombëtare të investimeve duke marrë në mbrojtje prodhuesit e vegjël që vijnë ose kanë investuar në Shqipëri, sidomos Austria, Franca dhe Italia. Përveç kësaj, Shqipëria është palë në Traktatin e Kartës së Energjisë (?TKE?).
Trajtimi i HEC-eve të vogla nga ligji i ri duhet të vlerësohet kundrejt standardeve të TKE për të respektuar detyrimin për të përballuar një trajtim të drejtë dhe të barabartë dhe të drejtën e mosdëmtimit e investimit.
Me ngritjen e skemës së ripërtëritshme mbështetëse të energjisë në vitin 2007, qeveria nxiti operatorët për të investuar në sektorin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Skema e mbështetjes ndaj këtyre investimeve duhet të qëndrojë për një periudhë të caktuar kohe sidomos në kontekstin e përgjegjësive të Shqipërisë në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Rregulloret e reja të ligjit nuk duhet të ndërhyjnë, duke shkaktuar shkelje të detyrimit për të vazhduar angazhimet kontraktuale.
Pa cenuar të drejtat individuale të secilit prodhues, HEC-et e vogla janë të interesuar në gjetjen e një zgjidhjeje që do të sjellë stabilitet për investimet e tyre ekzistuese dhe që u mundëson atyre të paguajnë borxhet që kanë marrë për kryerjen e investimeve.
Historikisht, çmimi i blerjes për energjinë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e vogla ka marrë parasysh çmimin mesatar të energjisë elektrike të importuar nga KESH-i në vitin e kaluar, një bonus bashkë-efikasitetit dhe mesatarja e kursit të këmbimit euro/lekë për vitin e kaluar. Zbatimi i kësaj formule ka rezultuar që çmimet e blerjes ndaj HEC-eve të vogla të jenë deri në 9.3 lekë/kWh (përafërsisht 6,6 ? c/ kWh).
Ky nivel çmimi është i krahasueshëm me skema të ngjashme që po aplikohen në rajonin e Ballkanit për të nxitur prodhimin e energjisë hidro, si dhe skema të tjera mbështetëse në vende të tjera europiane me aftësi të krahasueshme për nga resurset dhe mjedisi të investimeve me Shqipërinë.
Zbatimi i një çmimi në bazë të këmbimit të energjisë elektrike për prodhuesit e vegjël, që reflekton vetëm çmimet e prodhimit të energjisë elektrike në një treg tjetër jashtë Shqipërisë (të cilat janë në depresion), do të çonte në një shkelje të kritereve të mbrojtjes e investimeve.
Modeli i ri i tregut duhet të marrë në konsideratë një periudhë tranzicioni për instalimet ekzistuese hidro. Dispozitat kalimtare duhet të përcaktojnë një çmim fiks të barabartë për të gjithë 9.3/kWh (përafërsisht ? 6.6 c/kWh) për HEC-et e vogla ekzistuese për një periudhë prej 15-20 vjetësh që siguron kthim të investimit).
Për më tepër, në raport me HEC-et e vogla, ligji i ri, pavarësisht skemës që do të propozohet nga autoritetet, duhet të përcaktojë një skemë mbështetje për prodhuesit e vegjël që do të garantojë një mbulim të të gjitha investimeve, shpenzimet, kostove të shfrytëzimit dhe një normë të arsyeshme të kthimit të investimit. Autoritetet shqiptare mund të aplikojnë një skemë të ndryshme mbështetëse nga aktuale në sistemin e tarifave, vetëm pasi tregu vendas i shkëmbimit të energjisë të fillojë funksionimin.
Statkraft: Të liberalizohet tregu, nuk kemi marrëveshje me qeverinë për çmimin
Statkraft, një nga kompanitë më të mëdha në Europë të ndërtimit të HEC-eve që me investimet në lumin Devoll pritet të shtojë prodhimin e energjisë elektrike me 17% i ka thënë ?ok? ligjit të ri të energjisë dhe modelit të tregut ?Day Ahead? që çon në liberalizimin e 35% të tregut të energjisë deri më 2017.
