Atentati i 30 qershorit në Korçë/ Arrestohet vëllai i autorit, në pranga dhe i plagosuri
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Nga Luljeta Progni
Kur u zgjodh në krye të PS, në tetor të vitit 2005, Edi Rama u betua se do të pastronte Partisë Socialiste nga ??fshatarët që i prishin imazhin partisë?.
Rama e mori drejtimin e PS me kundërshtitë e një pjesë të rëndësishme të forumeve drejtuese të kësaj partie, por me mbështetjen shumë të rëndësishme të Gramoz Ruçit, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie. Kundër Ramës ishin një grup deputetësh shumë prej të cilëve sot janë në krahun e djathtë të Edi Ramës. Një ndër ta është edhe Taulant Balla i cili ishte mjaft aktiv në grupin e deputetëve kundër zgjedhjes së Ramës në krye të PS-së. Megjithë kundërshtitë, Rama ishte kryetari i tyre dhe reforma për të spastruar partinë nuk do të vononte. Beteja e Ramës ishte me ata deputetë e drejtues që ishin ende besnikë të ish-kryetarit Fatos Nano.
?Kush jeni ju, o miq e shokë, që gjeni kurajon të na ndani në të rëndësishëm e të parëndësishëm, në personazhe emblematikë e në njerëz problematikë, në vendës e në të ardhur në një parti ku, dëgjojeni mirë këtë, kontributet dhe vendin e secilit nuk mund t?i vlerësojë e t?i përcaktojë më vullneti suprem i konjukturës së degjeneruar të demagogëve që politikën e kanë kthyer në një ves më të keq e më të dëmshëm se vetë kumari, të profesionistëve të hiçit e të statukuosë që në emër të respektit për procedurat mund të vrasin çdo embrion shprese e çdo ide të sapolindur, të dembelëve e parazitëve që fshihen pas parrullave të dashurisë për socialistët, por që, për habinë më të madhe, meazallah se i duan socialistët në votim për çështjet e mëdha të partisë!?, tha Rama në një ndër fjalimet e ditëve të para të angazhimit të tij në PS.
Përgjatë dy viteve të para të drejtimit të PS-së Rama bëri përpjekje për të konsoliduar pozitat e tij si kryetar i mbështetur pa mëdyshje nga Gramoz Ruçi. Pas zgjedhjve vendore të shkurtit të vitit 2007, ai ia doli të konsolidojë pozitat e tij në krye të partisë pasi fitoi për herë të tretë garën për bashkinë e Tiranës. Këtë garë e fitoi me ndihmën e Ilir Metës përmes një marrëveshje që u prish shpejt.
Ky është momenti i parë kur nis konkretisht spastrimi i partisë nga kundërshtarët. Në kongresin e 2 qershorit 2007, u miratuan ndryshimet në statutin e partisë. Sipas këtyre ndryshimeve, sekretari i përgjithshëm pushonte së ekzistuari si funksion dhe kompetencat e tij i mori kryetari i Asamblesë Kombëtare. Kryetar i këtij forumi u zgjodh Gramoz Ruçi i cili kishte dhënë dorëheqje në 9 tetor 2005 kur mori përsipër dështimin e ?paketës Rama: në këtë kongres. Ishte moment për të kompensuar Ruçin dhe për ta rikthyer në drejtimin e partisë.
Sipas statutit të ri, kongresi rritej në numër nga 650 delegatë në 1500 delegatë; u rrit me 150 anëtarë Asambleja Kombëtare dhe në çdo forum 50% duhet të ishin gra. Në nivel lokal, PS iu shtuan zyrtarë të rinj. Në çdo qark u zgjodh një sekretar qarku dhe një nënsekretar.
Me sloganin ?ndarje me politikën e vjetër?, kongresi i 2 qershorit bëri ?pastrimin? e partisë nga ata që për momentin ishin kundërshtarë të Ramës në PS. U zgjodh Asambleja e re Kombëtare dhe sekretarët e rinj. Në Asamble dhe në Kryesi u zgjodhën shumë të rinj, që vinin nga OJF si ?Mjaft? dhe Bashkia e Tiranës.
