Lulzim Basha: "Shqiptarët meritojnë llogaridhënie se ç’u bë me paratë e tyre"
Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha i ft...
Përmbysen raportet dhe balancat e numrave në Parlament. Avujt e gushtit dhe dokrrat e shtatorit befas janë kthyer në një re të rrezikshme për qeverinë ?Rama?. Numrat e mazhorancës qeverisëse, për herë të parë, që nga konstituimi i saj në shtator të vitit 2013, kanë rënë në minimumin historik prej 54 votash. Hedhja në votim e propozimit, për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar ligjin e PD, për hetimin ndërkombëtar të aferave të CEZ, ka marrë 54 vota kundër nga socialistët, 50 vota pro dhe 12 deputetë kanë abstenuar.
Pas humbjes së shumicës së cilësuar në fundin e sesionit parlamentar, mazhoranca në pushtet, në javët e para të sesionit të ri, ka humbur edhe shumicën e thjeshtë prej 71 votash, e domosdoshme për të mbajtur në këmbë qeverinë ?Rama?. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një testim të aleancës fluide të PD-LSI apo për një kthim të saj në një realitet politik në Parlament, por bëhet fjalë për një mesazh të fortë për kryeministrin Edi Rama, i cili nuk mund të qëndrojë as 24 orë në pushtet pa votat e Ilir Metës.
Pas debateve maratonë, të startuara në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas të zhvendosura në seancën plenare, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë matur dje forcat në Kuvend. Përballja e parë ka rezultuar me rënien e shumicës në 54 vota, pavarësisht se socialistët arritën për katër vota të rrëzonin ligjin e për hetimin ndërkombëtar të CEZ.
Ilir Meta ka votuar pro shqyrtimit të ligjit me procedurë të përshpejtuar, ndonëse Meta u kujdes, me anë të votave të tij, që ky propozim të rrëzohej, për të mos krijuar një dramë në PS dhe në qeveri. Megjithatë, shumica në pushtet ka pësuar dje një rrëqethje, ku për herë të parë është përballur me dobësitë e saj.
Për herë të parë pas dy vite bashkëqeverisje, PS-LSI nuk janë marrë vesh paraprakisht sa i takon orientimit të votës në Parlament. Pas urdhrit të Ramës nga SHBA, për të mos lejuar hetimin e aferave të CEZ nga prokurorët e huaj, grupi parlamentar socialist, me anë të Gramoz Ruçit, bëri të qartë disa herë se është kundër përfshirjes së ligjit në axhendën e Kuvendit.
Nga ana tjetër, Ilir Meta, gjatë fjalimit të tij në Parlament, tha se ishte pro hetimit ndërkombëtar. Në këtë kuadër, matja e forcave ishte e pashmangshme. Nëntë deputetë të LSI, votuan pro shqyrtimit të nismës me procedurë të përshpejtuar. Konkretisht, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Silva Çaka, Robert Bitri, Agron Çela, Kejdi Mehmetaj, Luan Rama, Vangjel Tavo dhe Petrit Vasili votuan pro shqyrtimit të nismës. Ndërkaq, ra në sy që deputetët e PDIU nuk u përfshinë në votim. Deputetët e PDIU preferuan të mos votonin, duke konfirmuar se votat e tyre nuk është më sigurt për këtë mazhorancë.
Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha i ft...
Në Shtetet e Bashkuara po zhvillon këtë javë punimet vjetore...
Deputeti demokrat Kastriot Islami, ka hedhur ‘dritë’ lidhur ...
Një arkeolog që ka kërkuar për një varr të lashtë grek të ko...
Kur më se dhjetë vjet më parë skena politike dominohej nga d...
Forca të shumta policie kanë mbërritur pranë ‘Lulishtes 1 Ma...
Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Korçë, pas...
Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka deklaruar ...
Policia ka bërë me dije se në ngjarjen e rëndë ndodhur këtë ...
Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka de...
Të shtënat me armë zjarri i kanë marrë jetën dy personave mb...
Kastriot Ismailaj, administrator i kompanisë DIA, është tran...
Prokurorët në Austri dyshojnë se Dietmar Aluta-Oltyan, figur...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...
1. I dashur abi (vëlla) Edi! Kur do të ikja nga Tirana më kë...
Një ditë pas publikimit të fotove të marra nga një video int...
Klodian TOMORRIInteresi i përbërë- tha dikur Albert Ajnshtaj...
Prokuroria e Tiranës, ka dërguar në Gjykatë, ish Ministrin e...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar doganat që reali...
Avokati i Popullit, Igli Totozani në një konferencë për medi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...