web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jemin Gjana për krerët lokalë të PD: Të ikin ata që dështuan

11 Tetor 2015, 08:12, Aktualitet CNA

Jemin Gjana, i saporikthyeri në PD ka deklaruar në një intervistë për Panoramën se të gjithë krerët e PD që dështuan duhet të largohen.

Ish-nënkryetari i PD-së tha se ata që morën rezultate zhgënjyese në zgjedhje duhet të japin dorëheqjen dhe të pranojnë dështimin.

Sipas Gjanës analiza që PD do të zhvillojë për zgjedhjet e 21 qershorit nuk ka për qëllim ndëshkimin e individëve, por zbulimin e fenomeneve, disa nga kryetarët e degëve duhet të largohen dhe t?u përkushtohen sfidave të reja.

Gjana rrëfen rikthimin në Kryesinë e PD, dhe ftesën nga kreu i opozitës Basha për të drejtuar Departamentin për Kontributet Historike.

Ish-ministri i Bujqësisë ka folur edhe për riorganizimin e partisë dhe përballjen me figurat e reja të afruara nga Basha pas marrjes së drejtimit të PD-së prej tij.





Lajmet e fundit nga