Figurat e rëndësishme të PS filluan të ndjenin humbjen e influencës. Përmes kësaj reforme Rama hoqi edhe kompetencat e kryetarëve të PS-së në rrethe pasi emëroi 13 nënsekretarë për 13 qarqet sipas ndarjes së atëhershme teritoriale.
Ky është momenti kur Rama vendosi kontrollin e plotë mbi PS-në. Përmes këtyre lëvizjeve ai zvogëloi dukshëm peshën e anëtarëve të forumeve të larta drejtuese të kësaj partie ku përfshiheshin edhe ata që kishin reformuar PS-së prej vitit 1991 kur kjo parti ishte ende Partia e Punës.
Gjatë punimeve të këtij kongresi pati rezistencë nga kundërshtarët e Ramës, ndër të cilët ishte renditur edhe Pandeli Majko. Bashkë me disa ish-drejtues të PS-së Majko paraqitit një paketë që kishte në thelb kundërshti të forta ndaj reformës së Ramës. Por paketa u rrëzua dhe Majko dha dorëheqje nga të gjitha funsksionet në PS.
Zgjedhjet parlamentare 2009, spastrimi i grupit parlamentar
Një tjetër goditje ndaj kundërshtarëve të tij në PS e realizoi në zgjedhjet e vitit 2009 kur la jashtë listës së kandidimit për deputetënjë pjesë të rëndësishme të ish-drejtuesve të kësaj partie. Pasditen e 18 majit të vitit 2009, ishte mbledhur Kryesia e PS-së për të diskutuar listën e kandidatëve për deputet, e hartuar nga Rama.
Lista u kundërshtua ashpër nga Kryesia pasi ishin përfshirë shumë persona të cilët nuk kishin kontribute në PS dhe kryesisht vinin nga një përvojë në Bashkinë e Tiranës. Ndër ta kishte edhe përfaqësues të lëvizjes ?Mjaft? e drejtuar nga Erjon Veliaj. (kujtojmë që socialistët kishin një inat të hershëm me Veliajn dhe njerëzit e tij pasi kishin zhvilluar një betejë të rëndësishme për të rrëzuar PS-në nga pushtetit me serinë e protestave të suksesshme ?Nano Ik?).
Në listën e kandidatëve për deputet të PS-së ishte Saimir Tahiri i cili e kishte nisur karrierën në PS si zëdhënës i Ramës, Olta Xhaçka pjesëtare e lëvizjes ?Mjaft?, apo edhe Eduard Shalsi i cili ishte nënkryetar i bashkisë Tiranë. Në listë mungonte figura emblematike e socialistëve të Tiranës, Musa Ulqini, disa deputetë të tjerë, si Ylli Bufi, i cili ishte nënkryetari socialist i Parlamentit, por në listë mungonte edhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano. Pavarsisht armiqësisë me Nanon, gjë që dihej tashmë, mospërfshirja në listë e ish-kreut socaalist, u shoqërua me kritika nga elektorati i kësaj partie.
Humbja në zgjedhjet e 28 qershorit, dorëheqja e munguar e Edi Ramës
Kur Partia Socaliste i humbi zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Ben Blushi dhe Arben Malaj në krye të disa deputetëve socialist dhe anëtarëve të forumeve të tjera në PS, kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryetarit. Ata e bazonin kërkesën e tyre në statutin e partisë ku ishte sanksionuar ky nen sipas të cilit kryetari jep dorëheqje kur i humbet zgjedhjet paralmentare. Por Rama nuk e dha dorëheqjen sepse zgjedhjet e 28 qershorit nuk i pranoi si të rregullta. Ai tha se zgjedhjet ishin manipuluar dhe për këtë organizoi partinë në protesta masive në të gjithë vendin. Ndërsa në kongresin e partisë ai u rizgjodh kryetar dhe forumet e kësaj partie pësuan një tjetër ndryshim.
Rama e drejtoi PS-në për katër vitet në vazhdim, përmes një politike bojkoti e protestash kundër qeverisë. Për këtë mënyrë drejtim ai u kritikua shpesh nga kundërshtarët e tij tashmë të pakët në radhët e partisë. Lëvizja për Mendimin Ndryshe e drejtuar nga Blushi, ishte shpërbërë pasi kishte pushuar aktivitetin si lëvizje brenda PS-së. Deputetët e kësaj lëvizje, Andis Harasani, Marko Bello, Kastriot Islami, Arben Malaj kishin ngrirë thuajse tërësisht raportet me kryetarin Rama, ndërsa Blushi me sa dukej i kishte rikuperuar ato.