Në një prononcim për ?Monitor?, burimet zyrtare të kompanisë pohuan se investimi po kryhet bazuar në një kthyeshmëri të fitimeve në tregun e lirë. ?Statkraft nuk ka asnjë marrëveshje (nuk është e obliguar) me qeverinë shqiptare për të shitur energjinë e prodhuar, do të thotë që është e lirë të shesë fuqinë e saj e prodhuar në tregjet e brendshme ose ndërkombëtare të energjisë?, pohoi kompania.
?Ligji i ri i energjisë është në përputhje me Paketën e Tretë të Energjisë të BE-së dhe Direktivën 2009/72/EC, dhe ka vendosur në mënyrë të qartë, rrugën drejt liberalizimit të tregut të energjisë, si dhe krijimin e modelit të tregut ?Day Ahead??, sqarojnë burimet zyrtare të Statkraft.
Kompania pranoi se, e ka inkurajuar fuqishëm qeverinë shqiptare për të vazhduar me reformën në sektorin e energjisë dhe liberalizimin e tregut në përputhje me të dhe të gjitha rregullat dhe rregulloret e BE-së.
Duke përmbushur angazhimet e përcaktuara në ligjin e ri të energjisë, Shqipëria do të arrijë të bashkohet me tregjet e energjisë europiane dhe rajonale, si një nga objektivat finalë të reformës dhe ligjit. Statkraft pohoi gjithashtu se, puna për ndërtimin e HEC-it po ecën sipas planit dhe prodhimi do të nisë në tremujorin e tretë të vitit 2016.
Si funksionon tregu Day-Ahead
Modeli i tregut Day-Ahead është arena kryesore në rajonin nordik dhe baltik për tregtimin e energjisë. Në këtë model tregu, kontratat bëhen ndërmjet shitësit dhe blerësit për dorëzimin e mallit një ditë më parë.
Me këtë model, një blerës duhet të vlerësojë se sa energji do t?i duhet për të përmbushur kërkesat të nesërmen dhe sa është i gatshëm të paguajë për këtë vëllim, orë pas ore. Shitësi, për shembull, pronari i një hidrocentrali, duhet të vendosë se çfarë sasie mund të dorëzojë dhe me çfarë çmimi, orë pas ore. Këto nevoja pasqyrohen përmes urdhrave nga blerësit dhe shitësit në sistemin e tregtimit Elspot në Bursën e Energjisë.
Çmimet e çdo ore janë shpallur në mënyrë tipike në treg në 12:42 ose më vonë. Pasi çmimet e tregut janë llogaritur, nga ora 00:00 të nesërmen, kontratat e energjisë janë dorëzuar fizikisht (që do të thotë se malli është siguruar për blerësit) orë për orë sipas kontratave të rëna dakord.
MONITOR
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në minisamitin europian n...
Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi kanabisi në një ...
Një vendim i qeverisë i marsit 2015, urdhëroi të gjitha mini...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironzuar përmes një postimi...
Një aksident spektakolar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aut...
Para pak minutash ka ndodhur një aksident në sheshin “Nënë T...
Dimri ngadalë po troket dhe të gjithë mendojnë e pregatiten ...
Janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit në flagrancë dy të ri...
Policia e Lezhës ka arrestuar një 15-vjecar për vjedhje.I mi...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin, E...
Prokurorët të cilët do jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Heti...
Në autostradën Tiranë – Elbasan, në dalje të tunelit, Polici...
Qeveria shqiptare është vetofruar për të strehuar refugjatët...
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik ditët e fund...
Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një k...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me punonjësit e OSHE kanë v...
Qeveria ka filluar nje sulm të fortë ndaj biznesit vendës. ...
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, men...
Është tensionuar situata në Malin e Zi pas protestave të vaz...
Xhamitë e Shqipërisë janë pak të trajtuara për vlerën e tyre...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...