Në zgjedhjet e vitit 2013 është edhe faza e fundit kur u përjashtuan kundërshtarët e Ramës në PS. Në listën e kandidatëve për deputet të PS-së nuk u përfshin disa prej drejtuesve të rëndësishëm të kësaj partie, ndër të cilët edhe Arben Malaj. Ky i fundit kishte publikuar disa deklarata kundër Ramës gjatë drejtimit të dy viteve të fundit në krye të PS-së. Jashtë listës së kandidatëve për deputet të PS-së mbetën edhe disa ish-deputetë të rëndësishëm të kësaj partie, ndër të cilët edhe Ethem Ruka, Marko Bello, Andis Harasani, e të tjerë.
Në listën e kandidatëve për deputet të PS-së u përfshinë emra që kishin provokuar herë pas here ?senatorët? e PS-së. Provokimi më i rëndë për ta ishte pikërisht përfshirja në listen e kandidatëve për deputet e botuesit tëShekullit,Koço Kokëdhima. Në listën e kandidatëve për deputet të PS-së u përfshi edhe Erjon Veliaj i ?Mjaft? figurë e konstestuar nga socialistët në vazhdimësi. Në listen e Ramës u përfshinë shumë emra që nuk kishin asnjë lidhje me Partinë Socilaiste por që falë listës u zgjodhën deputetë dhe sot një pjesë e tyre janë ministra.
Rama i fitoi zgjedhjet e 23 qershorit në aleancë me LSI-në dhe ky është momenti kur ?senatorët? e PS-së nuk kanë më asnjë peshë pushteti në parti.
Koço Kokëdhima vendos tashmë edhe për çështje të rëndësishme të kësaj partie siç është shtyrja apo jo e kongresit. Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e ashpër të Gramoz Ruçit dhe të tjerë deputetëve me histori të gjatë në PS, siç është edhe Valentina Leskaj. Por ky reagim i Ruçit është i vonuar sepse pesha e tij në PS duket se ka rënë.
Të besdisur nga Koço Kokëdhima tashmë janë edhe të rinjtë e parë të Edi Ramës, kategoria e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri apo edhe më të hershmit besnikë të Ramës, Fatmir Xhafaj e të tjerë.
Ndërkohë që Ruçi, Xhafa, apo Tahiri po reagojnë kundër modelit Kokëdhima në PS, ka të tjerë që nuk e kanë aspak këtë mundësi. Janë ministrat e qeverisë të cilët tashmë janë edhe pa mandate deputeti. Në se ata guxojnë të ngrenë krye kundër modelit që parapëlqen kryetari, qoftë ky edhe modeli Kokëdhima, ata nuk e kanë mundësinë të reagojnë pasi mund të gjenden një ditë në rrugë, as ministër as deputet.
Ndryshimet e kryesive në vite: kush ka ikur e kush ka mbetur
Kryesia e PS 2005
Edi Rama
Pandeli Majko
Arta Dade
Arben Malaj
Artan Nelaj
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Ben Blushi
Erjon Braçe
Kodi i Punës pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme. Një ...
Gjykata e Apelit Administrativ rrëzoji vendimin e shkallës ...
Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja shoqërua...
Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit edhe Shqipëria kërkon t...
Ndeshja më e shumëpritur e kampionatit shqiptar midis Partiz...
*Elvi FUNDOPD doli e dërmuar nga zgjedhjet e 21 Qershorit, m...
Senca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Edi P...
Avokati i Popullit Igli Totozani ka kërkuar që ligji për lus...
Tragjedia për familjen Shatza në Shkodër duket se nuk ka fun...
Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka rrëzuar me 4 vota kundër a...
Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sigur...
E përditshmja italiane “La Republica” ka publikuar dje një i...
Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj të sigurisë publike...
...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka reaguar lid...
Në pranga janë vënë, drejtuesi i kamionit, 36-vjeçari Ervin ...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka ekzekutuar...
Ajdin Sejdia iu rikthye biznesit në Shqipëri, por është kall...
Kur Italia fqinjë ka dështuar në dy dekada rresht të liberal...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...